Kėtu botohen dy versione tė kangės pėr Agė Ymerin. Besojmė qė lexuesit do t'na nisin edhe versionetė tjera.

 

 Agė Ymeri na u martuo

 

Agė Ymeri na'u martuo,

Soll tri net mā s'nenj me gruo.

I erdh letra pej mirjeti,

Me shkuo aga n'ushti.

Lamtumirė, o shokt e mi,

Lamtumirė, o shokė e shoqe,

Lamtumirė, o nanė e babė,

Lamtumirė, o vashė e bardhė.

Sa po m'nep ti besė, o vashė?

Unė po t'pres ė pėr nji javė.

Xitht t'u besa, ty o vashė,

Asht mirija rrugė e largt-ė,

A me priten pėr nantė vjet-ė?

Unė nantė vjet-ė mos tė priēa,

Kurr fat vetit mos i gjeēa.

Nė tė parėn luftė qi rį,

Agė Ymerin rob e zunė,

Rob e zunė ė n'burg e shtin-ė.

Kur u mushen nanta vjet-ė,

Pėr me fjetė porsa ka rį,

Anėrr t'keqe poskį pį:

Nanė e babė i kishin dekė

Sarajet ishin rrenuo,

Edhe vasha ish martuo.

Amān zotni, ti me m'lshuo!

Unė tė lshonj, por ti s'vjen mā.

Po ta nap besėn e Zotit,

Se unė mrapa kam me ardhė.

Dhe mreti i dhanė liri,                   

Pėr me shkuo aga n'shpi.

Vrap i hypi gjogut bardhė.

Fluturim gjogu ka marrė.

Kur doli m'e Malit Bardhė,

Neshi dazamorė nė rrugė.

Nesha mirė, o krushq dazmorė.

Mirė se vjen, o rob i shkret-ė.

Ku e dini, ju dazmorė,

Se unė jam ė rob i shkretė?

Pej pektavet qi ke veshė.

Kah po vjen ti rob i shkretė?

Unė po vinj pej Rumelisė.

A di gjā me na kalxuo,

Agė Ymerin a e ke pį?

Tash tri ditė aj vdekun kį,

Vetė e lava vetė kjava,

Vetė me dorė nė dhe e shtiva.

Amanet, o ju gjeverė,

Asht testir me folė me nuse?

Ata testirin ja dhānė.

Amanet, o vashė e bardhė,

E kuja ke kjenė njiherė?

Unė kam kjenė mas agė Ymerit.

Po m'e pį ti agė Ymerin,

A kishe me njoftun-o?

Unė e mjera ku ta njoh-ė,

Soll tri ditė kam rritė me te-ė,

Por m'ka thānė e mjera nānė,

Se ka shenj ė nė krahnor-ė.

Shpejt e hoq dollamėn-o,

Ja kalxoj nishanin-o.

Zhdrypi nusja kalit bardhė,

Hajtni krushq e udha marė,

Thoni pashės, Ali pashė

M'kį ardhė zoti qi m'kį pasė.

Nji na falt zoti nji djal-ė,

Do ta bājmė pashėn kumar-ė,

Nji na falt zoti nji ēikė,

Do ta bājmė pashėn pėr mik-ė. 

 

Shėnoi: Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolonj, i lindun mė 1925, shestanas,

Fusha e Tivarit, mė 11.10.2002.

 


U martue agė Ymeri

 

U martue agė Ymeri,

Sall tri ditė mā s'nenj nė shpi,

I erdh letra pėr miri.

Udha marė, o shokėt e mi,

Diē harrova nė shtėpi,

Sa ta marrė nji besė pej vashet.

Sa me pret, o vashė e bardhė?

Unė tė pres ė pėr nji javė.

Ēka po flet, o vashė e bardhė,

Xitht tu besa, ty o vashė.

S'isht pazar me vojtė me ardhė,

Isht mirija rrugė e largt-ė.

I dha besė pėr nanta vjet-ė.

Hypi aga kalit bardhė.

Nė tė parėn luthtė qi rį,

Agė Ymerin rob e zunė,

Rob e zunė e n'burg e shtinė.

Si u mushen nanta vjet-ė,

Aty vojke krajli vetė:

Ē'po rri idhtė, ė Agė Ymer-ė?

