Shkruan: Prof. dr. Jahja Dranēolli

 

Rėndėsia e Kuvendit tė Arbėnit

 

Krahas Kuvendit tė Lezhės mė 1444, dhe Kuvendit tė Dukagjinit, mė 1602, Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703, si kuvend kombėtar, ėshtė njė nga ngjarjet mė madhore tė historisė sonė kombėtare.

Qė nė fillim duhet thėnė se ėshtė dashur tė kalojnė plotė 295 vjet pas Kuvendit tė Arbėnit, ta shohė dritėn ndonjė monografi historiko-eklesiastike kushtuar kėsaj ngjarjeje tė madhe historike.

Duhet marrė guxim e tė pranojmė botėrisht se pėr shkaqe ideologjike dhe tė politikės sė ditės, sikur nė shekullin XIX dhe deri nė decenien e fundit tė shek. XX, nė mbarė Shqipėrinė etnike, intelektualėt tanė nuk gjetėn kurajo ta botojnė sė paku tekstin integral tė Kuvendit tė Arbėnit, e tė mos flasim pėr ndonjė studim serioz lidhur mė ēėshtjet historike, shoqėrore-juridike apo religjioze tė Kuvendit tė Arbėnit.

Sa pėr ilustrim duhet pėrmendur se vepra mė monumentale, si Historia e popullit shqiptar, vėll. I, i botuar nė vitin 2002, pra nė vigjilie tė 300- vjetorit tė Kuvendit tė Arbėnit, kėtė ngjarje tė madhe ndėrkombėtare e zė ngoje kalimthi vetėm dy herė. Njė herė nė kontekst tė etnonimit shqiptar dhe Shqipėri dhe herėn e dytė nė kontekst tė letėrsisė fetare. Ndėrkaq, autorėt e  Historisė sė letėrsisė shqiptare, tė botuar nė Tiranė dhe Prishtinė, nuk kanė parė pėr tė vlefshme ta pėrmendin fare. Mendoj qė edhe nė kėtė rast duhet thėnė se, pa tė drejtė, nė historiografinė tonė ėshtė margjinalizuar apo injoruar jo vetėm Kuvendi i Arbėnit, por edhe roli i kishės katolike nė ruajtjen e identitetit kombėtar e historik. Aq mė tepėr, kundėr klerit katolik, nė pėrgjithėsi, kanė shkruar shumė historianė e shkrimtarė dhe kudo qė kanė mundur ata janė pėrmendur vetėm pėr t'u sharė. Piramidėn e shpifjeve dhe tė sharjeve kundėr kishės katolike e gjejmė tė shprehur nė veprėn me dy vėllime tė Ragip Beqajt: Veprimtaria antikombėtare e klerit shqiptar dhe Veprimtaria armiqėsore e klerit katolik shqiptar 1945-1971, Tiranė 1973. Tė botuara, si me kurdisje, po nė atė vit kur shkenctari ynė i shquar, franēeskani Vinēenc Malaj, me tezėn e doktoratit, pikėrisht kushtuar Kuvendit tė Arbėnit, u promovua nė Romė pėr doktor shkencash tė historisė, teologjisė e filologjisė. Nė kėtė kontekst, ēdo fjalė e poltikės sė ditės e drejtuar kundėr klerit katolik i shėrbeu dhunės e rrenės; ajo si e tillė bėhet helm. Pėrjashtim nė kėtė aspekt, pėr tė mirė, lidhur me Kuvendin e Arbėnit, pėrveē V. Malės bėjnė fjalė edhe studimet e dom Lush Gjergjit,  Engjėll Sedajt, Rexhep Ismajlit, Jahja Dranēollit, dom Shan Zefit, dom Gjergj Gashit, etj.

