Lexuesit na shkruajnė

Shėnoi Gjergji Lek's Macit Kol's Perkolonj, shestanas, Fusha e Tivarit, Tivar, mė 14.10.2003.

Dazma nė Shestan

 Po jav nisinj ket shkrim pėr hadetet e dazmave*, si janė bį n'Shestan pėrpara. Ksaj herė po flas pėr martesėn e djalit. I zoti shpisė, pėr dazėm t'djalit, ka thirrė miqt dhe t'afėrmit nji javė pėrpara, e shtune mrama. Janė caktuo thirrcat, qi kanė shkuo derė pėr-derė t'nesėrmen (e dielle) me shishe t'rakisė (me zdravicė) me thirrė n'dazėm pėr t'diellen e ardhme. Hadeti ka kjen qi i thirruni me i dhanė thirrcit ka nji bakshish t'vogėl, aq sa ja ka marrė men'ja. Dazma ka filluo t'dijellen mrama. Nji ditė mo herėt, t'shtunėn natje janė mledhė katuni, t'afėrmit dhe kojshitė pėr me nimuo; ata kanė pru sofra ose drrasa pėr me rrugulluo sofrat. Ka kjen hadet qi seicilla shpi me ēuo ka nji shtoz (barrė) dru. Pėr dazėm, t'shtunėn janė pre baktija, mo t'shumtėn qétė. Mishi isht bį gati ditėn; n'mrįmje janė bį gāti plāncat e zorr't, me t'cillat isht goditė pikati, ēorba e njothtun n'Shestan. Dazmor't kanė ardhė t'dijellen mrāma, e dazma ka ng'jatė edhe t'hānen deri natėn vonė. Ka kjenė hadet qi motrat, hallat, tezet, kushrinat e pobratimat me ardhė me dash (fėrrlig), kshtu qi shumherė janė mledhė 15-20 desh. Miqt kanė filluo me ardhė mas akshįmit; kumara ka ardhė masi kanė ardhė t'gjidh miqt. Sofrat janė venuo g'jatė shpijet; shpijat n'Shestan kishin dy ballna. N'ballėn kryesore isht venuo kumara, pobratimi, zetot (dhāndurėt), dajat dhe t'gjidh ata qi kanė pru desh. N'ballėn tjetėr janė venuo shok't e ktyne t'parve. Zoti shpisė ko caktuo nji burrė pej fisit, i cilli ka venuo miqt simas tokimit (afėrsisė, miqsisė). Kumara ka ardhė me i mrāmi; si shenj qi erdh kumara, isht qit pushkė mo shum se pėr tjerė. Kur isht venuo kumara e miq't tjerė, t'tanve rrijeshtė u janė vu musalla (rrakna) t'g'jata, t'cillat kanė kjenė t'parapįme pėr dazma ose donjė gostė. S'parit, n'sofrat e ball's janė venuo shishet e rakisė, e pėr menze janė qitė vetėm kshtenja tė zieme. Kumara dhe shoqi i kumar's n'tjetėr ballė kanė ēuo shishet e rakisė dhe kanė pėrhajruo dazmėn, e mosenej shishet kanė shkuo rrotull 3 herė, pej njanit te tjetri, ashtu qi sejcilli mik ka pasė munsi me pi raki 3 herė mo t'pakten. Ma vonė ka filluo nisja e shishes t'rakisė njani tjetrit, gjikush shokve vet. Aty kanė kjenė t'caktuom hysmeqar't qi kanė bajtė shishet atyne qi u isht nisė. Me shishe janė nisė molla, bombona ose kutija llokumash. Kto gjana mo tepėt i kanė pėrdoruo gratė.  Kur kanė kjenė hénat gati, hysmeqar't kanė venuo bukėn e lug't. S'parit janė pru sahanat me ēorbė pikati. Kur isht venuo mishi, janė pru edhe okat me venė. Kumara ka marrė okėn e ven's, isht ēuo n'kamė e, bashkė me te, edhe gjysa e sofrave, dhe isht knuo:

Hoj kush vjen e na gėzon e na luthton-ė,

Lavdija e Tinzot gjith neve na nimothtė,

Hoj gėzoni, gzoni , hej lula krushq-ė,

Hej, le t'gzojmė, e na kjotht pėr hajr-ė.

Kur ka ardhė pilafi, ja ishtė knuo edhe pilafit. Isht knuo n'za (t'gjatė, t'naltė). Kanė qitė edhe pushkė. Kur isht maruo darka, janė ēuo sofrat, isht liruo shpija dhe isht zanė vallja e Shestanit. N'nji krah kanė kjenė n'valle trimat e n'anė tjetėr gratė. Nji e kanė filluo kangen trimat, gratė i kanė pėrsritė fjalėt e kang's. Janė knuo kangė Shestanit, n'gjuhėn shqype. Isht luojtė dibranēe dhe krushqisht (luejnė nji trim e nji grue). Shum kun, dyzeni ka ng'jatė deri n'natje. Ko kjenė hadet, n'nji qosh mas mjesnate me venuo nji ose dy sofra me sahana me mish, me pilaf, me djathė, raki dhe venė, ashtu qi ka hangėr e ka pi si kush ka dashė. N'sabah, bajraktari ka venuo bajrakun n'nji shtyllė, ka qitė pu-shkė, shenj qi u ēuo bajraku. Mo t'shumtėn, gratė kanė zanė vallen e i kanė knuo djaloēit qi martohet ta pėrmenė emnin e ti:

Kėnon gjeli kika-kika,

Ēou Lek-o, se zbardhi drita,

Ēou me ba krushqit gati,

E me'j nisė pėr bukuri.