E kam pį nji ānėrr t'ligė:

Nānė e babė m'ishin qorrue,

Sarajet m'ishin rrenue,

Edhe vasha m'ish martue.

Amān krajl ė me m'lėshue.

Unė tė lshonj, po s'me vjen prap-ė,

N'daē me m'dhānė tri qese pare.

Unė i mjeri ku t'i marrė,

Por po t'la tri be tė mdhįja,

T'paren be - Zotin e jetės,

E tė dyten - ujtė e detit,

E tė treten - armtė e brezit.

I zu besė, e la me shkue.

Shuloj aga kadarinė,

Pėr tri ditė kapi Ulqin-ė.

Neshen nji tubė krushq nė rrugė:

Nesha mirė, o krushq dazmor-ė,

Kuj po ja ēoni ket nuse?

Ati Ēelit, Ali pashės.

E kuja ka kjenė njiherė?

Ati t'ngratit agė-Ymer-ė.

Isht testir me folė me nuse?

Ke testir ė sa tė döshė.

Nesha mirė, nuse nė kalė,

E kuja ke kjenė njiherė?

Ati t'shkretit agė-Ymer.

Po m'e pa ė agė Ymerin,

A kishe me njothtun-o?

Ku m'e njothtė, e mjera unė

 

Tregoi Mara, nana e Perės dhe e Anrisė Gjonit Gjergj Markoēit, e lindun mė 1932,

 bijė prej Pinēit, Shestan, tash nė Braticė, Ulqin.

Shėnoi S. Dobreci mė 22.11.2002.

 


 Vajtimi pėr Shaban Ahmet Zekėn (Qurkaj)*

 

Ēou pobro, t'u t'raft pika,

T'kanė ardhė djemtė nga Amerika;

Asht Bajram, e me festue,

Ti je nisė n'dhe t'zi me shkue.

Nji javė para kije n'Amerikė,

Patme bisedue

Si dona legjet e kėsaj rruge me gjanue,

Se vllaji jot Januzi nė ket rrugė

Fatkeqsisht pat marue.

Shuqur Zotit bashkėshortja Sanija pat shpėtue,

Pėr hatėr tė fėmijėve me jetue.

Nuk po t'tham gja ma gjatė;

Familjes i dhantė Zoti kivet,

E ti pobro paē rahmet.

 

*Shabani vdiq mė 31.1.2004 nė mėnyrė tragjike nė rrugė tė Zogajve (Ulqin) dhe u varros ditėn e Bajramit, mė 1.2.2004. Edhe i vėllai Januzi vdiq nė tė njėjtėn rrugė para 10 vjetve. E vajtoi Zef Lubi Gjokaj, pobroja i tij, i cili vetėm pėr kėtė rast erdhi prej Njujorkut, ShBA.   


  

Kėnon blega

 

Kėnon blega*, zįnė nė male,      

Menon se s'e nijen kush-ė,

Gjidh** ushtria p'e nigon-ė,

Sa mirė blega po kėnon-ė.

Kush ösht trim, e kush ösht djalė,

Me e zįnė blegėn nė mal-ė.

Gjon Petrika trim e i mirė,

Aj kje trim e aj kje djalė,

Aj e zu blegėn nė mal-ė,

Pėr flok'sh  po e hjek rrėshqįnė.

Mos hiq trim e i pa gįn-ė,

Se unė nuk jam bi e shkret-ė,

Por e kam e nji vėllā.

Ku e ke, ti mos e paē-ė.

Mos ma nem, goja t'u thathtė.

N'atė ushtri e kam diku-ė,

Amanet, emnin, si i thonė?

M'i thonė Gjon e Gjon Petrika.

A ti je, e zeza motėr?

Unė jam, o Gjon vėllā-ė.

E t'u kapen ngryka, ngryka,

Si motra e me vėllā-ė.

Tė dy plasen tue kjā-ė.

Ku rā blega bini shega,

Ku rā Gjoni bini thtoni.

 

*Blega  ēobaneshė, bareshė

** Nė tė folmėn e Shestanit, nė vend tė dh pėrdoret ll.

 

Shėnoi Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolonj, shestanas, Fusha e Tivarit (3.7.2002)