Shkruan Zef Rakacolli, Tiranė

 Letėr Anilės pėr Nėnėn Tereze

 

Shėnim: Se si dhe pėrse u shkrua kjo letėr tregohet nė pjesėn e saj tė hyrjes. Por, mbasi ia dhashė letrėn Anilės, kopjen e saj ua tregova edhe disa miqve. Kėta ngulen kėmbė se shkrimi i ka kaluar sė tepėrmi caqet e njė letre private, dhe se paraqet interes tė botohet. Paēin tė njėjtin mendim edhe lexuesit e tjerė. Z.R.

 

E dashur Anila,

Para disa ditėsh erdhe dhe me tregove se Firma italiane ku ti punon, mendon tė ndėrmarrė hartimin dhe botimin e njė libri pėr Nėnėn Tereze, dhe se drejtuesi i Firmės, i cili vazhdimisht ka dėshmuar shumė kuptim dhe mirėdashje pėr Shqipėrinė, tė ka ngarkuar ty tė bėsh grumbullimin paraprak tė materialeve. Kishe ardhur tė mė kėrkoje mendim e kėshillė, si ta ndėrtosh kėtė punė.

Tė dhashė disa kėshilla, si tė thuash teknike dhe tė mbaje shėnime. Por pastaj tė dhashė edhe njė kėshillė tjetėr tė veēantė, pėr tė cilėn tė thashė Dua ta jap me shkrim. Dhe, nė letrėn ku ti kishe mbajtur shėnime, tė shtova:

Misioni yt (jo detyra, por misioni) do tė jetė tė ndikosh:

pozitivisht, por objektivisht,

objektivisht, por pozitivisht,

qė tė dalė se kjo grua shqiptare u bė Nėnė Tereze jo sepse ishte njė shqiptare e ndryshme nga soji i saj, por pikėrisht sepse ishte njė shqiptare plotsisht e sojit tė saj!

Kujto se Papa Gjon Pali II, nė fjalimin e madh nė Sheshin Skenderbej ka thėnė: Populli shqiptar, ec pėrpara me guxim nė rrugėn e solidaritetit!...E si mos tė kujtojmė tani njė bijė tė zgjedhur tė popullit shqiptar, motrėn Tereze tė Kalkutės...Kjo grua e vogėl dhe njėkohėsisht e madhe mbart dhe ruan brėnda vetes hovin e bujarisė sė papėrmbajtur dhe tė pamposhtur tė zemrės shqiptare...

Kjo ėshtė nga gjėrat mė tė bukura dhe mė kuptimplote qė i janė thėnė ndonjėherė Shqipėrisė.

Tė dhashė kėtė shėnim dhe, mbasi e lexove, tė pyeta: A e kupton ē'don tė thotė pozitivisht, por objektivisht, dhe objektivisht, por pozitivisht? Mė erdhi shumė mirė qė thjeshtė vure buzėn nė gaz dhe u pėrgjigje me gojėn plot: Po.

Kjo do tė thonte se bisedimi ja kishte vlejtur.

Mirėpo mė pas mua mė rrahu shumė herė mendja te kjo kėshillė qė tė dhashė. Tė kisha thėnė tepėr pak, dhe e ndjeva edhe dėshirė edhe detyrė tė hedh nė letėr pėr ty disa mendime tė mėtejshme nė kėtė temė. Po pėrpiqem t'i pėrmbledh nė tre kapituj:

 

I.Karakteristikė e sė kaluarės sonė: Sa shumė shqiptarė tė shquar nga pak shqiptarė tė shkolluar!

Krahas zgjėrimit nė shkallė botėrore tė njohjes sė Shqipėrisė dhe tė problemit tė madh tė Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, sot pėrherė e mė shpesh dėgjohet pyetja: Ku i keni ju shqiptarėt figura tė shquara tė kulturės dhe tė qytetėrimit gjatė historisė suaj? Kjo pyetje mund tė jetė herė e sinqertė dhe herė keqdashje, por gjithsesi ajo ėshtė plotėsisht e ligjshme.

Historigrafia shqiptare dhe nė pėrgjithėsi kultura shqiptare, mendimi i mirėfilltė shqiptar, e kanė pėr detyrė qė para kėsaj pyetjeje mos tė rrinė heshtur e kokulur, por t'i japin pėrgjigjen e duhur, objektive dhe tė denjė. Dhe kjo pėrgjigje objektive dhe e denjė na duhet jo thjesht pėr t'ua dhėnė tė huajve, por nė radhė tė parė pėr t'ia dhėnė vetes sonė, pėr t'ua dhėnė bijve e nipave tanė, qė vėshtrojnė pėrqark dhe pyesin: Po ne, ne pėrse nuk jemi si bota? A mos sepse nuk jemi tė zotėt?

Jo, o bij! As mos u thyeni, as mus u tulitni! Fajin e kėtij populli nuk ja kanė genet, por rrethanat historike tė mė se dymijė vjetve! Dhe i bje detyra dhe fati pikėrisht brezit tuaj ta dėshmojė kėtė, nė rrethanat historike tė reja tė shekullit 21 qė po vjen!

Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje, tė kėsaj lėkundjeje: A mos sepse nuk jemi tė zotėt? ėshtė me tė vėrtet pėr tė bėrė pėrshtypje fakti se sa shumė njerėz tė shquar kanė dalė vazhdimisht nga njė numėr skajshmėrisht i vogėl shqiptarėsh tė shkolluar!

