Ali Gjeēbritaj

Hajredin Muja  poezi

Njė zė nga mėrgimi

 

Kohė mė parė dual nga shtypi pėrmbledhja e parė me poezi e poetit nga Kraja Hajredin Muja. Pėrndryshe, Muja me shkrime ka nisur tė merret qysh nė bankat e shkollės fillore, tė cilat nuk i ka ndėrprerė asnjėherė,  edhe pse tash sa vite jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vjershat e kėtij poeti shumė kėngėtarė i kanė shfrytėzuar si tekste pėr kėngėt e tyre nė muzikėn popullore tė pėrpunuar dhe muzikė tė lehtė. Autori veprėn Njė zė nga mėrgimi e ka ndarė nė katėr kapituj, tė cilėt i titullon: E kujtoj vendlindjen, Mes meje e teje, Njė frymė nga mali dhe Ē'ti bėj zemrės. Nė poezitė e Mujės dominojnė motivi i dashurisė dhe ai patriotik. Malli pėr vendlindjen e mundon poetin mėrgimtar. Nė njė strofė tė vjershės kushtuar vendlindjes sė tij, Ftjanit, shprehet:

E kujtoj vendlindjen, vendin ku jam rritė,

Male e kodrina i kujtoj ē'do ditė,

Nė mėrgim kujtimet i ruaj me freski,

Kujtoj edhe ditėt kur kam qenė i ri.

ose

Ato gurė tė ėmbėl gjithėmonė i kujtoj,

Ata male t'larta kurr smund ti harroj... 

Motivi patriotik zė njė vend tė veēantė nė vjershat e poetit. Po veēojmė poezitė: Atdheu, Ora e Shqiptarisė, Kosovės, Tivarit... Ja si shprehet poeti nė vjershėn Atdheu:

Atdheu ėshtė traditė, histori, thesar e kulturė,

Me dy ngjyra tė pėrjetėsuara nė flamur

ose

Atdheu ėshtė: djep e ninullė e vazhdimėsisė  ku zogjėt e shqipės melmejnė e kėndojnė...

Nė poezinė Tivari poeti Muja shprehė dhėmbjen e madhe tė masakrės sė Tivarit:

Ah njėhėrė njė korb i zi i Shumadisė

Kishte msy toka e kulla t'shqipėrisė

Kishte mbledhur djemt e shqipės derė pėr derė

Pėr shumė kulla mos me pasė ma kurrė pranverė.

Ah mallkuar qofshin ata qė e sajuan

Mallkuar qofshin ata qė heshtėn e qė e lejuan...

Liria, idila fshatare, bukuritė e natyrės kėndohen nga poeti me ndjenjė tė pastėr dashurie:

Qiellit fluturova po si zogu n'fletė,

S'lash vend pa kėrkua, por s'mujta me t'gjetė

Edhe kur tė gjeta fjetur buzė njė lumi,

Desha t'pėrqafoja, por me zuri gjumi.

Gjuha qė pėrdor poeti herė na del arkaike e herė letrare. Kjo varėsisht nga tema qė trajton i nė poezitė e veta. Lexuesi nė kėtė vepėr do tė takohet me vargje qė kanė rimė dhe muzikalitet, andaj mund tė thuhet se janė tė kapshme pėr secilin lexues.

Recenzent i librit ėshtė poeti Ibrahim Berjashi, ndėrsa redaktor teknik Qazim Muja. Libri ėshtė botuar nė Nju Jork, SHBA. Poeti ia dhuroi 100 copė shkollės fillore nė Krajė, si ish-nxėnės i saj, nė shenjė nderimi. 

 

 

Amaneti i Faik Konicės

(1875-1942)

I shumėnderuari Noli,

Ndėrroi jetė me mendimin se ti je njeriu qė mė ke kuptuar mė mirė nė kėtė botė. Nuk do tė mė tretė dheu nėse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i Vogėl dhe gjithė ata qė e quajnė veten shqiptarė nuk do tė ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė. Kam lėnė mėnjanė edhe harxhimet e rrugės pėr trupin pa jetė dhe shumėn pėr dy metra vend nė Shqipėri. Mbyll sytė se do tė ma kryeni kėtė amanet. 

 

 


 

KĖSHILLAT E FAIK KONICĖS -  njė gazetari*

 

I dashur mik, nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha, Shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė. Nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė po libėr. Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė. Nė e shtypsh me letra tė trasha, do tė thonė se je 'hamall' e kėrkon tė tė mushėsh vent. Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr tė gjithė Shqiptarėt. Nė shkrofsh gegėnisht prap ashtu. Nė shkrofsh njė gjuhė tė pėrzjerė me tė dyja, gjysėm gegėnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė ''ēervish''. Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė kur vendi ndodhet nė rrezik. Nė shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se prish punė duke egėrsuar qeverinė. Nė folē butė pėr Turqinė, je i paguar prej Sulltanit. Nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė japė Sulltani tė holla qė ta pushosh gazetėn.

Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė qė aqė njerės duan zgjimin e Kombit Shqipėtar. Nė gjefsh tė holla, je intrigan a i shitur. Nė folē pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thonė se je djalė e kėrkon gjera qė duheshin gatitur njėqint vjet mė parė. Nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi ta shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė tonė duke venė vendin nėnė hien tė njė Fuqisė sė Madhe, s'qenke shqiptarė i vėrtetNė folē mirė pėr Shqiptarėt e Krishterė, hidhėrohen Shqiptarėt Muhamedanė. Nė folē mirė pėr Muhamedanėt, hidhėrohen tė Krishterėt. Nė folē mirė pėr tė Krishterėt e pėr Muhamedanėt qė janė Shqiptarė tė mirė, e liksht pėr tė liqt, atėherė do tė hidhėrohen tė gjithė. Aqė pėr sot se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

*Faik Konica ka botuar nė tė pėrkohshmen ALBANIA me datėn 15/09/1901, kėshilla njė djali qė donte tė botonte gazetė nė Misir (Egjypti i sotshėm).

                                            

Zgjodhi Nikė Palkola, prej Kllezne, Ulqin, tash nė Nju Jork