Larg ma livdojshin nji vashė

 

Larg ma livdojshin nji vashė-ė,

Larg e larg e pėr-te detit,

Pėr-te detit tri dit rrugė-ė,

Mė-so nanė si ta marrė-ė.

-Del tė dielen n'pazar-ė,

Vishe jelekun me arė-ė,

Blij nji barkė ė zana-tene,

Ven'ja rremat e shimshirit,

E dyrekt-ė prej kallamit,

Ven'ja velat prej munashit,

Ven'ja topat ballė nė ballė-ė,

Bjeri detit, del anej-ė.

Kur t'avitesh ndaj qytetit,

Nepi zjarm-ė topavet-ė.

Ata kanė-ė nji adet-ė,

Gjith dalin penxherevet-ė.

Ajo e para vashė qi t'dale,

Mos kujto se vasha jote,

Djali jem, kunata jote; 

Ajo e dyta vashė qi t'dale,

Mos kujto se vasha jote;

Ajo e treta vashė qi t'dale,

Mirė kujto se vasha jote.

-Hajde vashė e zgjedh munash-ė.

S'kam nevojė, o pėr munash-ė,

Se kam babėn bylykbash-ė.

-N'daē munash, n'daē bumaxhi-ė,

S'kam nevojė pėr bumaxhi-ė,

Se kam vllanė, o reshperi-ė.

Vasha tuj u reshperue,

Barka nisi me u largue.

Vasha sytė-ė plot me lot-ė,

Djali zemrėn e tij plotė.

 

Kėndoi Nuro Milla, Ulqin.

Shėnoi Ruzhdi Hasanaga, mė 6.12.1983. 

 

 

 


 

 

Mbishkrimi* nė njė varr nė Prizren:

 

KETU PUSHON FILJA E UKES ZEF (TOĒES)

LEU ME 16 TETUER 1901,

VDIĒ ME 29 SHTATUER 1921

 

N'kohė ma t'mirėn t'vajzniis

Filja e Ukės sod ndroj jetė;

Tuj kenė shembulli i pastriis

Vllaan e nanėn shkoj me gjetė.

 

Ku e pata kėt rrezik

Me mblu baba fėmit n'dhe

Me ditė t'soēme un jam fikė

E nuk m'met asnji pėr bee.

 

Ah! ti moj morde, moj katile,

Shum rrenime bone n'fėmii,

Ti na more t'shkretėn File

E keshtu m'lee me duer n'gji.

 

T'lutem Babė mos m'u idhnue

Malli i Vllaut fort m'ka mollisė

Te nanė zeza du me shkue

Me ditė t'soēme t'kam braktisė.

 

*Marrė prej gazetės BUJKU, 21.3.1997/13.

Zgjodhi Prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė.

 

 

 

 


 

 

 

Pak krypė

 

1.Vetėm nė njė rast nuk duhet tė kemi frigė se mos e fyejmė shokun  atėherė kur i thona tė vėrtetėn, nė ē'mėnyrė edhe i tregojmė besnikėrinė (Ciceroni).                                                                                                                                                                                                                                                                                   

2.Shumė interesante: mendja njerėzore ka kufi, kurse budallėku njerėzor ėshtė i pakufishėm (A. Dyma Biri).

3.Dinakėria ėshtė arma e injorantit, kurse menēuria arma e tė kulturuarit (Herakliti).

4.Thelbi i vėrtetė i njė miqėsie pėrbėhet nga pajtimi i plotė i vullneteve, shijeve, i mendimeve (Ciceroni).

5.Bota urdhėron gratė, ne urdhėrojmė botėn, kurse gratė na urdhėrojnė neve (Katoni).

6.Mos u lodh tė numrosh gabimet e mikut tėnd, sepse kėtė shėrbim e bėjnė me kėnaqėsi armiqėt e tij (N. Frashėri).

7.Pėr tė jetuar nė liri, duhet tė jeshė i gatshėm tė flijosh djersė e gjak (Ēerēili).

 

 

 


Ndihmuan Buzukun 13

* Antoni Kolės Lucit Nojės Kovaēi, Kodrat, Ulqin, tash n'Melburn, Australi

* Asllan Adem Fazli Ravja, Braticė, Ulqin, tash n'Paris, Francė

* Ejll Preē Zagreda, Reē, prej Nju Jorkut i kthyer n'Ulqin

* Ibrahim Daut Milla, MILLA Impex, Ulqin

* Maida Ceka Llolla, Ulqin, tash nė Amerikė

* Martin Bibaj, Shqipri, tash nė Melburn, Australi

* Preēi i Simės Jakė Junkut, Gaē, Ulqin, tash n'Amerikė

* Rasim Hamzė Bajrami Gjinaj, Braticė, Ulqin, tash n'Francė

* Rrok Latin Zagreda, Reē, Ulqin, tash Nju Jork

* Sylejman Cuf Fazli Ravja, Braticė, i kthyer prej Kanadės n'Ulqin

* Zefi i Palės Macit Nikės Simononj, Braticė, Ulqin

                                Redaksia ėshtė mirėnjohėse