Sa fare pak shqiptarė tė shkolluar mund tė ketė pasur nė ēerekun e parė tė shekullit tė kaluar, nė periudhėn dėrmuese mbas shkatėrrimit tė pashallėqeve tė mėdha tė Aliut tė Tepelenės e tė Bushatlinjėve tė Shkodrės, e migjithatė prej atyre fare tė paktėve del njė Naum Veqilharxh dhe bėn hapat e parė tė asaj qė mė vonė do tė quhet Rilindje!

Kur kam vizituar muzeumin e Vėllezėrve Frashėri nė fshatin Frashėr, pėrshtypjen mė tė madhe ma ka bėrė njė letėr e shkruar nga i ati i tyre, Haliti, drejtuar njė miku, andej nga vitet '50 tė shekullit tė kaluar:

Kohėt qė po vijnė do tė jenė tė penės dhe jo tė shpatės. Kam vendosur tė shes pasurinė dhe tė shkoj tė vendosem nė Janinė, tė shkolloj djemtė.

Halit Frashėri i shkolloi djemtė (kishte pesė) dhe prej tyre, vetėm nga ajo derė, dolen tre Apostujt e mėdhenj tė Shqipėrisė, pa tė cilėt nuk dihet a do tė ishte sot Shqipėria dhe si do t'ishte!

Abdylit, Naimit dhe Samiut Shqipėria u ka borxh shumė monumente anekėnd vendit, por ajo i ka borxh njė monument tė shquar edhe atit tė tyre! E pėrfytyroj: Ai mbi piedestal, ndenjur, duke shkruar atė letėr; anash piedestalit ata dy rreshta tė shkruar me germa bronxi. Po, sepse nė ata dy rreshta ėshtė KUMTI i Rilindjes sė Shqipėrisė!

Nė mesin e shekullit tė kaluar, vallė sa djem nga Shkodra do tė kenė pasur mundėsi tė shkollohen jashtė? E nga ata fare tė paktė dalin dy tė shquar: Pashko Vasa dhe Zef Jubani, mandej nė vazhdim tė tyre, Ky Vigan Liberator, Gojėmjalt' e zemėrhekur qė ėshtė Luigj Gurakuqi!

Nė fillim tė kėtij shekulli Pogradeci nuk ka pasur mė shumė se 4000 vendas. Hapet shkolla e parė shqipe, pas saj tre djemve u krijohet mundėsia tė vazhdojnė shkollim tė mėtejshėm pėrjashta, dhe ata bėhen tė tre tė mėdhej: Lasgushi, Mitrush Kuteli, Dr Jani Basho.

Sa inxhinerė shqiptarė tė diplomuar mund tė ketė pasur vallė nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar? Ndoshta vetėm njė! Por ai njė i vetėm ėsht Karl Gega, inxhineri qė, nė kundėrshtim me mendimin dhe mosbesimin e specialistėve mė tė mėdhenj tė fushės sė tij nė atė kohė, ndėrtoi nė Alpet e Austrisė tė parėn hekurudhė malore nė botė. Sa shqiptarė e dinė se Austria atė e ka nderuar me monumente dhe se nė kartmonedhėn austriake 20 shilingshe ėshtė portreti i tij?

Njė tė vetėm aktor tė madh dim tė kemi pasur nė skenat e teatrit botėror, por ai njė i vetėm e ka emrin Aleksandėr Mojsi dhe ėshtė i madhi i tė mėdhenjve.

Ose rasti i fshatit Shirokė, buzė Liqenit tė Shkodrės: disa rrethana krejt tė ndryshme nga fshatrat e tjera tė krahinės (mungesa e plotė e tokės bujqėsore, mbėshtetja vetėm nė peshkim e nė lundrimin nė liqen, qė u jep njėfarė pavarėsie ekonomike, por qė nuk mund tė pėrballojė rritjen e shpejtė tė popullsisė, kontakti i afėrt me Shkodrėn e me Malin e Zi, etj) bėjnė qė shirokasit qysh nga fundi i shekullit tė kaluar tė nxiten drejtė arsimimit e drejtė emigrimit, dhe menjėherė, sapo fillon shkollimi, shpėrthejnė aftėsitė intelektuale: poeti Filip Shiroka, kapiteni Mark Rakaj, komandanti i shquar i ushtrisė shqiptare nė vitet 1920-24, At Anton Harapi, fatkeqėsisht pak i njohur, klasiku i prozės shqipe, novelisti Ernest Koliqi, kryekirurgu Dr Frederik Shiroka.

Para mė se 100 vjetėsh, nga njė fshat nė Thrakė, jo larg Edrenės, i banuar nga shqiptarė tė shpėrngulur e tė ardhur aty nga fshati Qytezė i Kolonjės, nisej pėr nė kurbet njė i varfėr djalė i vogėl qė quhej Theofan. E tėrė pajisja e tij pėr rrugėt e jetės ishin vetėm shqipja e kulluar, qė i kishin mėsuar familja dhe fshati, pėrrallat dhe kėngėt shqipe qė i kishte derdhur nė shpirt njė gjyshe zemėrmadhe, dhe njė copė dėftesė shkolle fillore greke. Pa para e pa mbėshtetje pėr tė vazhduar shkollė, vetėm me zotėsinė e me vullnetin e vet, ai djalė rritet e bėhet Fan Noli, pėrshkon rrugė tė gjatė dhe ngjit shkallėt e larta tė kulturės, u jep bashkatdhetarėve Historinė e Skėnderbeut, bėn tė flasin magjishėn shqip Shekspirin, Servantesin, Omar Kajamin, themelon kishėn autoqefale, bėhet pishtar emancipimi dhe demokracie pėr kombin, dhe nė mesin e kėtij shekulli boton veprėn mbi Bethovenin, pėr tė cilin shkruajnė me respekt e admirim, si tė barabartė tė barabartit, tė mėdhenjt e kulturės tė kohės: Bernard Shou, Tomas Mani, Sibeliusi.

