Pėr burrninė e shestanasve

 

Pėr me shkruo popullsinė, mė sene 1981, kijen t'caktuom 5 shestanas dhe 25 vetė pej katunevet tė Cėrnicės. Muo m'tokoj katuni Muriq (Kranjė). Si n'sejcillėn mledhje qi nodh, kishte lavdime: katuni jem ka ba ket, fisi jem ka dhanė kaq luthtar e gjana tjera. Njani pej katunit Krricė u ēuo n'kamė e tha kshtu: T'gjidhve u kam niguo e tash duo unė me i folė dy fjalė. Ma i nershmi popull n'Mal t'Zi isht aj qi jeton nėn Rumi. Dikush i bani t'bvetun: Cilli isht aj popull. Aj u pėrgjegj: Ata janė shestanasit. Aj prapė e bveten: Ēka kanė ba shestanasit? Aj u pėrgjegj kshtu: Mė sene 1918, n'Shestan, n'emėn t'Bjellashavet, cėrniēant  kanė djegė disa shpija, gjanat e vlevshme i kanė plaēkuo e shum gjana tjera. Shestanasit kanė pasė munsi me marrė hakun n'vakt t'okupacjonit, jo me ardhė ata vetė, por t'i kishin lejuo ushtrisė qi erdhi pej Shkodret me nijet me ba hakmarrje. Shestanasit atyne nuk u lejuon me kaluo n'Cėrnicė, por i kthyen mrapa. Ashtu ja banė edhe Hasan Isufit dy herė.

N'atė vakt, te na u ba vllavrasje, u dogjen shum shpija, shum popull u internuo. Mė sene 1948, trathtoj vlla vllajin, u mushen burgjet me ata qi kishin derdhė gjakun kunėr okupatorit, shum pej sish i lanė eshtnat e veta n'Goli Otok. N'Shestan janė tri fena, nuk u vran nėr vedi, asnji shpi s'u dogj, jetuon si vllazėn. Pėr atė arsye thaē qi ata janė populli ma i nershėm.

N'marim t'kuvenit ju avita, ju falemnerova, e aj m'tha kshtu: Pėr t'gjidha kto gjana duhet me ju falemneruo Leks Macit Kols. 

Shkruen Gjergji Lek's Macit Kol's Perkolonj, Fusha e Tivarit, Tivar

 


  

Gjuha e Shestanit

 

Shestanasit kanė folė dhe flasin nji dialekt tė posaēėm (lokalizėm arkaik i dialektit gegė, tė shqypės sė veriut; vėrejtja e redaktorit). As germat nuk i kanė shkrua si shkruhen sot nė gjuhėn shqype, por kanė shkrua latinicėn, si e shkruajnė kroatėt, dhe ma rrallė kanė pėrdorua edhe qirilicėn (pėr arsye se shkollat nuk i kanė pasė nė gjuhėn e nanės, nė gjuhėn e familjes, por nė gjuhėn sllave, nė gjuhėn malazeze, serbe; vėrejtja e redaktorit). Ktu po i japin disa shembuj, fjalė qi i pėrdorin shestanasit. Shpesh pėrdoret į, si dhe ö (si nė gjermanishte).

 

Slova  germa

Megja  muri

Baquni  lugu

Taraku  rrashqeli

  vo, ve, vezė

Strenj  ahėr, podrum

Tomobil  makin

Pruga  autobusi

Ferrovia  treni

Murva  mani

Me kjenė  me qenė

Rrathina - ograja

Me rrathuį  me rrotulluo

Emni  emri

Kalemi  lapsi

Tekja  fletorja

Me knuį  1.me kėndue,2.me lexue

Jullari  kapistra

Kryjet  koka, kryet

Shmįntė  majtė

Nreqtė  drejtė

Kįnga  kėnga

Kjumshti  qumshti

Sheni  lumi

Nįtja  mėngjesi

Nįtja mirė  mirė mėngjesi

Kjothtė mirė  mirdita

Ljepri  lepuri

Velpna  dhelpna

Pikįt  mushkni

Shtati  trupi

Barku  stomaku

Vakti  koha

Shpija  shtėpia

Granica  kufini shtetit, fshatit

Kufini  guri, shenjė ndėrmjet dy mallnave

Katuni  fshati

Bje fjala  pėr shembull

 

Shkruan Gjura'j Macit Niks Stjeps Dabonj, Krythė, Ulqin

 

 


 

Prof. Dr Simė Dobreci, pėrfitoj nga rasti tė ju dėrgoj nderimet dhe konsideratat mė tė larta pėr kontriburin tuaj nė fushėn e Dermatologjisė, shtypit mjekėsor kosovar (Praxis Medica) e tjera, si dhe kohėn e fundit nė revistėn e shumėpėlqyer Buzuku, tė cilėn e kam marrė rregullisht nėpėrmjet prof. Dr Mentor Dishės.

 

Tiranė, mė 6.7.2003                                                                          Me shumė respekt

                                                                                           Dr Zef Sima, profesor universitar i Farmacisė, 

                                                                                          Rruga e Dibrės, Pallati 45, shk.1, Ap.3, Tiranė