Shkruan Msgr. Pjetėr Perkoliqi, arqipeshkėv i Tivarit nė pension

Arqipeshkvi i Tivarit dhe Kuvendi i Arbėnit*

Unė due me folė n'gjuhėn shqype, qi ma ka 'sue nana. N'ket tubim po pėrkujtojmė Kuvendin e Arbėnit t'majtun t'para 300 vjetve. Pėr ne, njerėz Kishe e besimtarė katolikė, kyj Kuvend ka ranėsi t'posaēme, por edhe pėr tjerė, pėr njerėz qi mirren me kulturė, histori e gjuhė sqype. Tue e marrė para syshė kohėn kur u majtė, kushtet e qėllimi, ranėsia e tij rritet, e noshta ende nuk ka dalė mjaft nė pah. M'duket, isht e udhės me i thanė dy-tri fjalė, so lejon koha, pėr njeriun, t'cillit i ro n'men pėr ket mledhje kishtare t'frymėzuom dhe t'udhėhoqun pej tij, pėr rolin qi aj pati atėherė dhe ma vonė pėr Kishėn shqyptare, si dhe pėr popullin shqyptar, qi aj pat nerė e guxim me e thirė populli jem, komi jem. Fjala isht pėr arqipeshkvin e Tivarit, imzot Vinēenc Zmajeviqin, pa t'cillin Kuvendi i Arbėnit nuk munet me u paramenuo. Sllav me gjak, por shqyptar me zell e zemėr, pej nji familje fisnike e Perastit, e pranoj barrėn me e vizituo provincėn e vet t'Shqypnisė, Sėrbisė e Maqedonisė, diocezė pėr dioēezė, famulli pėr famulli. U njoftuo me gjen'jen e mjerueshme t'katolikve, me zhgatrrime, rreziqe e nevoja, dhe aj i shenoj senet me ranėsi. Nuk nenj me vajtuo pėr rrenime materiale e shpirtnore t'nji bashkisė fetare t'moēme e t'nershme, por nguli kamė me gjetė mėnyra e me marrė masa pėr me nimue, me pėrmirėsue gjen'jen. Hapi qi mori, me mledhė parinė kishtare n'nji Kuvend kishtar kombėtar, munet me u kvalifikuo si nji guxim jasht munėsive t'at'hershme. Por aj atė guxim e pat, Kuvendi u majtė, dhe isht e meti, pėr meritėn e ti, nji pomenare n'histori kishtare, Rrfe as mot mos m'e dermue, si thotė Fishta n'Lahuten e Malsis. Ēka menuen e si folen pjesėmarrsit e kėtij Koncili pėr Zmajeviqin dhe rolin e ti, mujmė me e ditė pej letrave tė tyne qi i nisen nė Romė. Ipeshkvi i Sapės bekon Zotin e kujdesin e Kongregatės pėr Unjillėzim t'popujve, qi ka nisė ket vizitator, i cilli me zell, tue vezhguo gjen'jen e kishnave, ka me mujtė me i patraqitė nevojat si materijale ashtu shpirtnore; aj vijon: Na e dashtė Zoti me e zbatue ata ēka ka urdhnue si gjatė Vizitės ashtu dhe n'Kuvend. Ipeshkvi i Pultit thotė se krejt provinca isht borxhli mirsisė Zotit e hirit tė Kongregatės qi ka nisė n'ato vise imzot Vinēenz Zmajeviqin. Aj shkruen: Vet Zoti e di a ka me pasė kush tjetėr baftin me kremtue donjė Koncil me tė tana ato formalitete e madhėni, ēka s'ka nodhė n'Turqi. Ipeshkvi i Shkodrės shkruen: Tanė muni jem ka me kjenė me zbatue ēka imzot Vinēenc Zmajeviqi, me gjithė ato travaje tė veta e harxhime /qi pat/, ka caktuo, pėr lavdi t'Zotit e n'dobi t'ksaj Province. Arqipeshkvi i Shkupit, nėr tjera, thotė: Pėr herė kjoftė bekue mirsia e Kongregatės... e cilla nuk kishte mujtė me zgjedhė njeri ma t'mirė e ma t'denjė me vizituo kto vise se imzot Vinēenc Zmajeviqin.