Por ka shembuj shumė mė tė vjetėr:

Ndonjė europian i kulturuar pyet, me tė drejtė: Pėrveē kėngės polifonike, qė ėshtė me tė vėrtetė margaritar i trashėgimisė mė tė lashtė mesdhetare, a i keni dhėnė ndonjė herė ndonjė gjė tė shquar muzikės sė kultivuar? Ata nuk e dinė (e nga ta dinė, kush ua thotė?) se hymni mė solemn i liturgjisė sė krishtėr Te Deum laudamus (Tė lėvdojmė, o Zot), qė ata e njohin shumė mirė, ėshtė kompozuar para 16 shekujsh nga Niketė Dardani, ilir i fisit tė dardanėve, stėrgjyshėrve tė kosovarėve tė sotėm, qė banonin dhe vazhdojnė tė banojnė pa ndėrprerje nė trevat e Kosovės qysh shumė shekuj para se sllavėt tė fillonin tė vinin nė Ballkan.

Para 800 vjetėsh muziktari i madh dursak Jan Kukuzeli, mbasi shkėlqente me kėngėn dhe me muzikėn e tij nė oborrin perandorak tė Bizantit, mbyllej nė manasteret e Malit Athos, dhe aty kompononte veprat pėr tė cilat pasardhėsit do ta quanin gurra e dytė e muzikės bizantine, dhe harton njė sistem shkrimi tė muzikės, qė njihet si sistemi kukuzelik dhe qė ka bėrė tė mundur ruajtjen e shumė thesareve tė muzikės mesjetare.

Para rreth 520 vjetėsh, kalaja e Shkodrės, pas njė vit e gjysėm rrethimi tė shumėvuajtur, qė do tė pėrshkruhej mė vonė aq fuqishėm nga Marin Barleci, u dorėzohej nga Venediku turqve, me kushtin qė mbrojtėsit dhe banorėt e kalasė tė liheshin tė lirė tė shpėrnguleshin pėr Venedik. Tė gjithė shqiptarėt, burra, gra e fėmijė, qė kanė mbetur gjallė mbas rrethimit tė gjatė e tė egėr, zbresin nga kalaja pėrmes mizėrisė turke dhe hipin nė anijet venedikase qė janė ngjitur gjatė Bunės deri rrėzė kalasė. Tė gjithė ata shqiptarė shkojnė e vendosen nė Venedik, ku formojnė njė mėhallė mė vete, qė edhe mbas 300 e mė shumė vjetėve njihej si mėhalla shqiptare. Nga ajo mėhallė (sa familje mund tė kenė qenė gjithsej?) dhe nga tė mėrguar tė tjerė tė mėvonshėm, dalin, ashtu si Barleci, personalitete tė shquara, dijetarė, arkitektė, artistė, midis sė cilėve spikasin edhe piktori Viktor Karpaēi (Carpaccio) dhe skulptori Gjon (Gianbatista) Albanesi.

Po ashtu i tėrė bregdeti i Dalmacisė, duke filluar nga shekulli 13, ėshtė plot me vepra tė arkitektėve, skulptorėve, piktorėve dhe artizanėve tė njohur e tė panjohur shqiptarė.

A do tė kishte guxuar kush tė shkonte t'u thonte kėtyre shqiptarėve tė Venedikut e tė Dalmacisė, si vėllezėrve tė tyre nė Shqipėri: Ju s'jeni tė zotėt! Ē'keni prodhuar ju nė kuturė?

Po mrekullia e Onufrit? Se ėshtė vėrtet njė mrekulli Onufri, me tė birin e me nxėnėsit e tij, nė Shqipėrinė e mbytur nėn pushtimin turk pak dhjetra vjet mbas Skėnderbeut. Ai krijon kryevepra nėpėr kishėza tė vockėla tė fshatrave, pėr barinjtė dhe bujqit e malėsive tė varfėra tė Shpatit tė Elbasanit, apo pėr popullin e thjeshtė tė Beratit e tė Kosturit, pa pasur as kishė kombėtare, as mecenatė, kur kolegėt e tij bashkėkohės pėrtej detit zbukuronin bazilikat dhe pallatet e papėve, kardinalėve dhe princave, me ushqimin e floririt qė vėrshonte nė Spanjė e nė Itali nga Amerika e sapozbuluar.

E kanė tė lehtė tė na pyesin: Ku i keni ju piktorėt? Nė Muzeumin Mesjetar tė Korēės ndodhet njė dėrrasė qė ka qenė derė hauri bagėtish nė njė fshat tė Oparit. Njė ditė, andej nga vitet '70, sesi i kishte rėnė njė copėz zhuli i trashė i zi qė e mbulonte dhe u zbulua njė si njollė nė ngjyrė tė kuqe. Nuk e di si rastisi qė e pikasi dikush me mend, erdhen e moren kėtė derė hauri, e ēuan nė Muze, e pastruan, e restauruan dhe doli nė pah, sado i dėmtuar, njė portret i mrekullueshėm gruaje.. Kur e ēuan nė njė ekspozitė tė ikonave shqiptare nė Paris, dikush nga kritika franceze ka thėnė: Kjo ėshtė Mona Liza (Xhiokonda) e Lindjes.