Si ishte situata politike nė vigjilie tė Kuvendit tė Arbėnit? Ėshtė e njohur se, Perandoria osmane nė fillim tė shek.XVIII Arbėninė e sundonte tashmė prej dy qind e pesėdhjetė vjetėsh; kishte vendosur njė pushtet tė fortė pėr t'i qeverisur tė nėnshtruarit. Sillte me vete njė fe tė re dhe impononte tatime tė larta pėr familjet e krishtera, sidomos ato katolike. Ajo ia arriti qė ta lėshojnė fenė katolike njė numėr i madh shqiptarėsh edhe pse ky lėshim nuk pati kurrė themele vėrtet tė rrėnjosura. Me fjalė tė tjera, popullsia e krishterė arbėnore kishte pėrballė shtetin dhe fenė islame. Kjo e fundit kishte mbėshtetjen materiale dhe morale tė shtetit osman. Tė gjithė ata qė ngritnin krye, vlerėsoheshin nė radhė tė parė si armiq tė fesė dhe pastaj tė shtetit.

Mungesa e klerikėve jo rrallė ishte shkak pėr tė kaluar nga katoliēizmi nė ortodoks. Mė 1670, nga argjipeshkvia e Tivarit bėhet e ditur se pėr mungesė tė klerikėve, katolikėt po kthehen nė ritin “grek”, d.m.th nė ritin bizantin. Nė trevat e argjipeshkvisė sė Tivarit, nė ndihmė administratės osmane u vinte edhe patriarku i Pejės dhe murgjėritė e tij. Mė 1678 bėhet e ditur se ai u ka shpallur luftė katolikėve, duke u marrė taksa tė larta vjetore, ka urdhėruar mbylljėn e kishave katolike. Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjėn kėtu ėshtė se, nė saje tė privilegjeve, qė kisha ortodokse rasiane (serbe) mori nga Porta e Lartė nė vitin 1557, ajo kishte marrė pėrsipėr detyrėn e shtetit ndaj popullsive ortodokse tė jurisdiksionit tė saj. Kundrejt kėtyre privilegjeve, ajo ishte zotuar, sikurse edhe Patrikana greke e Stambollit, tė mos lejonte shpėrthimin e lėvizjeve antiosmane nė dioēezat e saj. Ajo ishte bėrė kėshtu zjarrfikėse e kryengritjeve ēlirimtare. Si pėrfitim, nėn mbulesėn e kėtij roli ajo kishte evituar dhe po evitonte islamizimin e popullsisė serbe. Nė kėto rrethana, pėr tė shpėtuar nga pėrsekutimet dhe arbitrariteti i feudalėve osmanė, shqiptarėve katolikė nuk u mbetej tjetėr rrugėdalje veēse tė kėtheheshin nė fenė islame ose tė hynin nė gjirin e kishės ortodokse serbe. Nė vigjilie tė Kuvendit tė Arbėnit, Patrikana e Pejės ishte bėrė, siē shkruante historiani serb Jovan Radonię, tepėr agresive ndaj shqiptarėve katolikė. Kėtej, kisha katolike shqiptare ėshtė dashur tė kujdesej mė vėmendje pėr besimtarėt qė jetonin nė regjione in partibus infedelium. Ajo sjellė njė ndihmė zemėrgjerė sa materiale aq edhe shpirtėrore, siē dėshmojnė edhe shumė korrespondenca tė Pjetėr Bogdanit, pėr t'i mbajtur katolikėt aq tė sprovuar nė fenė e tyre dhe t'i pengojė qė tė mos e mohojnė atė pėr arsye financiare. Gjithashtu, institucionėt e ndyshme kulturore-fetare u krijuan pėr t'i plotėsuar nevojat jo vetėm tė popullit tonė qė vuajti nėn zgjedhėn osmane. Nė saje tė ungjit Andrea, Pjetėr Bogdani mundi tė regjistrohet nė Kolegjin e Loretos, qė drejtohej nga Jezuitėt pėr tė formuar priftėrinjtė dhe udhėheqėsit e kombeve ballkanike: Bullgarisė, Dalmacisė, Arbėnisė, Hungarisė, Servisė. Ky kolegj, bashkė me atė tė Propagandės Fide pėrbėjnė dy qendra kryesore tė formimit fetar e kulturor, qė do t'i japin intelektualėve tonė tė kohės sė Kuvendit mundėsinė tė fitojnė njė pjekuri humane e intelektuale tė nivelit shumė tė lartė.

