Shkruan Gjekė Gjonaj

Autor i shumė punimve shkencore

U  shėnua 65-vjetori i lindjes sė prof. Dr. Ruzhdi Ushakut

 

Nė organizimin e Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi, Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit dhe Fondacionit “Lika. nė Ulqin u kreemtua 65 vjetori i lindjes sė prof. Dr. Ruzhdi Ushakut dhe 40 vjetori i punės sė tij krijuese. Nė kėtė  tubim festiv e shkencor, nė tė cilin  morėn pjesė autoritete tė njohura shqiptare nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipėria bashkėqytetarėt e nderuan profesorin e tyre tė shquar, Ruzhdi Ushakun, autor i shumė punimeve shkencore dhe librave me vlerė jashtėzakonisht tė madhe pėr filologjinė dhe pėr shkencėn shqiptare nė pėrgjithėsi.

Drejtori i Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit, Muhamet Nika, nė fjalėn pėrshėndetėse tha se ky manifestim pėr Ulqinin  ėshtė kryesori pėr kėtė fundvit dhe shtoi se veprimtaria  shkencore e prof.Dr. Ruzhdi Ushakut ėshtė festė e pėrbashkėt, pasi ai bėri realitet thėnien se shqiptarėt janė autokton nė vendin e vet. Referuesi i parė, prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, drejtor i Departamentit tė Gjuhės Shqipe, Universiteti i Tiranės, u ndal nė disa segmente tė veprimtarisė sė prof.Dr. Ruzhdi Ushakut. Ai foli pėr formimin e tij tė shėndoshė filologjik tė dr. Ushakut, pėr njohjen e tij tė shumė gjuhėve tė huaja, pėr studimet dhe kėrkimet e tij qė kanė nė themnel Ulqinin e pasuritė e tij onomastike, leksiko-frazeologjike, tė folklorit etj, si edhe pėr ndihmesėn e tij  nė fushėn e onomastikės dhe tė etnolinguistikės shqiptare. Magjistėr Basri Ēapriqi nė fjalėn e tij  pėr profesor Ruzhdi Ushakun tha se me studimet e tij  ka arritur tė sfidojė dhe tė pėrmbysė paragjykimet dhe nihilizmin tendecioz tė fqinjėve, si dhe ka arritur tė tejkalojė emocionet e shkencės shqiptare nė tė gjykuarit pėr fenomene tė ndijshme kombėtare dhe shtoi se ėshtė e vėshtirė tė tė mendohet sot gjuhėsia shqiptare dhe balkanistika pa rezultatet tejet me peshė tė Ruzhdi Ushakut”.

Mė pastaj tė pranishmit i pėrshėndeti vetė prof.Dr. Ruzhdi Ushaku, i cili nė kėtė mbrėmje  u propozua tė shpallet qytetar nderi i Komunės sė Ulqinit.

 

 


 

Shkruan Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, Tiranė

 

Dijetar me formim tė gjerė filologjik

  

Dr. Ruzhdi Ushaku shquhet nė brezin tonė, si tė thuash pas-ēabeian, pėr formimin e tij tė shėndoshė filologjjik dhe pėr njohjen e mirė tė shumė gjuhėve tė huaja: do tė mjaftonte tė thoshim se ai ka qenė pėr kohė tė gjatė mėsimdhėnės i frėngjishtes, i latinishtes dhe ka kaluar nė Francė periudha tė gjata kohe pėr specializim e pėrvojė shkencore, por duhet tė themi se ai njeh  dhe ka ushtruar bukur gjatė e me dobi edhe italishten, pėr tė mos pėr-mendur gjuhėt sllave e posaēėrisht serbo-kroatishten.

Ndėrkaq, ai zotėron nė nivel tė lakmueshėm edhe gjermanishten e anglishten, ēka duket qoftė nė letėrsinė shkencore qė ai ka shfry-tėzuar nė ato gjuhė, qoftė edhe nė zotėsinė e tė shkruarit e tė shpre-hurit nė to tė shkurtoreve (rezy-meve) po edhe tė  artikujve a kumtesave tė plota. Por, ajo qė na intereson ta vėmė re mė kėtė rast ėshtė se, njohja e kaq shumė gjuhėve tė huaja, pėr R. Ushakun nuk pėrbėn njė stoli. Ai i ka pėr-dorur ato si mjete tė vlefshme nė kėrkimet e tij shkencore tė shumė-nduershme: albanologjike, etnolinguistike dhe etnofol-klorike, nė ravijėzimet historike e kulturore tė pėrgjithshme dhe nė esetė e shkrimet e tij mė tė veēanta e tė shumėnduershme.Pėr kėtė na dėshmon erudicioni i tij vėretet i gjerė si dhe bibliografia aq e shtrirė dhe e  shumėnduershme qė ai shfrytėzon, pėrmend dhe citon me fryt nė studimet e tij. Shprehim bindjen e plotė se shkrimet e dr. Ruzhdi Ushakut karakterizohen nga prurje aq tė shumta e tė ndryshme, saqė tė pohojmė pa droje se ai “noton” mė thellė e mė gjerė se kushdo tjetėr nė literaturėn albanologjike nė gjuhė tė huaja.        

Prof.dr. Ruzhdi Ushaku ėshtė prodhimtar i pėrkushtuar ndaj temave me rėndėsi shkencore albanalogjike e kombėtare shqiptare. Ai ėshtė i mirėnjohur nė qarqet shkencore albanologjike, si autor i njė vargu studimesh me rėndėsi tė botuara nė revista shkencore tė rendėsishme albanologjike nė gjuhėn shqipe qė dalin nė Prishtinė, nė Tiranė, nė Shkup, si dhe nė pėrmbledhje studimesh shkencore, nė akte kon-gresesh e konferencash kombėtare e ndėrkombėtare dhe nė libra tė veēantė mono-grafikė. Nė librat dhe stu-dimet e prof.dr. Ushakut, nė mėnyrė sistematike e tė pandėrprerė, qysh prej fillimeve tė veprimtarisė sė tij hulumtuese shkencore, Ulqini dhe rrethinat e tij, kanė qenė mjedisi mė i parapėlqyer pėr hetime,  prej nga  ka marrė pėr shqyrtim onomastikėn, folklorin, fjalėt e urta, mitet e men-dėsinė e moēme, si dhe shumėēka tjetėr qė nden gurra popullore e atij visi tė pashoq pėr nga bukuria, po edhe aq tė vlefshėm e tė plleshėm pėr historinė, gjuhėn dhe kulturėn kombėtare shqiptare. Ashtu si Anteu mitik, ai ėshtė i lidhur pėr-jetėsisht me vendlindjen e tij tė dashur, me Ulqinin. Mund tė themi se Ulqini, ulqinakėt, deti i bukur dhe fryma e tij e shėndetshme kanė qenė e mbeten gjithmonė nė mendjen, nė zemrėn dhe nė veprimtarinė shkencore tė Ruzhdiut .Me punėn e tij shumėvjeēare shkencore, ai dha ndihmesė tė madhe edhe nė fusha tė tjera, mbi tė gjitha  nė fushėn e ono-mastikės dhe tė etnolinguistikės.