Nga sa numėr i vogėl priftėrinjsh shqiptarė nė shekujt e parė tė sundimit turk do tė kenė dalė pishtarėt si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani?

Sa djem nga arbėreshėt e Italisė do tė kenė qenė tė shkolluar andej nga mesi i shekullit tė kaluar? Por ata nxjerrin njė kryeministėr tė shquar tė Italisė, Franēesko Krispin, dhe tė madhin e tė mjerin Jeronim de Rada, kėtė Mistral shqiptar. Them tė mjerin, sepse ai ka fatkeqėsi mė tė madhe qė mund tė ketė njė poet: tė mos i kuptohet mė gjuha nga bashkėkombasit e vet!

Sulltan Mehmeti, mbasi pushton Konstandinopojėn, vendos tė ndėrtojė aty xhaminė e madhe Mehmedije, qė do tė jetė xhamia mė madhėshtore e Stambollit dhe do tė simbolizojė lavdinė e tij. Ai ka njė perandori tė tėrė, por kryearkitektin pėr kėtė xhami e merr skllav nga pjesa e pushtuar e Shqipėrisė dhe ky zen vend nė historinė e artit me emrin Arkitekt Sinan Atiqi (sinan atiq  skllav i liruar).

Mbas tij Arkitekt Kasėmi, nga fshati Grėmsh i Tomoricės sė Skraparit, bėhet kryearkitekt i Perandorisė dhe ndėrton vepra monumentale, ndonjė prej tė cilave edhe nė Shqipėri: nė fshatin e tij tė lindjes dhe nė Berat.

Njė shekull mbas tij, elbasanasi Mehmet Sadefqari, kryetar i shoqatės sė arkitektėve tė Perandorisė, projekton dhe ndėrton mrekullin e Stambollit, Xhaminė e Kaltėrt.

Pak mbas tij, Usta Mehmet Isaja, nga fshati Roshnik i malėsisė sė Beratit rrėzė Tomorrit, shkon edhe pėrtej kufijve tė Perandorisė, deri nė Indi, nė Agra, ku ndėrton Taxh Malallin, mauzoleun e sė shoqes sė shahut, qė admirohet edhe sot si njė nga monumentet mė tė bukura tė botės.

Nė fillim tė shekullit tė kaluar Bushatliu i Shkodrės kėrkon njė hoxhė shqiptar tė ditur, pėr ta bėrė mėsues tė tė bijve, sekretar e bibliotekar. Nuk gjen mė afėr dhe e merr nga Ēamėria. I biri i kėtij hoxhe-mėsues tė Bushatlinjve arrin tė arsimohet nė Sorbonė tė Parisit dhe bėhet rektori i parė i universitetit tė parė tė Turqisė, Hasan Tahsini.

Enciklopedinė e parė turke e harton Sami Frashėri.

Dhe, mbas tė gjitha kėtyre, ashtu siē thamė pėr shqiptarėt e Venedikut dhe tė Dalmacisė, a do t'i shkonte kujt mendja nė Stamboll t'u thotė shqiptarėve: Mirė, na keni dhėnė pashallarė e admiralė, sadrazemė e serasqerė, vezirė e kryeministra, po kulturės sė Perandorisė ē'i keni dhėnė?

E shkojmė edhe mė tutje:

Sa vajza shqiptare mund tė kenė qenė tė shkolluara gjatė shekullit tė kaluar? Por nga ato aq tė pakta del njė Dora d'Istria (Elena Gjika) dhe dalin dy motrat Qiriazi.

Po nė fillim tė shekullit tonė sa vajza shqiptare tė lindura para Luftės I Botėrore mund tė kenė patur mundėsi tė marrin arsimim tė plotė? Nė majė tė gishtave mund tė kenė qenė numruar! E nga ato aq tė paka del Nėna Tereze!

 

II.Shėnime pėr vendin e gruas nė mentalitetin ilir e shqiptar

Shumė ėshtė shkruar e folur pėr shtypjen dhe ndrydhjen e gruas shqiptare. Ato qė janė shkruar e thėnė mund tė jenė tė gjitha tė sakta, por krahas tyre ka vend tė thellohen e tė rrihen edhe disa tė tjera. Do tė theksoja dy prej kėtyre anėve:

Shumė nga ato thėnie mund tė jenė tė sakta, por nuk janė tė pėrgjithshme. Nė trajtimin e grues ka ndryshime tė mėdha midis fushės e malit, midis fshatit e qytetit, midis njėrės krahinė e tjetrės, midis pjesės muslimane e asaj tė krishterė.

Nė shqyrtimin dhe kuptimin e mentaliteteve, ashtu siē duhet dalluar mirė mbishtresat romake e bizantine, tė krishtera dhe mandej ato muhamedane, duhet kėrkuar me shumė kėmbėngulje edhe themeli, jo nėnshtresa, por themeli ilir.

As mė shkon ndėrmend tė jemė nė gjendje ta trajtoj kėtė temė tepėr tė thellė, por vetėm sa po prek nja dy hallka:

Te grekėt e vjetėr ishte krejt e papėrfytyrueshme qė gruaja tė ishte sundimtare. Grekėt e vjetėr kanė gojėdhėnat e Amazonave, tė Medesė e tė Arianės, tė Circės e tė Kalipsos, kanė hetaira, kanė Safo, kanė Aspasi, por jo gra sundimtare tė vetat. Kur sundimtari vdiste pa lėnė trashėgimtar, e shoqja duhej tė martohej dhe sundimtar bėhej bashkėshorti i saj i ri. Kėtė dėshmojnė edhe legjendat e Jokastės, Klitemnestrės, Penelopės.

