Shėnoi Simė Gjon Dobreci

 

N'Brisk u pėrkujtuen t'par't

Nė pamje e Briskut PoshtPėrgjiē vjetė, n'Brisk Posht (rrethi i Tivarit), shum Shestanas tubohen mė 26 tetor. Ata pėrkujtojnė t'par't e vet, i bekojnė vorret e tyne; nji hadet i mirė, qi isht ba traditė pėr ēdo lavdi. Edhe sivjet (2003) u mlodhen mjatht Shestanas pej Ulqinit, Tivarit, Amerikės. U grumulluen te kisha e vorreve. Aty ishte edhe dom Frani, i cilli ka kjenė meshtarė pėr Ljare dhe Shestan, kurse tash shėr-ben n'Shtoj (Ulqin). N'fillim, dom Frani bekoj vorret, e masenej tha meshėn pėr shpirtnat e t'par've.  Gjatė predikimit, dom Frani tha: Jena n'kishėn e Sh'Mitrit, nji kishė e vogėl, por me shum ran'si. E para, kjo isht nėr kishat ma t'moēme e shqyptarve t'Malit Zi. E dyta, kjo kishė isht e kushtueme Sh'Mitrit, shemull i njeriut, qi ja cakton vetes rrugėn e jetės dhe nuk drellon edhe kur i rrezikohet jeta. Nodhi kah funi i shekullit tretė. Sh'Mitri ishte n'shėrbim t'mretit romak. Aj fitoj besim t'madh te mreti, ashtu qi herė-herė i kryente edhe pun't e mretit. Mirpo, kur mretit i ra n'vesh, qi aj isht i kshtenė, e thirri dhe ju lut me hjekė dorė pej fesė, ashu qi me metė n'punė aty ku ishte. Sh'Mitri nuk pranoj as mas kėrcnimit me dekje. Ata ja prenė kryet. E treta, n'ket kishė ka kjenė meshtarė edhe don Gjon Buzuku, i cilli shkroj Mesha-rin n'gjuhėn shqype t'Shestanit t'para 450 vjetve, ashtu qi aj neroj ēdo Shestanas, ēdo Shqyptarė, neve t'gjidhve qi jena ktu. Edhe na t'gjidh duhet me'e kujtue dhe me'e nerue don Gjon Buzukum, me u burrnue qi kena pasė nji njeri aq t'madh.

Bekimi i vorreve nė Briskun PoshtPėr me'e njothtue lexuesin e neru-em, duhet me i thanė edhe dy fjalė pėr Briskun. Aj gjinet nė faqen veri-lindje t'bjeshkės Rumi, n'jug-prenim t'Liqenit t'Shkodėrs. Brisku Posht, i rrethuem me male, isht n'nji gropė me pak tokė n'rrafshinė, kurse shpijat gjinen anash. Si tha Hyseni Brahim Cafit i Hysen Alush Can Markut - Marisenonj, Brisku Posht ka tash 11 shpi me gjidhsejt rreth 45 vetė. Ma heret, ktu kanė kjenė 30 shpi me diku 130 frymė. T'fisit tonė, Marisenonj kanė kjenė edhe 4 shpi katolike, tha aj. Ata dhe shum tjerė e kanė lshue Briskun Poshtė, siē na thanė t'tjer't.

Ah, kjo shpėrngulja, ikja pej venit vet! N'librin pėr Arba-nasin e Zadėrs n'Dalmaci (Kroaci) flitet pėr ardhjen e Shqyptarve n'atė ven dhe pėrmenen dy migrime kryesore, mė 1726 dhe mė 1733. N'ket libėr gjinen emnat familjar Stani, Mužanovię, Bitri, Nika-dobrez, Covac dhe Kovačevię, Marnika, Marussich dhe Marušię, Pezza, Šestani dhe Pinčię. T'gjidh kta emna famijar i kemi edhe sot n'Ulqin dhe Tivar dhe dihet pej kah rrjedhin ato familje. Stanonjt dhe Muzhanonjt janė pej Ljares, Bitro-njt e Dobreconjt - pej Dobrecit (te Ljarja), Kovāēonjt dhe Marnikonjt - pej Briskut, Maruēiqt (Marvuēiqt) - pej Rudit (Shestani Nalt), Peconjt - pej Shestanit Posht, kurse miemnat Šestani dhe Pinčię - qartė qi rrjedhin pej Shestanit dhe Pinēit (Pinēi  katun nėrmjet Ljares dhe Shestanit Nalt). Pra, shpėrngulje ka pasė gjithmonė. Mirpo, n'kohėn e funit, njerzit e lshuen tepėr venin e vet. Shestani meti i shkretė. Kjo po i nodh edhe Pinēit, Ljares, Briskut, si edhe krejt Kranjės.