Leka thotė, qi gjo nuk di,                               

Se aj ka tatėn* e ti,

Qi ja ban krushqit gati,

Ja nisen pėr bukuri.

*Refreni pėrsėrite pėr t'amėn, vllazėn, motra.

Para se janė nisė krushqit pėr nuse, janė vu sofrat dhe kanė hanger bukė ata qi kanė shkuo pėr nuse. Isht dhanė me hangėr pikat, oriz, djathė, si dhe isht pi venė e raki. Gratė kanė dalė n'lamė e u kanė kėnuo krushqve:

Udha marė, o bajraktar-ė,

Ti ma gzosh rizen me ar-ė

Udha marė, o bajraktar-ė,

Shkoni spejt, eni kadal-ė.

Dy kumarė, si pashallar-ė,

Dy gjever, si skilifer-ė

Krushqit me nuse s'parit kanė shkuo n'kishė, ku, para prithtit, dy t'ritė kanė vu kunorė. Kur krushqit janė avitė shpisė, gratė kanė dalė n'lamė dhe u kanė knuo:

Nesha mirė, o krushq dazmor-ė,

Nesha mirė, kunata jonė,

Je nisė heret, po vjen vonė,

Kamėn e djathtė vene nė prag-ė,

Se ishalla na ke nafakė.  

Nana ose motra e djalit ka qitė sheqera pėrmi nuse. Gjever't e kanė ēuo nusen n'odė, e kanė ulė n'babune, nėn t'cillen ka kjenė e venuom palla. Nė prehen tė nuses isht vu nji djalė i vogėl i fisit, t'cillit nusja i ka falė pare (monedha). Prapė janė vu sofrat. At'herė ka kjenė hadet, n'sofra isht qitė buka, t'cillėn e kanė pru bijat, hallat, tezet e t'afėrmit. Kur kto janė krye, isht zanė vallja. Kur akēia i ka pasė hénat gati, janė venuo sofrat si natėn e parė, me shishe t'rakisė, venė, me lavdim e me priē mirė. Isht knuo si natėn e parė. Kur janė venuo sofrat, kunatat e kanė pru nusen me pėrshnetė krushqit, s'parit te kumara, e n't'gjidha sofrat ta pėrshenuo me temenį. Nuses i kanė knuo:

Mashalla, moj mashalla,

Sa bukur na ka dalė nusja,

E ka shtatin si selvi,

Edhe gojėn si kuti,

E ka synin si sahat...

Kur janė ēuo sofrat, isht luojt valle e ba dyzen. N'nji kohė, natėn vonė, ma tepėr gratė, kanė zanė kangėn:

Anteria vija, vija,

Ēohi dilni, more bija,

Se po del edhe kojshia.

T'gjidhve atyne qi kanė pru desh, pobratimave, zeteve, dajave isht knuo:

Pjetėr Gjoka, burrė zotni,

Mathi shkarpat e shko shpi,

Rrove dashin me gjidh bri,

Pive venėn me fuēi.

Rrove bukėn me tepsi

Disa pej dazmorve kanė zanė vallen; kanė knuo:

Na ka dalė thitci budallė,

Na ka thirrė e pėr nji javė,

Pėr dy net s'i kishim ardhė.

Ka kjenė hadet, kumara me ardhė i mrami dhe me dalė i pari:

Anteria lara, lara,

Qi s'po di me dalė kumara.

Masi ko dalė kumara, miqt tjerė kanė filluo me dalė nji ko nji. E kshtu dazma isht maruo.

 

 

*Ma tė shumtėn, Shestanasit i kanė ba dazmat n'vjeshtė, pej Sh'Palit (pej 1 tetorit) e deri pėr t'lidhna. T'lidhnat kanė fillue 4 javė (4 t'dielle t'para Kshnellave, t'para 25 dhetorit) dhe kanė zg'jatė deri diten e Ujit Bekuem (mė 6 janar). Tri dit t'Kshnellave dhe dita e Shėnkollit (mė 6 dhetor) janė t'zgidhna, t'lira; kanė mujtė m'u ba dazma, gazmene. Moti i zgidhun ka kjenė edhe pej 6 janarit e deri me fillimin e Krezhmeve, filli min e njinimit (7 javė t'para Pashkve; pra edhe 7 jav't e para Pashkve kanė kjenė t'lidhna).

 

Tregoi Prena, nana e Pjetrit Pal's Gjergj Gjylit Marnikonj, Braticė, Ulqin, mė 24.11.2003.

 


Devesili pala-palė,

Kānga* rrinte, donte falė,

Kena kuj e me ja falė,

Ja falim t'zotit shtėpisė,

As ati e gjidh s'ja lāmė,

Por ja falim dhe kojshisė,

Gjidh kojshisė e miqve ti.

 Kėndoi Halili i Muratit prej Pinēit, tash nė Braticė, Ulqin.

 

*Kjo kangė, nė tė kaluemen, kėndohej nė krejt Shestanin, nė Kranjėn Nalt, kur duhej tė zhgrehej vallja nė dyzen, nė dazma, pra kur duhej populli tė shpėrndahet nėpėr shtėpia tė veta (S.D). 

 

Nė tė folmen e Shestanit nė vend tė dhe pėrdoret ll.