Pėr shoqėrinė ilire ne dijmė shumė pak, por ėshtė shumė karakteristik fakti se te ilirėt gruaja pranohej edhe pėr sundimtare. Rastet mė domethėnėse janė Teuta, Triteuta, Olimpia e ėma e Pirros, por edhe i popujve tė tjerė tė vjetės, paragrekė, tė Mesdheut: kujto Didonėn dhe Kamilėn nė Eneidė.

Duket tė ketė qenė shumė i fuqishėm tek ilirėt, dhe ėshtė transmetuar deri shumė vonė tek shqiptarėt, kulti i Zonjės Prendė (qė i ka dhėnė edhe emrin ditės sė premte). Por kjo ėshtė njė temė mė vete shumė e madhe, qė nuk e ka radhėn kėtu.

Gjatė fazės sė fundit tė sundimit turk disa zakone nė disa krahina degjeneruan deri nė blerjen e nuses, por Gjeēovi vė shumė bukur nė dukje se Kanuni pasqyron njė traditė shumė tė lashtė, sipas sė cilės nusja nuk merrej, por grabitej. Si pasqyrim i vonėt i kėsaj tradite kanė mbetur zakonet, sipas tė cilave krushqit nuk janė miq, por cuba, ata kthehen jo nėpėr rrugėn nga kanė ardhur, por domosdo nėpėr njė rrugė tjetėr, dhe, kur fshati i nuses ėshtė shumė i largėt dhe krushqit janė tė shtrėnguar tė flejnė njė natė aty, ata duhet tė paguajnė pėr strehimin, gjė qė nuk bėhet nė kurrfarė rasti tjetėr. Kėtu e ka rrėnjėn edhe zakoni i pėrhapur nė shumė qytete, qė krushqit diēka tė vjedhin nga shtėpia e nuses, qoftė edhe njė taketuke. (Tradita e grabitjes sė nuses duhet t'i ketė rrėnjėt shumė tė vjetra nė botėn mesdhetare jogreke: kujto legjendėn e grabitjes sė vajzave sabine nga banorėt e parė tė Romės.) Pėr mė vonė pėrsėri Gjeēovi vė nė dukje se nė krahinat e Kanunit tė Lekės shtėpia e djalit i paguan shtėpisė sė vajzės jo vetė nusen, por pajen, veshjet e saj, madje sipas njė liste shumė tė pėrcaktuar.   

Nė tėrė tė drejtėn zakonore dhe nė tėrė mentalitetin shqiptar gruaja ėshtė shenjtėrisht e paprekshme. Jo si qenie inferiore, por si qenie e nderuar.

Nuk ka gjuhė tjetėr nė botė qė tė ketė farkėtuar fjalėn burrneshė, burrėreshė. Dhe nuk di tė ketė popull tjetėr nė botė, qė trajtėn e thirrjes sė njė burri ndaj njė gruaje tė panjohur ta ketė: O fisnike!

Barleci shkruan pėr motrėn mė tė vogėl tė Skėnderbeut, Mamicėn, dhe thotė se Skėnderbeu e kishte kėshilltare. Kėtu domethėnės ėshtė jo fakti se Skėnderbeu kishte njė motėr tė menēme, por fakti se nė mentalitetitin e kohės Barleci e ndien normale ta shkruaj kėtė gjė.

Nuset dhe vajzat suljote vendosin tė hidhen nė greminė, qė tė mos dorėzohen. Nuk i hedh njeri, ato hidhen vetė, njė nga njė, duke kėnduar, pasi heq secila nga njė rreth tė valles!

Nuk di tė ketė shembull tjetėr tė tillė nė historinė botėrore! Por me tė drejtė duhet thėnė: sa dinjitoz duhet tė ketė qenė vendi i gruas nė atė shoqėri, qė mentaliteti i pėrgjithshėm tė ēojė nė njė vetėflijim tė tillė!

Legjenda e Shkėmbit tė Vashave nė Malin e Krujės. I njėjti tipar.

Nora e Kelmendit vret Vuēi Pashėn dhe shpėton vendin nga rrethimi. Ėshtė pikė pėr pikė si historia e Juditės izraelite qė vret Holofermin. Por sa hymne dhe sa piktura i janė kushtuar asaj Judite nė artin botėror dhe sa pak shqiptarė e dijnė se kush ka qenė Nora e Kelmendit dhe ē'ka bėrė!

Njė nga faqet e mėdha tė historisė sė shqiptarėve ėshtė lufta e tyre pėr pavarėsinė e Greqisė (paēka se shovinizmi i kishės greke e ka pėrthithur atė ēka ne nuk kemi qenė tė zotėt tė mbrojmė). Midis kapedanėve shqiptarė tė luftės pėr pavarėsinė e Greqisė shquhet njė trimėreshė shqiptare: e famshmja Bubulina.

Nė Labėri, nė dasmat tradicionale, sofrat e grave janė shtruar me raki, njėsoj si tė burrave, dhe me dhjetra janė historitė gazmore domethėnėse qė tregohen pėr bejtet e rrepta tė kėmbyera me barazi midis sofrave tė grave e tė burrave.

Nė Kosovė, nė vitet '20, mbasi vritet Azem Galica, ēeta e tij, qė mban flamurin e luftės kundėr pushtuesit serb, zgjedh komandante tė shoqen dhe bashkėluftėtaren e tij, Shote Galicėn. Ajo ēetė trimash zgjedh komandante njė grua, dhe opinioni e pranon. Shota thur njė epope tė tėrė dhe mbarė Kosova e kėndon nė ēifteli.

