Nota e letra diplomatike pėr dorėzimin e Ulqinit Malit tė Zi (3)

 (Vazhdim prej numrit tė kaluar)

 

 

Letra e knjaz Nikollės madhėrisė Boshan Sejmur, vice-admiral, komandant i flotės sė kombinuar; Cetinė, mė18/30 nėntor 1880.

Shkėlqėsi, mbas shumė ngatrresash, ēėshtja e Ulqinit u krye dhe mori njė zgjidhje tė kėnaqur. Mali i Zi u falenderohet pėr dashamirėsinė e Fuqive tė Mėdha, qė e pėrkrahen me gjithė shpirt iniciativėn e Britanisė sė Madhe me njė pėlqim tė plotė nė tė gjitha variantat pėr kėtė ēėshtje.

Kjo marrėveshje u realizua mbas sundimit nė ujnat tona tė flotės sė kombinuar, e vendosur sipas komandimit tė eksenelcės Tuaj, qė keni pėrkrahur tė drejtat tona; eskadrat evropiane nuk kanė qenė tė thirrur tė veprojnė me masa shtėrngimi: vetėm prania e tyre ka mjaftuar qė tė arrihet qėllimi i propozuar prej kabineteve evropjane.

Duke qenė nė gjendje pėr tė ēmuar vlerėn e tė gjitha punėve tė tjera, si dhe pėr rolin e randėsishėm qė luajti flota e kombinuar pėr pėgatitjen e pėrfundimit tė kėsaj ēėshtjeje, po e kryej njė detyrė tė kėndshme me shprehjen, zotri Admiral, tė mirėnjohjes time tė thellė, dhe Ju lutem qė ndjenjat e mia tė ia u pėrcillni kolegėve tuaj. Pranoni... Nikolla   

 

Vice-admiral Sejmur, komandant i flotės sė kombinuar: kondra-admiralit Lapon, komandant i divizionit detar francez, nė luftanien Monarch, nė gatishullin Teodo, mė 2 dhjetot 1880.

Zotėri, jam i nderuar t'i dėrgoj Ekselencės Tuaj, sipas dėshirės tė Princit tė Malit tė Zi, kopjen e njė letre tė Lartmadhėrisė sė Tij, ku shprehen falenderimet e tija pėr bashkėpunimin e bėrė nė lidhje me ēėshtjen e Ulqinit, pėr praninė e flotės sė kombinuar nė kėto ujna. Propozoj qė t'i shkruhet Princit pėrgjigjja e pėrshtatshme. Kam nderin ... Beauchamp Seymour, vice-admiral, kryekomandant

 

Shpallja e Dervish Pashės pėr ulqinakėt: Ulqini me rrethinė t'i dorėzohet Malit tė Zi

Mė 25 nėntor 1880

Ulqinakė, transferimi i Ulqinit nėn qeverinė e Malit tė Zi ėshtė obligim qė rrjedh prej traktateve. Kėtė vendim, qė Qeveria u desh ta pranojė, rrjedh pas hapave qė tash janė realizuar dhe pėrsėritur prej Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk ka pasur mundėsi tė ndryshohen e as tė shtyhen. Interesat e shpėtimit tuaj u sugjerojnė qė shpejt t'i nėnshtroheni kėtij vendimi. Nė qoftėse provoni tė shtyni nė pambarim faktin qė rezulton prej traktateve e prej rrethanave, nė qoftėse pėrkrahni kurdisjet e intrigave tė grupeve tė njerėzve dashakeq, qė kėrkojnė tė pėrfitojnė me shtyrjen e ēėshtjes, do tė jeni pėrgjegjės para Zotit e para Padishahut, qė nuk i keni ndigjuar urdhėrat eminente tė sovranit tonė; atėherė do tė jetė i nevojshėm dėnimi sipas Padishahut dhe sipas ligjit. Me njė fjalė, njė qoftė qė nuk doni tė dorėzoni Ulqinin, ashtu si patėt vepruar pėr Guci-Plavė, e mandej pėr Hot, Grudė e Kelmend, unė po ju paralajmėroj, qė aty ku ka mbėrritė kjo ēėshtje, e tashmja nuk mund tė krahasohet me kohėn e kaluar. Duke u mbėshtetur nė vendimin e shtetrrethimit tė shpallur, kryekomandanti ėshtė fuqiplotė dhe ka tė drejtė tė trajtojė rreptėsisht dhe nė ēdo mėnyrė ata dashakeq qė kundėrshtojnė urdhėrat e pushtetit. Po u thrras edhe njėherė qė t'i nėnshtroheni vendimit pėrfundimtar tė Qeverisė imperiale.

Do tė ju lajmėroj pėr bartjen e familjeve qė dėshirojnė tė tėrhiqen mbrapa kufijve tė rinj nė tė njėtėn kohė me trupat imperiale. Po ju sigoroj pėr personat qė dėshirojnė tė tėrhiqen mbrapa  shenjave tė reja tė demarkacisė, sipas urdhėrave tė Madhėrisė sė Tij, tė shpėrngulurit do tė marrin shtėpia banimi, troje tė mjaftueshme, tė gjtha ndihmat e mjaftueshme pėr tė kompenzuar krejt dėmet, vėshtirėsitė e ndryshme gjatė emigrimit tė tyre.

Njė qoftė se do tė vazhdoni tė manifestoni kundėrshtimin me ngulm, pa i marrė parasysh tė gjitha pėrparėsitė favorizuese qė mund t'i keni, si dhe nė qoftė se nuk i pranoni kėshillat atėrore qė po ju drejtoj, unė do tė dij t'i kryej obligimet e mia tė lidhura me funksionet qė mė caktoi Qeveria imperiale. Momentalisht do tė pėrdoroj mėnyrat e shtėrngimit, ashtu si m'i urdhėrojnė Padishahu dhe ligji, kurse faji dhe pėrgjegjėsia do tė mbeten plotėsisht nė anėn tuaj. Do tė dėnohen gjithashtu edhe tė gjithė ata qė do t'i shkaktojnė pengesa kėtyre

 

 

Urdhėrave tė autoriteteve, pra ata qė u japin ndihmė ulqinakėve dhe i inkurajojnė qė tė kundėrshtojnė me resistencė, ēka ėshtė e dėmshme pėr ata dhe pėr Qeverinė.  

 

Prej frangjishtes: Gjoka i Palės  Gjokės Zefit Gjokė  Stanaj, Braticė, Ulqin