Shkruan Gjekė Gjonaj

 U kremtua  Dita e Flamurit

Dita e flamurit u festua me kėngė e vallePėr nder tė kėsaj  date tė rėndėsishme historike, e cila lidhet me identitetin dhe krenarinė kombėtare, tė premten nė mbrėmje, mė 28 nėntor, nė Ulqin u mbajt  manifestimi qendror, organizuar nga  Koalicioni Demokratik “Shqiptarėt Bashkė”. Nė kėtė festė tė Flamurit Shqiptar, pėrveē autoriteve politke shqiptare nė Mal tė Zi, tė pranishėm ishin edhe shumė personalitete tė tjera tė shquara tė kombit tonė nga tė gjitha  viset e banuara me shqiptarė nė kėtė republikė.

Pėr kėtė datė tė shėnuar tė popullit shqiptar i pari foli Mr. Riza Rexha, i cili rikujtoi  pėrpjekjet e popullit tonė pėr liri e pavarėsi dhe ngritjen e Flamurit kuq e zi me shqiponjėn dykrenare, nga dora e Ismail Qemalit, mė 28 nėntor 1912  nė qytetin hero tė Vlorės.   

Nxėnėsi Bashkim Milla reciton vjershėn ShqiponjaShpallja e pavarėsisė konsiderohet  njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar. Pavarėsia e Shqipėrisė nuk u farkua nė zyrat e imperialistėve, por u fitua nė fushat e betejave, nė dallgėt e kryengritjeve popullore, me anė tė veprimtarisė sė atdhetarėve shqiptarė qė ditėn t'i shfrytėzojnė rrethanat historike. Vepra e Ismail Qemalit dhe atdhetarėve tė tjerė ėshtė njė vepėr e lavdishme historike. Ajo i tregoi mbarė botės se Shqipėria, qė kontribuoi nė ēlirimin e popujve tė Ballkanit, jo vetėm se ekzistonte por tani ėshtė e pavarur, theksoi Rexha. Ai shtoi se 28 Nėntori  i vitit 1912 shėnon njė kthesė histroike pėr popullin shqitar, sepse, siē tha ai,  nga njėra anė merrrte fund  sundimi gati pesėshekullorė i  Perandorisė Osmane, e nga ana tjetėr krijoheshin kushte tė reja politike pėr tė dalė nga prapambeturia e madhe qė sundimi i huaj e kishte  lėnė Shqipėrinė.  Ndiejmė krenari tė thellė pėr brezin e asaj periudhe qė i qėndroi burrėrsiht armiqėve tė pavarėsisė si dhe pėr brezin e sotėm  qė duhet tė luftojė pėr ruajtjen e pavarėsisė, tha Rexha.

Mė pastaj  profesoresha e historisė Fatbardha Katana, paraqiti njė kronologji tė shkurtėr tė ngjarjeve historike tė popullit shqiptar, duke filluar nga periudha e Skėnderbeut, nėn udhėheqjen e tė cilit shqiptarėt gėzonin lirinė plot 25 vite, e deri nė shpa-lljen e pavėrsisė. Dita e 28 Nėntorit ėshtė dhe do tė jetė e shenjt pėr tė gjithė brezat. Ky ēast i veēant i i bashkon lartėsitė e pėrhershme tė popullit me lartėsitė e e bijve mė tė shquar tė kombit tonė, tha Katana. Referuesi i fundit i kėsaj mbrėmjeje solemne kushtuar festės mė tė rėndėsishme dhe mė tė lavdishme tė kombit tonė Basri Lika,  u ndal  nė historikun e Flamurit Kom-bėtar, pėr tė cilin tha se ėshtė i lashtė sa vet populli shqiptar. Flamurin kom-bėtar kuq e zi me shkabėn dy-krenare herėn e  parė e ngriti i madhi  Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, po mė 28 Nėntor 1443 mbi bedenat e Kalasė sė Krujės legjendare. Nėn Flamurin kuq e zi princat shqiptarė u bash-kuan nė Kuvend tė Lezhės, mė 2 mars 1444, kurse Ismail Qemali ngriti Flamurin  e Shqipėrisė sė lirė, Flamurin Kombėtar, mė 28 Nėntor nė Vlorė. Pėr kėtė, u shpreh Lika,  lėshoi kuishtrimin Vaso Pasha, pėr kėtė ditė kėndoi Naim Frashėri,  pėr kėtė ditė luftoi Kosova e Shqipėria. Dita e Flamurit u kremtua edhe nė trevat tjera tė banuara me shqiptar nė Mal tė Zi.

 


 

Shqiponja

 

Jam shqiponja qė flututoj

Tė tanė botėn e kėrkoj

Vend mė tė bukur askund nuk gjeta

Se n'vendlindje tė bėj folenė.

 

Unė jam shqipja dykrenare

Fluturoj n'fusha e n'male

Fluturoj e s'bėj ndalim

Kėrkoj vėllėzėrit nė mėrgim.

 

Jam shqiponjė, e jam e lashtė

Qė shetis qytet e fshat

Unė fluturoj e s'lodhem dot

Deri sa vėllėzėrit t'i bashkoj

T'i bashkoj me krenari

Nėn flamurin kuq e zi.

 

Jam shqiponjė, por s'jam katile

Unė kėrkuj s'ia bėj me hile

E kam vetėm njė dėshirė

N'vendin tim t'fluturoj e lirė

Shqipe jam me zemėr gurit

Bėj pushimin nė mes t'flamurit.

 

Bashkim Milla, prej Kėshtenje, Krajė, nxėnės i klasės 7 nė shkollėn fillore Gjergj Kastrioti Skenderbe, Ostros