Sigurisht, kėto janė hallka tė shkėputura. Porveē diēka: nuk janė gjėra tė pėrcipta, siē mund tė cilėsohen lehtė e lehtė, janė gjėra me rrėnjė tė thella. U takon studjuesve tė mirėfilltė tė trajtojnė gjėrė e me dinjitet kėtė temė tė madhe dhe ta bėjnė pjesė pėrbėrėse tė ndėrgjegjėsimit gjithėkombėtar tė gjithanshėm.

Ajo qė duhet theksuar ėshtė, se nė traditėn e vet dhe nė thelbin e vet, mentaliteti shqiptar jo vetėm nuk e ka pėrbuzur gruan, por gjithmonė e ka respektuar dhe e ka konsideruar tė aftė pėr vepra tė mėdha. Kjo pasqyrohet denjėsisht edhe nė tėrė folklorin, nė kėngėn, nė pėrrallėn, nė vallen. Jo vetėm kaq, por gruaja ėshtė edhe krijuese e njėrit prej kapitujve mė tė madhėrishėm tė poezisė sonė popullore: vajtimeve.

Ajo ka arritur aty kulme tė pakrahasueshme!

Edhe ēėshtja e tė drejtave ka nevojė pėr trajtim tė thelluar e objektiv.

Duhet tė ndajmė veē periudhėn deri nė shpalljen e Pavarėsisė, dhe veē periudhėn e ndėrtimit tė shtetit me kod civil e me ligje. Karakterizuese pėr mentalitetin tradicional shqiptar ėshtė periudha deri nė shpalljen e Pavarėsisė. Deri atėherė, cili ėshtė vendi i gruas nė shoqėrinė tradicionale shqiptare? Ē'tė drejta kishte e ē'tė drejta nuk kishte?

Krahas diversitetit shumė tė madh qė e theksova diku mė lart, me mjaft pėrgjegjėsi mund tė themi se:

-Gruaja nuk kishte tė drejtė tė merrte pjesė dhe tė jepte mendim nė kuvendet vendimmarrėse tė burrave.

Por, tė lutem shumė: nė shtetet mė tė pėrparuara tė Europės, nė ē'vite e kanė fituar gratė tė drejtėn e votės?

-Vajza nuk kishte tė drejtė tė shprehte dėshira pėr fejesėn, atė e fejonin dhe e martonin prindėt, pa e pyetur.

Por edhe djemtė po ashtu prindėt i fejonin, pa i pyetur.

-Vendimet e rėndėsishme tė familjes i merrte burri: shitje, blerje, huadhėnie, huamarrje, fejesa, martesa, etj.

Po nė tė cilėn shoqėri fshatare t'Europės ka qenė ndryshe? Dhe shtoj: nė familjet patriarkale kėtė tė drejtė nuk e kishin burrat nė pėrgjithėsi, po e kishte vetėm i pari, i zoti i shtėpisė.

Dhe ėshtė pėr tė vėnė re se shqiptari, krahas termit i zoti i shtėpisė, ka edhe termin zonja e shtėpisė. Zoti i shtėpisė dhe Zonja e shtėpisė nuk janė thjesht emėrtime, janė institucione.

 

III.Rrėnjėt shqiptare tė Nėnės Tereze

Pikėrisht nė temat e mėsipėrme janė rrėnjėt shqiptare tė Nėnės Tereze.    

Ne duhet t'i shikojmė kėto rrėnjė dhe tė flasim pėr to. Por, duke thėnė kėtė, duhet thėnė edhe se, sot tek ne, aq sa ka njė ndjenjė krenarie e mė fort sodisfaksioni tė ligjshėm pėr shqiptarėsinė e Nėnės Tereze, aq ka edhe njė prirje spekulative pėr tė pėrfituar pjesė nga lavdia e saj. (Kur dėgjoj shprehjet e kėsaj prirjeje, mė kujtohet thėnia e goditur e njė miku tim lab, para 20-25 vjetėsh: Ne shkruajmė nė autobiografi edhe medaljen e Triumėrisė tė kushėririt tė pestė!)

Pėr njė kohė tė gjatė shteti monist e ka injoruar plotėsisht Nėnėn Tereze. Ne, atdheu i saj, jemi tė fundit qė kemi dėgjuar e folur pėr tė. Vetėm shumė vonė, nuk e di se me ē'farė procedure, Shqipėria e priti, dhe e priti Nexhmije Hoxha. U prit jo si Shqiptare e madhe, por si personalitet i huaj me origjinė shqiptare, jo si njė nder pėr ne, por si njė lėshim nga ana jonė, nga ato lėshime qė me epėrsi dhe me hipokrizi ua bėnim tė huajve, sepse duhej bėrė edhe diplomaci. (Por pėr kėtė gjė, e pėr shumė tė tjera si kėto, bėjmė mirė qė as tė shfryjmė, as tė qeshemi, siē bėhet sot rėndom, sepse kėshtu pėrsėri gabojmė. Mė shumė duhet reflektuar te pėrfundimet sa paradoksale aq edhe tragjike tė njė sistemi, i cili, duke pretenduar ta shikonte realitetin drejt e nė sy dhe ta ndreqte atė realitet, u shkėput plotėsisht nga kompleksiteti i realitetit, qė ėshtė shumė mė i ndėrlikuar se ēdo skemė dogmatike. Midis tjerash, duke i shpallur bamirėsinė, mėshirėn, pėrdėllimin dhe dashurinė vetėm ‘hipokrizi tė borgjezisė’, sistemi pėrēmoi dhe shkallmoi busullėn shpitėrore tė sė Mirės. Por kjo busull nuk ndreqet me sharje dhe shfryrje, ajo kėrkon etikė dhe pėrkushtim)

Tashti bėjmė sikur edhe e kuptojmė plotėsisht, por fort hije nuk na ka, sepse, kush di tė shikojė, e sheh se neve na intereson jo aq mesazhi i Nėnės, sa lavdia e saj. Mė duket se, sikur bota tė nderonte me Ēmim Nobel e me lavdi shpikėsin e Cocacola-s apo tė Hamburger-it, dhe tė dilte se ishte shqiptar, ne do tė bėnim pėr tė njėsoj siē po bėjmė pėr Nėnėn Tereze. Por kjo ėshtė temė tjetėr...