Kuvendi i Arbėnit kishte pėr objektiv tė parė zhvillimin e kontinuitetit tė marėdhėnieve historike arbėnore-evropiane, tė cilat kishin zėnė fill qė nga koha e antikitetit dhe ishin intensifikuar sidomos gjatė epokės sė Fatosit tonė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe kryengritjeve arbėnore gjatė shek. XVI-XVII. Kuvendin e Arbėnit, tė mbajtur mė 14 e 15 janar tė vitit 1703 nė Mėrqi, pra 300  vjet mė parė, nėn udhėheqjen e Vincentius (Visk) Zmajevichit, argjipeshkėv i Tivarit, ku morėn pjesė edhe argjipeshkvi i Durrėsit, ipeshkvi i Shkodrės, i Shkup-Prizrenit, i Sapės, i Lezhės, i Pultit, eprorėt e provincave franēeskane  tė Arbėnisė, 43 klerikė dhe mbi 200 besimtarė. Nga ky numėr impozant, mund tė merret me mend se sa diskutime tė vlefshme janė bėrė nė kėtė Kuvend. Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen ėshtė se ky Kuvend ėshtė konvokuar me iniciativėn e papės Klimenti XI- Albani, i cili mburrej pėr origjinėn e tij tė moēme arbėnore. Nė fakt, ky argument ka ndikuar mė se tepėrmi dhe ka qenė vendimtar pėr mbajtjen dhe pėr suksesin e madh tė Kuvendit tė Arbėnit. Konvokimi i Kuvendit tė Arbėnit, jo vetėm nė aspektin eklesiastik perėndimor por edhe nė aspekte tė tjera lidhi Arbėninė me Evropėn nė kohėn kur populli shqiptar po shkombėtarizohej nė mėnyrė masive, duke u dergjur nėn sundimin shekullor osman.

Islamizimi i shqiptarėve filloi me pushtimin e vendit tė tyre. Njė pjesė e aristokracisė kaloi nė religjionin e pushtuesve, qė nė kėtė mėnyrė tė ruanin pozitėn e pushtetit dhe pronat tokėsore tė tyre. Ndėrkaq masa e popullit mbahej pėr besimin e krishterė. Deri mė 1610 ishin sipas argjipeshkvit tė Tivarit, Marin Bici vetėm 10% tė popullatės sė Shqipėrisė sė Veriut myslimanė. Jo mė parė se nė gjysmėn e shek. XVII erdhi deri te kalimi masiv i shqiptarėve nė islam. Si shkak pėr kėtė mund tė jenė para se gjithash ngjarjet politike: katolikėt shqiptarė nė veri dhe njė pjesė e shqiptarėve greko-ortodoks nė Jug (sidomos nė Himarė) gjatė luftėrave turko-vendikase e Kandisė (1644-1669) kanė pėrkrahur Republikėn e Venedikut. Ndėrkaq gjatė luftėrave austro-turke (1683-1699) shqiptarėt e Kosovės nė krye me Pjetėr Bogdanin u rreshtuan nė anėn e ushtrisė austriake. Nepėrmjet pranimit tė religjionit shtetėror kėrkonin qė tu iknin kundėrmasave tė ashpra turke. Nga kjo kohė krishterimi te shqiptarėt dobėsohej pandėrprerė-njė proces, i cili zgjati deri nė fund tė sundimit turk (1912). Ky islamizim kishte para se gjithash karakter tė njė pranimi sipėrfaqėsor tė religjionit tė ri. Ata qė kishin kaluar merrnin emra turq dhe vizitonin nganjėherė xhamitė dhe kėshtu i paraqiteshin botės pėrreth  tyre sikur myslimanė. Nė rrethin e familjeve prapėseprapė rrinin tė qėndrueshėm ndaj krishterimit, njėkohėsisht vetėm nė raste tė vogla ndjeknin mėsim pėr besimin e ri. Kisha katolike nė fillim nuk kishte ndėrmarrė asgjė kundėr kriptokrishterėve, bile i lejonte edhe mė tutje tė merrnin sakramentet-kėshtu thonė argjipeshkvėt e Shkupit nė relacionet e tyre tė shek. XVII. Shkruante gjithashtu edhe argjipeshkvi i Tivarit Vincentius Zmajevich, mė 1703 nė Notizie universali dello stato di Albania (dokument qė ruhet nė Biblioteca Apostolica Vaticana, fondi Barb.Lat.4577, fol.11). Vėrtetė kjo gjė ndryshoi pas Kuvendit kombėtar tė Arbėnit nė vitin 1703. Qė kėtej, qė tė ndėrpritej pėrhapja e islamit; kriptokristianėve nga ky vit e mė pastaj nuk iu lejua tė merrnin pjesė nė sakramente, vetėm nėse publikisht e mohojnė islamin dhe nėse pėrseri e pohojnė (njohin) fenė e tyre tė vjetėr. Papa Benedikti XIV e vėrteton me Bullėn e vet Inter calamitates omnigenas tė 2 shkurtit 1744 vendimin e Kuvendit tė Arbėnit. Por, nė rrethe tė gjėra tė krishterėve shqiptarė, bile edhe tek njė pjesė e klerit, ky vendim ndeshi nė qėndresėn e pezmatuar. Pėr kėtė dėshmon njė letėr e ipeshkvit tė Pultit Serafino Torriani, dėrguar Kongregatės Propaganda Fide nė vitin 1749. Vendimet e Kuvendit tė Arbėnit gjetėn jehonė tė madhe jo vetėm gjatė shek. XVIII, por edhe nė shek. XIX, sidomos nė Kuvendin e III kombėtar shqiptar mė 1895, qė trajtoi edhe ēėshtjen e kriptokristianėve nė dioēezėn e Shkupit, ēėshtje pėr tė cilėn ka bėrė fjalė nė disertacionin e tij dom Shan Zefi dhe ndonjė studiues tjetėr.

