Shkruan Gazmend Ēitaku

         Nė Risanin e mbretėreshės Teutė

 

Mė 29 tetor 2003. Pėr sot kisha planifikuar tė bėja rrugė drejt gjirit tė Bokės sė Kotorit pėr disa punė personale. Plani ishte qe tė nisesha sa mė heret; obligimet duhej t'i mbaroja kah ora dymbėdhjetė (mesditė).

Dėshira e kahmotshme qė tė vizitoja Risanin dhe mozaikun e tij tė famshėm tani duhej tė bėhej realitet. Me qėllim tė mirė i kisha premtuar edhe axha Hajros (Ulqinakut), qė nė Risan do tė shkonim sė bashku, unė, ai dhe babai im. Por plani qė tė shkojmė bashkė nuk u realizua.

Mozaiku nė Risan 01U nisa kah ora tetė tė mėngjesit, dhe tėrė rrugės nė mendje mė vinin skena historike tė luftėrave iliro-romake. Mė pėrfytyrohej mbretėresha Teutė, qė me guximin e saj tipik iliro-shqiptar, t'i kundėrshtohej Perandorisė Romake, edhe pse atėherė Roma ishte superfuqi. Mė kujtohej fėmijėria kur babai ēdo verė qė shkonim nė Ulqin, mė merrte me vedi nė Kala, e atje mė tregonte histori pėr Kalanė mijėvjeēare tė Ulqinit. Mė tregonte se si kėtu dikur kishte jetuar edhe mbretėresha Teutė, dhe se kodra pėrballė Kalasė, e cila quhet Pinjesh (124 m), fare lehtė mund ta kishte marrė emrin e djalit tė Teutės, Pinesit. Sipas disa tė dhėnave, ēka besoj se ėshtė e vėrtetė, Teuta kishte ikur mu nga Ulqini pėr nė Risan, kur ushtria e saj nuk kishte patur mė mundėsi qė t'i bėnte ballė Perandorisė Romake. Kėtė ikje mund ta kishte bėrė nėpėrmes njė tuneli nėntokėsor, i cili lidhte Kalanė me kordėn e Pinjeshit. Dhe, mu nga kjo, mundet qė kodra kishte marrė emrin e Pinesit, tė birit tė Teutės. Ēfarė kėnaqėsie ndieja atėherė, isha kre-nar qė ndodhesha nė njė vend, ku ēdo gurė mund tė tregonte ndonjė histori. Babai mė tregonte ndodhi, legjenda, histori tė ndryshme lidhur me mikrotoponime tė posaēme brenda Kalasė sė Ulqinit, e unė pastaj ato i rirrėfeja shokėve tė mi, tė cilėt mė dėgjonin me vėmendje. Mblidheshim shokėt dhe shkonim nė mėny-rė tė organizar nė Kala, si njė ekspeditė e vėrtetė arkeologjike. Bėnim 'eksplorimin' e Kalasė, kėrkonim gjurmėt e pazbuluara deri mė tani, kėrkonim shpellėn, sajonim legjenda, e pėrjetonim momente tė paharruara.Mozaiku nė Risan 02

Mbretėresha Teutė ishte shumė guximtare; duke analizuar, nuk e di se ēfarė, fėmijėrinė time apo njė pjesė tė historisė sonė kombėtare, pėrpara meje u shfaq tabela ku me gra-fema tė mėdha shkruante nė gjuhėn malazeze informata se edhe 1 km mbėrrija te mozaikėt e famshėm tė qytetit tė Teutės. Njė e rrėnqethur me kaloi dhe zvogėlova shpejtėsinė, tani nėpėr mendje mė kalonin pyetje KU? SI? ĒFARĖ? Ndalova tė pyes se si tė orientohem dhe se si ta gjej kėtė lokalitet. Vendasit ishin shumė tė sjellshėm dhe menjėherė mė kėshilluan se nga tė shkoj dhe pas spjegimit detal, mė mirė se nė ndonjė hartė topografike, para meje u shfaq kom-pleksi i famshėm i mozaikut. Shtanga. Ishte njė vend mjaft i madh, pėrafėrsisht 30 m me 30 m, dhe qartė shihej ndarja hapsinore e objektit qė dikur kishte qenė njė ndėrtesė e madhe. Pasiqė askush nuk ishte i pranishėm aty qė tė mė shpjegonte ndonjė gjė rreth kėtij vendi apo sė paku vetėm t'i hapte dyert (siē ndodh edhe nė Kalanė tonė), unė u detyrova qė tė kaloja rrethojėn e cila nuk ishte shumė e lartė, nė njė vend arrinte 1m lartėsi. Papritmas u gjenda brenda, dhe ja njė mozaik, mora aparatin fotografik dhe i bėra disa fotografime; isha i gėzuar qė mė nė fund edhe unė, kush e di se i sati me radhė, zbulova mozaikėt e famshėm. Nė anėn tjetėr shiheshin gu-rėt Risankapital tė latuar bukur dhe tė ven-dosur pa ndonjė paramendim, do t'i fotografoj edhe ata thashė. Duke u afruar mė befasoi shfaqja e mozaikut tjetėr. Opa, nuk qenka vetėm njė por disa!  dhe tani isha edhe mė i gėzuar. Bėja foto pandėrprerė dhe nė fund, si do fati vetė, mozaiku mė i bukur. Njė engjėllushė e shtrirė. Padyshim mozaiku mė i bukur, e unė paramendoja mbretėreshėn Teutė nė kėtė mozaik. E pse jo, kur dimė qė ajo kishte jetuar nė kėtė vend. Kėshtu bredhjes sime nėpėr histori dhe nėpėr gjurmė tė lashtėsisė sė Risanit i erdhi fundi. Ndjeja njė lehtėsim shpirtėror dhe ashtu i kėnaqur dhe krenar mora rrugėn pėr nė destinacionin e duhur. Nė mendje, disa sende  me dukeshin shumė mė tė qarta dhe isha shumė i lumtur pėr fotot qė kisha bėrė. Tani Bokėn e Kotorit e shiqoja nė njė mėnyrė tjetėr. E shiqoja me njė krenari qė ky vend nė vete mban gjurmė iliro-shqiptare, tė cilat nuk mund t'i zhdukė askush, madje edhe pse i mohojnė ato dhe i shfaqin si diēka tjetėr.