Ku me trete larg, o hānė

 

Ku me trete larg, o hānė,

Nānė, moj nānė,

Nė ata qena atje matānė,

Nānė, moj nānė.

Ata s'napin bukė me ngrānė,

Nānė, moj nānė,

Bukė me ngrānė e as ujė me pi-ė,

Nānė, moj nānė.

Bije e ligė, e ata s'ma dijnė,

Nānė, moj nānė,

Kur me erdhen, nuk me gjeten,

Nānė, moj nānė,

Mė bini bari nė faqe,

Nānė, moj nānė,

E ra grigja, ma kulloti,

Nānė, moj nānė.

Kush e qiti ket bidįt-ė,

Nānė, moj nānė,

Me i martue vajzat larg-ė,

Nānė, moj nānė,

Djalė as vajzė mos i martoft-ė!

Nānė, moj nānė,

Gjel as pulė mos i kėndoft-ė!

Nānė, moj nānė.

 

Kėndoi Naxhia e bija e Muhas Salės Nasufit, e shoqja e Selim Isejn Cafit, 62 vjeēe, Priftaj, Arbnesh, Krajė. Shėnoi Ali Gjeēbritaj, mė 25.11.2002.

 

 

 

 


 

Ē'u shkuput nji buzė pej malit,

 

Ē'u shkuput nji buzė pej malit,

Thanė se zu nji djalė pashahit.

Djali vojti nė shtėpi,

Bjesedon me nanė tė ti-ė:

Alla e mjera nana jeme,

Po t'me zanke mali muo,

Sa mot zi pate me shkuo?

So t'puqet mali me mal-ė,

Aq-ė zi pata me shkuo,

S'pata kurr pėr tė harruo.

Djali vojke nė shtėpi,

Bjesedon me motėr t'ti-ė:

Alla e mjera motra jeme,

Po t'me zante mali muo,

So mot zi pate me shkuo?

So tė zbardhshin pen't e korbit,

Aq-ė zi pata me shkuo,

S'pata vlla kurr me t'harruo.

Djali shkoj e nė shtėpi,

Bjesedon me vashė tė ti-ė:

Alla e mjera vasha jeme,

Po t'me zanke mali muo,

Sa mot zi pate me shkuo?

So t'ēilnje lule qershija,

Aq-ė zi pata me shkuo,

At'herė pata me u martuo.

 

Shėnoi Gjergji Lek's Macit Kol's Perkolonj, Gjuraē (Shestan), tash nė Fushė tė Tivarit, Tivar (14.10.2003).

 

 

 


   

Kuku nanė, t'rįnat e djalit

 

Vajtimi pėr Gjergjin e Per's Gjur's

 

Kuku nanė, t'rįnat e djalit.

Jam vajtore*, jabanxhi,

Jam e rritun nė Shqypni,

Me ka ardhė nji lajm i zi

M'ka ardhė Pavlini nė shpi

Dekė e ranė ka ra n'dajni;

Zorė mė vjen me kja n'ket shpi,

Me kja babėn shum tė ri.

  U nda sot ēifti i ri.

I la vashės barrė tė ranė,

La jetima nėpėr kamė,

A di vajzat kuj m'ja dhanė,

A di nuset ku me'j marrė,

Na e le nji emėn t'ranė,

Fmi pa babė, kanė me u thanė.

   Shkruja letren me mereqep,

Nė dorė Antit ti ja nep:

Po t'la amanet kta fmi,

Se ka dekė baba i ri.

Kur ka me dalė burri burrit,

Ka m'u dridhė kulla e gurit,

Kur dahet baba pej fmishė,

Ka me krisė kulmi i shpisė,

Mani djemt, se ka m'u thye,

Ka shkue baba, s'ka m'u kthye.

  A me t'kja, a me t'vajtue,

Apo babėn, qi ke ėrmue;

Po me nanėn, a po flet,

Me'j lanė nanės nji amanet.

 Due nanė me m'dhanė hallallin,

Hallall bukėn qi m'ke dhanė.

  O kuku, bani dita,

Se vjen nata, raft o pika,

Tuj dalė odet me ra pika,

Babė, uladin hala s'e rrita.

Fmitė t'vogėl m'ra me'j lshue,

Hala shkollėn pa marue,

Hala djemt s'i fejova.

  Jam vajtore, tuj mendue,

Kur don vajzat me'j martue,  

Se kur vinė dazmort me'j marrė,

Se kur veshin vel tė bardhė,

S'nigojnė odet pėr me dalė,

Presin babėn pėr m'u falė,

Presin babėn m'u dhanė dorėn,

M'u thanė baba udha marė.

  Due me t'kja e me t'vajtue,

Ti sot je t'u nda me grue,

Sa burrnisht isht tu'j qinrue,

Po qinron vasha burrnisht,

Me zakonin malsorisht,

Paska kjenė vashė e burrit mirė,

Ka me pasė gjidhmonė mėrzi.

Kur t'vinjė ndonjė herė nė gjini,

Ka me ardhė vetėm me fmi.

Kushrinjt tu kanė me t'kėrrkue,

E kurrkund s'kanė me t'tokue.

  Ti po dahesh sot me vlla,

Emni i ranė i ka ra,

Kanė me'j thanė vllaji pa vlla,

 T'dyve bashkė nana u ka rritė,

E tash baba don me t'pritė.

Ti ke kjenė djali ma'j madhi,

Ti ke kjenė gzimi ma'j pari.

  Ty me lule t'paskanė mlue,

Kunorat t'i kanė palue.

 Tash don vasha m'u afrue,

Dorėn fatit me ja dhanė,

Hajde vashė, e ma nep dorėn,

N'pesė sahati dajmė kunorėn,

Ta kam ba nji namė tė zi,

Tė kam lanė me katėr fmi,

Me i rritė pėr bukuri,

Edhe shkollėn me vazhdue,

T'tana vajzat me'j martue.

  Edhe tash po lodhet nana,

Po'j bahet zemra gjylpana.

Motrat kanė halle t'rana.

Kur nė vorr ti ke me ra,

Babėn tan ti ke me pa,

Aj t'ka dashė e t'ka afritė,

Paska dekė e n'Amerikė.

 Ti aspak nė kamė s'u ēove,

Me motra nuk bjesedove,

As tezėn nuk e pėrgzove.

  Amanet fminė e mi,

Thue kanė me pasė mėrzi,

Flasin gjyshe, flasin nanė,

U vjen mallė, babė me thanė,

E kafshojnė gjuhėn me dhamė,

Kurr pėr babė s'kanė me qitė be,

Se i ri baba ka hyp n'dhe.

Ishalla s'kjajmė kurr ma n'ket derė,

Ishalla kjoft e mrama herė.

 

*Malėsorja prej Shkodrės e vajtoi Gjergjin e Per's Gjur's Per' Lek's, prej Bardhonjsh, Salē; nė Braticė, Ulqin,  mė 4.4.2003.