Po tė duam tė flasim pėr rrėnjė shqiptare tė Nėnės Tereze, tė shtrojmė pyetjen: A ėshtė ajo njė pėrjashtim i sojit tė saj shqiptar, apo ėshtė njė mishėrim karakteristik i kėtij soji?

Pėr mishėrimin tek Nėna Tereze tė parimeve tė Krishterimit me siguri do tė jetė shkruar dhe do tė shkruhet shumė. E me tė vėrtetė: tek kush shprehen dhe realizohen mė mirė se te Nėna Tereze mėsimet e Ungjillit? Por, ashtu siē shprehen nė njė pem edhe tiparet e nėnshartesės, ashtu te Nėna Tereze shprehen edhe rrėnjėt shqiptare.

Nė vėshtrim tė parė, do tė thoja se rrėnjėt shqiptare shprehen mė dukshėm nė tri tipare tė Nėnės Tereze:

E para: Shpirti i sakrificės. E kam fjalėn jo pėr flijimin nė aktet e heroizmit tė madh, por pėr flijimin e natyrshėm, tė imėt e tė pėrditshėm, te shkrirja e vetvetes nė tė tjerėt. Kush e ka kėtė shpirt sakrifice si gruaja shqiptare? (gruaja, se burri shqiptar nuk e ka). Unė nuk jam nė gjendje ta shtjelloj kėtė mendim me fjalė, por ftoj kėdo tė kujtojė Nėnat e Gjyshet qė mban mend, tė kujtojė mjediset e thjeshta qytetare e fshatare, qė mban mend apo qė ka pasur rast a mundėsi tė njohė, tė sjellė ndėrmend rastet e fatkeqėsive tė mėdha familjare qė njeh, dhe me siguri do t'i pėrftohet kjo ndiesi e ngrohtė pėr gratė qė sakrifikohen jo duke u nėnvleftėsuar, jo duke u bėrė shėrbėtore, jo duke pėrulur veten, por duke u shkrirė nė tė tjerėt. 

E dyta: Mungesa e plotė e ekstazės mistike dhe pėrqendrimi i natyrshėm nė thelbin praktik tė gjėrave. Nė kėtė anė Nėna Tereze ėshtė me tė vėrtetė e rrallė midis shenjtorėve, dhe pikėrisht nė kėtė tipar ajo mė duket mė tipikisht shqiptare. Shqiptari tipik ka plot bestytni, beson orėt e zanat, dragojt, kulshedrat dhe tė Bukurėn e dheut, por nuk ka vizione. Shenjtorja shqiptare e ndien Zotin nė dashurinė e drejtpėrdrejtė pėr njerėzit qė vuajnė, ajo e gjen frymėzimin jo te flijimi nė vetvete, por te lehtėsimi i vuajtjeve tė tė tjerėve, dhe pėr kėtė flijohet. Ajo shkon e pastron plagėt e tė gėrbulurve, shkon u fshin ballin dhe u shtėrngon me ngrotėsi njerėzore dorėn atyre qė janė duke vdekur tė shtrirė nė trotuar e tė uritur, por ajo nuk kėnaqet me atė qė arrin tė bėjė vetė, ajo organizon nė kėtė mision njė ushtri tė tėrė motrash dhe drejton, sa me frymėzim aq edhe me pėrpikmėri praktike tė habitshme, njė institucion aq tė madh.

E treta: Dinjiteti i thjeshtė dhe i natyrshėm, i lirė nga ēdo kompleks, me tė cilin imponohej personaliteti i saj. Ėshtė pikėrisht ai dinjitet pėr tė cilin Mark Milani para 100 e sa vjetėsh shkruante se Malėsori shqiptar me bukė e kripė tė pret si tė ishte mbreti i Anglisė, ai dinjitet me tė cilin nė folklorin tonė shqiptari bisedon me mbret e me krajla si me shokėt e vet. Ajo nuk ėshtė shkrimtare, ajo nuk ka kohė tė merret me lexime, ajo nuk stėrvitet tė bėjė traktativa e tė mbajė fjalime. Por kur vjen puna tė bisedojė me kedoqoftė, me gazetarė e me pushtetarė, me kryeministra e me bankierė, me shtetin indian e me Vatikanin, ajo di si tė flasė dhe pėr ēfarė tė flasė. Shikojeni nė filmat dokumentarė, duke u takuar me tė fuqishmit e botės dhe duke folur nė Komitetin e Ēmimit Nobel, apo nė Kombet e Bashkuara. A nuk ėshtė taman Burrnesha, Fisnikja, Zonja e Shtėpisė kelmendase apo labe, mokrrare apo matjane, ēame apo kosovare?     