Krahas kėsaj kategorie tė brisht, kishte ende njė masė shqiptarėsh katolikė, edhe pse u pėrballėn me persekutime nuk u lėkundėn fare nga bindjet e tyre. Ajo mbrojti klerikėt nga ndjekjet, ruajti me fanatizėm ēdo objekt tė shenjtė fetar. Ėshtė kuptimplote ruajtja e Sakramentit tė shenjtė nga njė grua shqiptare myslimane nė shtėpinė e saj nė Prishtinė mė 1689.

Kuvendi i Arbėnit, sikur dhe ai Matit i vitit 1462, tė cilin e kish konvokuar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu dhe e kishte udhėhequr Pal Engjėlli, argjipeshkėv i Durrėsit, kishte pėr qėllim organizimin sa mė tė mirė tė jetės dhe tė veprimtarisė politike-kishtare kundėr turqėve, kundėr atyre qė rrezikonin qenien shpirtėrore dhe etnike tė popullit shqiptar. Nga tė gjitha njoftimet qė ofron dokumentacioni i kohės, kuptojmė se angazhimi i krerėve shqiptarė ishte e drejtuar kundėr asimilimit dhe shkombėtarizimit tė popullsisė shqiptare. Nė kėtė kontekst janė shumė largėvajtėse fjalėt e Pjetėr Bogdanit, tė shprehura mė 1658, i cili uronte qė tė lindė njė prijės i mirė me vepra dhe me ndjenja, sikur Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Urimeve tė kėtilla u bashkangjitėn edhe Papa Klimenti XI-Albani, Visk Zmajevichi dhe  shumė burra tė shquar tė kohės. Qė kėtej, sipas shumė dokumenteve tė ruajtura ngo kjo kohė, si dhe sipas observimeve tė studiuesėve serioz qė merrėn me kėtė ēėshtje, del se Feja dhe Atdheu janė koncepte kryesore qė preokuponin arbėnit, gjithė pjesėmarrėsit dhe organizuesit e Kuvendit. Nga tė gjitha kėto njoftime tė rėndėsishme mund tė provohet se jeta nėn pushtimin turk nuk ishte me ngjyra idilike. Aq mė tepėr, turqit nuk ishin shpėtimtarė tė kombit tonė, si pėrpiqet tė konstatojė ndonjė studiues i huaj apo yni.

 

______________________________

Prof. dr. Jahja Dranēolli ėshtė shef i katedrės sė Historisė nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė dhe drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės.