Shkruan Gjekė Gjonaj

 

Pasardhėsit e kontėve tė Ljares

 

E vetmja familje shqiptare nė Mal tė Zi, ndoshta edhe nė Shqipėri, e cila trashėgon titullin kont ėshtė familja e Nikė Mark Junkut, me prejardhje nga Dobreci, lokalitetit i Ljares, Krajė, e cila tani jeton nė Gaē tė Ulqinit. Sipas njė dokumenti i cili ruhet me kujdes nė arkivin personal tė kėtij kryefamiljari dėshmohet se titullin e Kontit tė Ljares Junkut, H.K*, ia dha Helena, mbretėreshė e Serbisė, Duklės, Shqipėrisė dhe Dalmacisė, nė vitin 1290. Ky titull erdhi pas mikpritjes sė ngrohėt, njerėzore e tė veēantė qė kjo familje ia bėri kėsaj mbretėreshe. Ajo e mahnitur  me  pritjen bujare e fisnike dhe me respektin qė i bėri kjo familje e stolisi atė me kėtė titull  aristokratėsh evropian.

Sipas gojėdhanės dhe dokumentit qė ne posedojmė, nė atė kohė mbretėrtesha Helena, e cila ishte nisur pėr nė Tivar, pėr shkak tė motit tė lig u detyrua tė kėrkojė strehim nė Ljare. Gjatė qėndrimit tė saj nė Ljare u mirėprit nga tė gjithė banorėt tek tė cilėt ajo u strehua, sepse shestanasit e kranjanėt  shquheshin pėr mikpritje, bujari e respekt. Njė mikrpitje tė ngrohtė e gjeti edhe nė familjen e Junkut nė Dobrec (Nrobec ose edhe Drobec, siē e quajnė vendasit), ku qėndroi nja tre muaj. Tė parėt tanė pėr ta shėruar Helenėn presin mėzatin dhe e mbėshtjellin atė nė lėkurėn e tij.  Pas disa kohe Helena pėr fat  tė mirė shėrohet. Dhe ajo nė shenjė respekti e mirėnjohjeje, familjen tonė e stolisi me titullin e lartė tė Kontit tė Ljares, kurse pėr stemė tė bujarisė - kokėn e mėzatit. Kėtė stemė e kemi patur deri vonė tė gdhendur nė pragun e sipėrm tė derės sė shtėpisė, thotė bashkėbiseduesi ynė Nikė Junku, njėri nga pasardhėsit e kontėve tė Krajės.

Ai na njofton se familja e tij posedon 6 dokumente, tė cilat patėm rastin t'i shohim edhe unė dhe dr. Simė Dobreci gjatė viztitės sonė kėsaj familje fisnike, e cila sot e kėsaj dite e kultivon dhe  ruan gjuhėn, veshėn, doket, zakonet dhe traditėn e tė parėve tė saj. Por, pėr fat tė keq, nga ato dokumente kuptuam shumė pak, sepse nuk ishin tė pėrkthyera nė shqip. Ndoshta, sė shpejti edhe kjo punė bėhet. Kėtė mbi tė gjithė e dėshirojnė familja e Nikė Junkut. Dėshmitė e para, vazhdon rrėfimin Nika, nuk i kemi, sepse shtėpia jonė u dogj dy-tri herė, si pasojė e luftėrave midis malazezėve dhe turqve. Disa dokumente kanė humbur falė kopilisė sė Nikolla Dobreēiqit (Stanishiq), sekretar i krajl Nikollės, njėheri edhe prift (ipeshkėv) nė Ipeshkvinė e Tivarit dhe kushririt tonė Malo Kolės, kryetar i komunės nė Shestan. Kėta tė dy ia kėrkojnė gjyshit nė besė tė Zotit pėr t'i parė dokumentat dhe portretin e Gjergj Junkut. Kėtu duhet tė shtoj, se Gjergj Junku ishte i familjes tonė dhe kishte kulturė e arsim tė lartė fetar. Papa i atėhershėn e shpalli ipeshkėv nė moshė shumė tė re, kur kishte 30 vjet, ēka ishte jasht rregullave kishtare; ai kryesoi iveshkvinė e Pultit, Lezhės, Shkodrės dhe tė Tivarit, ku dhe vdiq (mė 1787). E gjyshi, besimtar, ua jep disa nga ato dokumente bashkė me portretin e Gjergj Junkut. Mirėpo, ata tė gjitha kėto nuk i kthyen mė, tregon me keqardhje Nika. Sipas njoftimeve tė tij kėto dokumente bashkė me portretin e Gjergj Junkut nuk janė nė Argjipeshkėvinė e Tivarit, por ndodhen nė muzeumin e Londrės, megjithėse pėr kėtė nuk posedon  dėshmi tė saktė. Nga ky rast kjo familje dokumentet e mbetura tė parėve tė tyre i ruan si sytė e ballit dhe nuk i qet jashtė pragut tė derės sė tyre, por askujt  nuk ia mėsheh ato.

Vėllazėria e Junkajve nė Dobrec tė Ljares ka edhe njė historik tė pasur dhe mjaft interesant. Ajo, siē pohon bashkėbiseduesi ynė, u krijua nga fundi i shekullit XIII nė Dobrec tė Ljares, prej ku mė vonė shpėrngulet, u shpėrndanė nė Ulqin, Shkodėr, Zarė, Beograd, Kroaci, Francė, Gjermani, Hungari dhe nė Amerikė. Njė djalė i fisit tonė, tregon Nika, nė qytetin Essek tė Hungarisė dashurohet nė njė vajzė konteshė me tė cilėn vendos tė martohet. Ai pėr t'ia arritur kėtij qėllimi u detyrua t'u shkruaj letėr farefisit tė tij nė Dobrec, tė cilėt ia ēojnė dokumentin dėshminė, tė nėnshkruar dhe tė vulosur nga disa autoritete tė larta kishtare. Dhe kėta tė dy martohen, por pėr fat tė keq nuk patėn pasardhės, thotė Nika. 

Familja e Nikė Junkut pėrveē kėtyre dokumenteve pėrcjell nė brezin e ri tė gjitha ato vlera njerėzore qė i ka trashėguar nga tė parėt e tyre.

*Inicialet e tė zotit tė shtėpisė tė familjes Junku nė atė kohė.