Shkruan Gjekė Gjonaj

 

Veni vet kurkuj s'ja pėrngjet

 

Szlejman Ravja me familjeSylejman Cuf Ravja ishte  20 vjeēar kur e la Braticėn  Ulqinin me disa shokė tė tij pėr tė jetuar  pėrkohėsisht nė njė shtet tė Europės apo tė Amerikės sė civilizuar e me mendimin qė mbasi    rregullonte disa gjėra tė jetės  njė ditė tė kthehej pėrgjithmonė nė Ulqin.  Me largimin e tij  nga vendlindja para  katėr dekadash prindėrit dhe dashamirėt e tij i uruan udhė tė mbarė me dėshirė qė ta pėrcjellė fati i mirė kudo tė shkonte.  U nisė pėr nė mrėgim nė vitin 1961,  por pėr fat tė keq,   kapet nga forcat policore jugosllave nė kufi me Itali dhe vuan dy muaj burg. Meqė nuk e kishte kryer detyrimin ushtarak i kanosej rreziku pėr dėnim mė tė ashpėr, dhe pėr t'iu shmangur atij  mė 9 maj tė vitit 1962 u nis herėn e dytė pėr nė mėrgim. Sė pari mbėrrijti  nė Rijekė, prej ku  bashkė me  tre shokė tė tij nga komuna e Ulqinit udhėtuan nė kėmbė deri nė Trieste, tė cilėt me 14 maj tė po atij viti mbėrritėm nė Itali. Aty, nė kamp,  ndejtėn 13 ditė, prej ku edhe udhėtuan pėr nė Francė. Sylejmani strehohet te  motra nė Paris. Aty jeton tri 3 vjet, prej nga me ftesėn e bashkėvendasit tė tij  Gjergj Dobrecit, me tė cilin ishin rritė  sė bashku,  shpėrngulet  tek ai nė Kanada, mė 14 qershor 1965. Ditėt e para nė Kanada pėr Sylejmanin ishin shumė tė vėshtira, sepse vendi ku ishte vendosur bashkė me bashkėshorten e tij, me tė cilėn martohet  deri sa ndodhej nė Francė, ishte shumė i vogėl dhe tepėr i ftohtė. Gjuhėn nuk e dinte dhe vėshtirė gjendej puna. Njė muaj punoi  nėpėr rrugė, kurse mė pastaj  pėr gjashtė muaj punon si punėtor fizik nė shinat e trenit. Po aq kohė punon si miner, pastaj punėsohet  nė fabrikėn e automobilave “Krajzer” nė Vindzor, ku qėndron plot 14 vite. Mė vonė pėrcaktohet pėr tregėti, bashkė me njė ortak blen njė restorantė nė Amesburg,  25 kilometra jashtė Vindzorit . Pas tetė vitesh, mė 1988  blenė njė motel  nė Vindzor dhe tri shtėpi, dy prej tė cilave i jep me qira. Gjatė tėrė kohės sa ishte  nė emigracion  ndiente  nostalgji tė madhe pėr vendlindjen e tij Braticėn,  pėr urat , pėr Mulinėn,  pėr pyjet , pėr kaldrėmet e  Ulqinit, pėr shokėt dhe shoqet me tė cilėt i kishte kaluar  ditėt e vegjėlisė dhe  tė rinisė. Vazhdimisht kishte dėshirė pėr t'u kthyer nė vendin e vet, por  kėtė s'mund ta bėnte pa dalė nė pension dhe pa e rregulluar jetesėn. Me kalimin e viteve nė mėrgim  Sylejmanit i shtohej edhe maraku pėr vendlindjen e tij, pėr , siē thotė ai, rrugėt e Braticės, pėr livadhet e Ulqinit  e besa edhe pėr vashat e bukura ulqinake. Tė gjitha kėto dhe shumė kujtime tė tjera nga rinia e tij i shihte nė ėndėrr, shpesh i kujtoheshin edhe  kur ishte i zgjuar. Nuk i pėlqente tė jetonte atje, sepse e kishte tė vėshtirė t'i edukojė familjen  ashtu siē e kanė edukuar atė prindėrit e tij. Mėnyra e jetesės  atje  ishte mė e fuqishme se sa dėshira e tij. Mundohej  t'u flasė fėmijėve shqip, t'i mėsojė ata pėr  traditėn shqiptare. U thoshte qė krahas shkollimit nė gjuhėn angleze tė mėsojnė edhe pėr historinė e  kombit tė vetė, por edhe tė martohen me shqiptarė dhe shumė ēka tjetėr nga tradita jonė. Kėtė e bėnte jo pse ishte konzervativ, apo  primitiv, por kishte dėshirė qė fėmijėt e tij  tė mos asimilohen. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore qė pas 42 vitesh  tė kthehet pėrsėri nė vendlindje. Fėmijėt e rritur dhe bashkėshorten e parė i la nė Kanada, ndėrsa  ai  nė qershor tė kėtij viti bashkė me bashkėshorten e tij tė dytė Xhemilen dhe me djalin Cufin erdhi nė Pinjesh, Ulqin. Aty ka punuar njė shtėpi tė mrrekullueshme, ku mendon t'i kalojė ditėt e pleqėrisė.  Djalin e ka rregjistruar nė klasėn e pare tė fillore nė gjuhėn shqipe. Cufi shtatėvjeēar edhe pse ka vetėm  disa muaj qė ka ardhė nga Kanadaja shqipen e flet  pothuaj njėsoj si anglishten.  Mėsuesi i tij Selim Tula deri mė tani e kishte notuar me pesėmbėdhjetė pesa. Ishte kėnaqėsi ta dėgjosh Cufin e vogėl se sa bukur lexon dhe reciton shqip.Vėrtet u kėnaqėm unė dhe dr. Simė Dobreci,  se sa bukur ai i shqiptonte fjalėt shqipe. Por, natyrisht, kėnaqeshin  shumė mė tepėr,  prindėrit e tij. Ky mė ka pru kėtu, tha Sylejmani duke treguar me gisht nė tė birin.  U ktheva nė Ulqin  nė mesin e njerėzve tanė me mendimin se do tė mund ta edukoj  djalin tim tė vogėl ashtu siē kam dėshirė unė, thotė Sylejmani.

Ky shqiptar u rrit me bukė kollomoqi , vajti nė emigracion, jetoi atje plot 42 vite dhe me kapitalin e tij u kthye nė vendlinje qė sėrish  tė ushqehet me bukė kollomoqi, e cila  tani pėrdoret mė tepėr si specialitet. Kudo vajti  vendin e vet nuk e gjeti. Vendlindja pėr tė ishte dhe mbeti misiri i kėsaj jetė, ose, si tha Sulejmani, veni vet kurkuj s'ja pėrngjet.