Nė tubimin e shėnimt tė Kuvendit tė ArbnitNji punė kje me e majtė Kuvendin, tjetra, ma me ranėsi ishte, qi vendimet e Kuvendit t'shkojnė n'ven e t'qinrojnė. Zmajeviqi s'parit u kujdesue qi aktet e Kuvendit t'aprovohen, manej t'shtypėn, jo vetėm n'gjuhėn zyrtare latine, por edhe n'gjuhė t'popullit, shqyp. E me gjith mungesat e zorimet, aj i doli n'qosh. N'veprimtarinė e tij pastorale, Zmajeviqi pėrdori lidhje miqsore me pari otomane; pėr me ja letsue tatimet popullit dhe me ja ba gjen'jen ma t'mirė, aj pėrdori lidhje diplomatike me ambasada n'Stambollė. Kėrkoj nima materijale. Pasunitė e veta familjare nuk i kursej pėr me pėrgatitė djelmoēa pėr meshtarė e misionarė, ashtu qi vendimet e Kuvendit mos tė shkojnė bosh. U kujdesuo pėr 'ta deri n'marim t'jetės. N'anė tjetėr, duhet me thanė, se populli pat vėshtirsina qi i vinjshin si pej otomanėve ashtu edhe pej ortodoksave. Zmajeviqit i duhe me u ba ball edhe ktyne vėshtirsinave. Vetė kje n'rrezik jete, jo vetėm njerė, si pej t'vetėve ashtu edhe pej t'huejve. Si arqipeshkėv i Tivarit (1701-1713), mė 1708, shkruonte: I njoh nevojat, i shoh kėrkesat e pėrditshme, vajtoj rreziqet, e banj ata ēka munėm pėr me e pėrmirsue gjen'jen. N'ket fjali shihet tanė aktiviteti i ti nėr ne e pėr ne. Atė vjet, kardinali i Breshjes shkruonte pėr Zmajeviqin: Aj prelat i meritueshėm, pėr zellin qi pėrdoron pėr fe katolike, isht i denjė pėr nji fat ma t'mirė. Aj ishte nji talent qi munet m'u pėrdoruo diku ma mirė e me ma shumė fryt. E kshtu edhe nodhi. Kje trasferuo n'Zadar, por kujdesi i ti pėr Kishen Shqytare e pėr popullin shqyptar, si bari i mirė e dashamir i vėrtetė, vijoi deri n'dekė, me 1745. Menimi i ti kishte ranėsi n'Romė kurdo qi bahe fjalė pėr Kishėn n'Shqypni. Si njeri Kishe, e tjetėr gjo nuk jam, munj me e thanė me gojė plot, se Zmajeviqi kje nji reformator i madhė. Kisha e ēdo komit  munje me dishruo pėr me e pasė n'histori t'vet, jo vetėm kishtare, por edhe kombėtare . Emni i ti mos u harroftė, e muni i tij pruthtė fryte pėr herė e ma shum! E kyj ka me kjenė pėrkujtimi ma me ven, si i Kuvendit t'Arbėnit, ashtu edhe i Zmajeviqit. Dei et Apostolicae Sedis gratia Archiepiscopus Antibarensis, Dioclensis, totius Regni Serviae Primas, Uisitator Apostolicus Albaniae, ose shyp: pėr hir tė Tenzot e tė Selisė Apostolike, arqipeshkvi i Tivarit, i Dioklesė, primat i gjith Regjini/sė/ sė Sėrbisė, Vizituer apostolik i Arbėnisė, si u titulluo n'letrat e veta pej Kurbinit me 2 dhetuer 1702, ku i njothtonte t'tanė ata qi kishin t'nreqtė me marrė pjesė n'Kuvendin e Arbėnit. Mė lejoni ta kryenj me ket fjali: Imzot Vinēenc Zmajeviqit i kjoftė falėnderje, nerim e lavdi pej nji masardhėsit tė ti, nė stol t'Tivarit edhe mas 300 vjetsh!

 *Fjala e mbajtur nė tubimin pėrkujtimor tė Kuvendit tė Arbėnit, nė Ulqin, mė 20.9.2003.

 

 

Tri ngjarje me rėndėsi 

 

Nė vitin 2003, tė cilin papa Gjon Pali i Dytė e shpalli vit jubilar pėr shqiptarė, u shėnuan ngjarje me rėndėsi gjithkombėtare. E para ka tė bėj me 300 vjetorin e Kuvendit tė Arbnit, pėr tė cilin u angazhua papa shqiptar Klementi XI Albani, kurse e realizoi Vinēenc Zmajeviku, ipeshkvi i Tivarit. Mendoj qė kjo ngjarje ka njė rėndėsi tė veēantė pėr tė gjithė shqiptarėt. Jam i bindur qė ajo ndikoi qė tė ndėrpriten tendencat e ēkombėtarizimit, si dhe tė vazhdojnė traditat dhe kultura e kombit shqiptar. Tė gjitha dokumentet e Kuvendit u shkruan dhe u botuan njėkohėsisht nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn latine.

Ngjarja e dytė e veēantė e kėtij viti jubilar ėshtė shpallja shenjtėreshė e Nėnės Tereze, e bijės shqiptare qė u bė Nėna e Botės. Ne jemi komb i vogėl, por Botės i kemi dhanė njerėz tė mėdhaj. Unė besoj, qė ne, tė gjithė shqiptarėt, kemi arsye tė plotė tė burrnohemi me bijėn e gjakut tonė. Neve na njeh Bota pėrmes Nėnės Tereze. 

Sivjet shėnohet edhe 10 vjetori i ardhjes sė Gjon Palit tė Dytė nė Shqipri, papės qė me mish e me shpirt u angazhua pėr tė mirėn e kombit shqiptar, pėr ndėrprerjen e dhunės dhe krimeve nė Kosovė, pėr zotėrimin e drejtėsisė nė tė gjitha trevat e banuara me shqiptarė; populli shqiptar kurr nuk duhet ta harrojė kontributin e tij pėr paqe e prosperitet.                  Simė Gjon Dobreci