Shkruan: Gjekė Gjonaj
Baca Kurti - krenaria e Malėsisė
Ndėr personalitet mė tė
shquara tė Malėsisė pa dyshim radhitet edhe Baca Kurt Gjeka (Gjokaj). Lindi
rreth vitit 1807 nė fshatin Mileshė - Grudė, nė njė familje patriarkale,
por me traditė bujare. Me kėtė burrė nė zė pėr trimėri dhe menēuri
krenohet jo vetėm fisi i tij por edhe fiset e tjera tė Grudės, Hotit,
Triepshit e Kojės. Ai u shqua pėr urtėsi, trimėri, burrėri, zemėrbardhėsi,
veēmas pėr atdhedashuri, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė histrorinė
tonė kombėtare. Ky personalitet i madh popullor i Malėsisė gjatė gjithė
jetės sė tij i shėrbeu mbrojtjes sė Grudės dhe tokave shqiptare nga oreksi
shoven. Nuk u pajtua me vendimet e
padrejta tė Fuqive tė Mėdha nė Kongresin e Berlinit pėr t'i dorėzuar Malit
tė Zi krahinat shqiptare tė Hotit, Grudės, Plavės, Gucisė, Kastratit etj.
Ngriti fuqishėm zėrin edhe pėrmes
protestave kundėr padrejtėsive qė i bėheshin popullit shqiptar, duke u pėrpjekur
tė mbroj tėrėsinė e atdheut tonė dhe duke e ngritur problemin edhe nė
qarqet e ndryshme diplomatike. Pati nderin tė jetė i pranishėm nė organizatėn
kombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombit shqiptar, e njohur nė
histori si Lidhja e Prizrenit. Kur knjaz Nikolla i Malit tė Zi dėrgoi ushtrinė
me shkelė tokat shqiptare qė ia kishte dhuruar Kongresi i Berlinit, krisi
pushka prej njė skaji tė Malėsisė nė tjetrin, e Baca Kurti
me krenėt e tjerė tė Malėsisė organizoi rezistencėn kundėr Malit tė
Zi dhe kundėr padrejtėsive tė Europės. Nuk pranoi shitjen e tokave shqiptare
nė pazarin e diplomacisė europiane. Me malėsorėt
e Shqipėrisė sė Veriut, me luftėn qė bėnė kundėr Malit tė Zi nė mbarim
tė shekullit XIX, shkruan njė faqe tė artė nė historinė mijėvjeēare tė
kombit tonė. Po pėrmendim kėtu
fjalėt e tij drejtuar bashkėvendasve pėr mbrojtjen e Urės sė Rzhanicės nga
ushtria malazeze: Vėllazėn, anmiku po na mėsyen! Kush don me dekė sot pėr
vend tė vet dhe pėr nder tė armėve tė veta, tė vinė pas meje! Dhe ia
arriti t'i mobilizoj jo vetėm pjesėtarėt e fisit tė tij, por edhe tė
fshatrave tė tjera tė Malėsisė tė moshės 7-70 vjeē, tė cilėt e detyruan
ushtrinė malazeze tė kthehej mbrapa.
Pėr trimėrinė e Baca Kurtit populli i ka kėnduar kėngė tė ndryshme, ndėr tė cilat veēojmė:
Baca Kurtit, Krajl Nikolla
ja pat ēue njė shumė tė
holla,
ēka i tha Baci shpi
dajllare
hajt e kėqyr do tjera
halle
se s'e shes tokėn me pare.
Studiuesi i njohur dr. Musa Kraja nė monografinė kushtuar kėsaj figure tė njohur tė popullit shqiptar shkruan se personaliteti i tij nė Grudė e mė gjerė nė Malėsi ishte i njė rėndėsie tė veēantė si burrė nė zė, i urtėsisė, trimėrisė, i komunikimit tė ēiltėr, qė gėzonte dashuri dhe respekt masiv nė tė gjitha moshat. Ai ishte njė pėrfaqėsues i denjė i Malėsisė qė e shfrytėzoi rrugėn e Kuvendin e Prizrenit pėr t'u njohė, shkėmbyer mendime, e pėr tė mėsuar prej burrave mė tė shquar tė kombit tė vet.
Ky personalitet kombėtar vdiq nė vitin 1881. Thuhet se ka qenė i helmuar nga dora kriminale e pushtuesit. U varros me nderime nė Kishėn e Sh'Mhillit, Milesh, por vepra e tij mbeti e pavdekshme dhe e pėrjetshme.
Vajtimi pėr Baca Kurtin*
Gjokaj, ju trima si zana,
T bushun kraht me nishana,
Tye luftuo kudra anmikut,
I patėt zemrat prej ēelikut.
Ini kjźn kini me kjźh,
Gjithmon pėr ner ini pėrmen.
Si Shqiptar zemrat kulluo,
Ska muj kush mev tralltuo.
Baca Kurtit, Knjaz Nikolla,
Ja pat ēuo ni shum met holla.
Ēka i tha Baci, shpi dajllare,
Kqyrni e kryeni tjera halle,
Se nuk shes vźtin pėr pare.
Baca Kurti, aj daji,
Ka lan ner ėn tan Malsi.
Gjokaj, ju trima me zėbėr,
Me u pėrmźt muo sma lshon goja,
As mu luvduo sāsht nevoja,
Se u ka neruo komi i Shqiptarve,
Trimnit tueja e punte sparve.
Me da tmirat, me jav kalxuo,
Tepėr shum kish me vonuo,
Por pėr t shkurt jav fola hakun,
Gjithmon kjet ju shpat pėrgjakun.
E vajtoi Tomė Bishi Ivezaj, njė ndėr vajtorėt mė tė spikatur tė Malėsisė, i cili ka thirrė vaj 35 vjet. Kėtu u botua njė pjesė e vajtimit.