Jam ai qė jam

 

Jam ai qė jam

Tjetėr s'dua tė jem

Maskat i urrej

Pranė s'dua t'i kem.

 

Nuk dua tė shtirem

E as tė emitoj

Jam ai qė jam

Nuk dua tė ndrroj.

 

Si hije fantazma

Ndrrojnė trajta e ngjyrė

Herė tė duan e herė tė shajnė

Me maskė nė fytyrė.

 

Dua tė kėndoj

Kėngė nga shpirti im

Jetėn tonė tė lirė

Unė kam inspirim.

 

Ata qė gėnjejnė

Dhe flasin pėrēartė

Largė dua t'i kem

S'dua t'i kem pranė.

 

           Igballe Ymeri,

             Dragodan, Prishtinė

 

 


I ratht pika kti gėrrbet

 

Njėket kangė qi e kam qitė,

Nuk po thām se isht antikė.

Jam mėrzitė shum n'Amerikė,

N'Amerikė ė kur kam shkue,

Me vete kam bjesedue,

Rrug's ta shkue kam menue,

Pėr gjidh ton't qi janė largue.

I ratht pika ksaj liri,

Qi na'j treti djelt e ri,

Ulqin e Tivarė, Malsi.

Nė gėrrbet t'shkretit kanė shkue,

Me mujtė pare me fitue,

Pra vetin me e venue,

Punė e gjum e pa pushue,

Nashta g'juhėn m'e harrue,

Me gjin t'huej me punue,

Njashtu deri qi janė sue.

Kanė tretė gra e kanė tretė thmi,

Nanė e babė edhe kojshi.

Po ju lutem djelmve ri,

Po ju banj nji porosi,

Me'j kthye pleqt ku kanė jetue,

Nė gėrrbet mos me'j ėrmue,

N'ven t'vet eshtnat m'u pushue,

Se ata ashtu janė sue;

Hysmeqar, t'shkretit kanė shkue,

Pėr bukė gojet kanė punue,

Ata dinė si kanė kalue,

Porse venin s'e kanė lshue.

Kush e lshon venin e vet,

Aj nuk di se ēka e pret.

I ratht pika kti gėrrbet,

Se shum vetė ė na'j ka tretė.

Rruga Salēit isht godit,

Krruē e Krythė, deri n'Braticė,

S'di deri ku ka me shkue,

Te kisha Sh'Pjetrit e kanė ēue,

Tanė katuni ka punue,

Pej gėrrbetit kanė nimue,

Megjithse venin i kanė lshue.

Medet Salēi qi isht lshue,

Me ujė bjeshket isht jetue,

Malsoria kanė verue,

Mushkajat mos me'j coptue.

Janė lshue mįllnat, kanė bi ferrat,

Janė bį baēet si zabelat;

Tanė rinia na kanė ikė,

Venin e vet e kanė fikė.

Unė e vogėl, kam kjenė thmi,

Krejt istoren nuk e di,

Pej kishet Sh'Pjetrit isht bajtė liter,

Te shpija Gjok's kryqi isht sjellė,

Rriten drutė tash n'kampanjel.

Ka kjenė Salēi bukuri,

Kanė kjenė mrenė nja pesdhet shpi.

Medet Salēi si isht bį,

Pesė-gjashtė shpija, s'kanė metė mį.

Djelmt e ri, ė pa nigoni,

Kah do t'vini, kah do t'shkoni,

Venin e vet mos harroni,

Gjiēka gratė mos i nigoni,

Babė e nanė mos i harroni,

Babė e nanė, motėr e vlla,

Se kurrgja s'isht kjo dynja.

Pa nigoni gjin'ja vet,

Kur kena shkue n'gėrrbet,

Mueji duke si nji vjetė,

S'na kalonte koha kurr,

Na ka marrė malli pėr gur.

Me kjenė letra sa nji lamė,

Dishirat s'kish me na'j zanė,

I dishruem babė e nanė,

Babė e nanė, motėr e vlla;

I shkoj nan's vakti ta kja.

 

E qiti Lena, e shoqja e Per's Gjur's Per's Lek's, 66 vjeēe, prej Bardhonjsh, Salē; tash nė Braticė, Ulqin. Shėnoi S.Dobreci, mė 7.11.2003.

 

 

 


 

Pesė poezi nga koha e rinisė tė Ali Gjeēbritaj

 

Dashuria e gjetur

 

Kėrkova dashurinė

Nė lojėn time

Nė vajin e shiut

Nė ēdo shikim

Nė ēdo pėrqafim

Nė dritėn e hėnės

Nė vargun e thurur

Nė hapin e hudhur

Nė ēdo fjalė tė bukur

Nė krahun e fluturės

Nė aromė tė lulės

Nė shijen e mollės

Nė kėngėn e kėnduar

Nė melodinė hyjnore

Nė gurgullimėn e ujit

Nė valėt e detit

Nė livadhin e gjelbruar

Tash qė ėshtė kėtu

Nuk di ku e gjeta.

 

Eja me ne

 

Kėndo

Deri sa deti buēet

Derisa shiu bie

Afroju dėshirava tė mia

Me ne.

Hesht,

Derisa hėna flet

Atė qė s'mund ta thotė

Derisa era sjellė

Aromė freskie.

Largoji retė

Eja pranė nesh

Si koha.

Ėndrro nė bredhjet tona

Nė hapėsirė tė lirė

Gjeje vehten

Eja me ne si koha.

 

Ajo

 

Ajo kishte sytė si Beatriēja

Qeshje tė ėmbėl, gjak drenushe

Ajo sot ėshtė nė secilėn pikė gjaku

Qė lundron nė venat e mia.

Ajo iku

Me lindjen e diellit

A thua yjet e moren

Nė shkėlqim

Apo ėshtė prap nė Mua.

 

Lulet

 

Udhės sė jetės trandafilat

Me aromė na mbushin.

Njerėz,

Mblidhni lule!

Shijoni bukurinė e tyre.

Lulet nuk flejnė

Kur drita zbardhė.

Ata thithin vesėn

Qė natyra ua fal me dashuri.

Lulet janl kurorė

E jetės tonė.

Rriten e lulėzojnė

Ndjenjat na i zgjojnė.

 

Buzėqeshja

 

Gėzimi nuk ėshtė mozaik

i pėrbėrė nga copat

e figurave tė shkelura.

Ai ėshtė buzėqeshje

qė vazhdon pa ndėrprerje

e s'kėputet kurrė

nga zinxhiri i jetės.