Cila murgeshė plakė europiane do ta kishte aq tė thjeshtė e tė natyrshme tė takojė Nexhmije Hoxhėn, bashkėshorten e diktatorit tė tė vetmit shtet ateist nė botė, tė takojė e ta quajė botėrisht mike mondanen tė pėrfolurėn Ledi Dajana?

Nėna Tereze nuk ka hyrė qysh e vogėl nė jetėn e murgeshave. Deri nė moshėn 18 vjeē ajo ka qenė njė vajzė shqiptare me jetė krejt tė zakonshme, nė njė familje shqiptare krejt tė zakonshme. Edhe mbasi ėshtė bėrė murgeshė, misionin e saj tė madh ajo e ka nisur mbas moshės 35-vjeēare. Jeta e saj shpirtėrore nuk ndien asnjė nevojė tė shkėputet nga bota reale, dhe pikėrisht nė kėtė ka diēka thellėsisht shqiptare.

Lexoni Tringėn, kėngėn 22 tė Lahutės sė Malcisė tė tė madhit Fishtė. Tringa ėshtė ndoshta personazhi psikologjikisht mė i pėrpunuar dhe mė i plotė i krijuar nga Fishta nė veprėn e tij epike. Ajo krijesė ėshtė krejt e natyrshme dhe nė tė pasqyrohen tė gjitha tiparet e mėsipėrme; shpirti i flijimit, shkrirja pėr tė vėllanė qė lėngon, bestytnia, shikimi praktik i gjendjes tragjike nė nė tė cilėn gjindet papritmas, komunikimi aq i natyrshėm e aq sublim me fenė, vendimi i thjeshtė e i qartė pėr t'u vrarė nė luftim, pa asnjė impresionim e pa asnjė fryrje.

Lexoni Tringėn e Fishtės dhe bėjini vetes pyetjen: Kjo Tringė a mund tė bėhej Nėnė Tereze? Dhe me siguri do tė ndieni tė ju dalė nga brenda pėrgjigja: Po! Kėtė Tringė mund ta pėrfytyroj tė shkojė nė Irlandė e nė Indi e tė bėhet Nėnė Tereze. Dhe anasjelltas, Nėnėn Tereze mund ta pėrfytyroj qė nė moshėn 18 vjeē, po tė kishte qenė nė Nokshiqin e Lahutės sė Malcisė, do tė ishte Tringė.

Sakt e pasakt, unė disi kėshtu i ndiej rrėnjėt shqiptare tė Nėnės Tereze. Nuk mėtoj se kam tė drejtė. Por, sadopak, kam tė drejtė tė them se kushdo shqiptar qė tė shkruajė pėr Nėnėn Tereze, e ka pėr detyrė tė mendohet edhe pėr kėto gjėra.

Dhe ti, Anilė e vogėl, sado tė mėdhej tė jenė emrat qė do tė pėrfshihen nė hartimin e asaj vepre, shqiptarė e tė huaj, do tė kesh fatin dhe mundėsinė tė ndikosh. Pėrdore kėtė mundėsi dhe ndiko: pozitivisht, por objektivisht, objektivisht, por pozitivisht.

 

Kur po hedh nė letėr kėto shėnime, e di se ndokush, po tė ja japesh t'i lexojė, do tė thotė: Ē'ėshtė kjo romantikė nacionaliste? Me agjitacion patriotik jemi velur!

Nė kėtė kohė tronditjesh dhe eksodi shprehje tė tilla tingėllojnė shpesh. I thonė nga zhgėnjimi, i thonė nga mllefi, i thonė nga padija, i thonė edhe nga njė farė mode, si atė shprehjen tjetėr aq tė dhimbshme: Ky vend nuk bėhet mė!

 Pėr agjitacion patriotik tė vulgarizuar nuk kemi nevojė, por pėr ndėrgjegjėsim tė identitetit tonė kombėtar po, madje shumė! Kemi nevojė pėr kėtė ndėrgjegjėsim, sepse ato shprehje skepticizmi shtrojnė pyetjen: Do ta lėshojmė veten tė bėhemi fundėrria e Europės dhe mandej tė shkrihemi pa nam e nishan, apo do tė bėhemi komb europian?

Ky vend do tė bėhet. Nuk do ta bėjnė shfryrjet, sharjet dhe qarjet pėr zhgėnjimin, por do ta bėjė ajo forcė masive dhe anonime pėrtėritjeje qė ka dėshmuar ky popull mbas ēdo tragjedie tė historisė sė tij. Mos bini pre e atyre mendjeve tė klasės sė katėrt, siē i quante Faik Konica, qė e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdi! Ka ky popull energji dhe vitalitet pėr ta bėrė Shqipėrinė tė begatė e tė qytetėruar dhe i takon brezit tuaj tė bėhet shprehje e gjallė e kėsaj energjie dhe kėtij vitaliteti.

E dashur Anila,

Atė ditė qė erdhe dhe biseduam, edhe vetė u habita se si, pa asnjė pėrgatitje, mė erdhen aq lehtas tė gjitha ato qė tė thashė. Dhe tani qė po e mbyll kėtė letėr, pėrsėri habitėm se si mė erdhen kaq rrjedhshėm kėto faqe. Ka vetėm njė shpjegim:

Gjėra tė tilla nuk shpiken. Njeriu mund tė thotė e tė shkruajė kėshtu vetėm gjėra qė i vijnė vėrtet shumė sė thelli! 

Tė uroj mbarėsi nė tė dyja drejtimet: pėr tė mirėn e veprės qė do tė hartohet dhe pėr kualifikimin tėnd profesional.

Tiranė, 29 shtator 1997.     

Zgjodhi pėr Buzukun Prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė