Ruzhdi Ravja, prof.chem.

 

Lyerja dhe ngjyrosja

 

Sipas tė gjitha rregullave, pėr lyerjen dhe ngjyrosjen e sipėrfaqeve tė ndryshme duhet tė kemi njė sipėrfaqe apo bazė, e cila duhet tė jetė e pastruar nga pluhuri dhe papastėrtitė tė tjera, siē janė rrėshirat, vajrat, yndyrėrat, korozioni (ndryshku), mallteri i ēimentos, bloza, materiali bituminoz.

Sipėrfaqet e lyera tė vjetruara, tė cilat nuk janė tė qėndrueshme dhe tė pėrshtatshme si bazė pėr lyerje tė mėtutjeshme, duhet tė menjanohen me veprime pėrkatėse kimike, termike apo mekanike. Pėr tė lyer dhe ngjyrosur ėshtė e lejuar vetėm sipėrfaqja apo baza e pėrgatitur e terur dhe pa tė meta.

Tė metat e sipėrfaqeve tė cilat lyhen  ngjyrosen, zakonisht janė: 1.Malteri i cili pėrmbanė kripra tė ndryshme aktive, thermia te gėlqeres sė pashuar, thėrmia tė qymyrit dhe materie tė tjera organike, tė cilat janė tė tretshme nė ujė dhe vaj; 2.Malteri i butė dhe tė dobėt, i cili shpėrbėhen me njė shtypje tė vogėl, p.sh. me gisht; 3.Malteri i shpenzuar, i ngrirė, i pėlcitur apo ai mė lagėshtirė tė tepruar; 4.Betoni apo mallteri nga ēimenta, i cili nuk ėshtė mjaft i pastruar nga yndyrat dhe vajrat dhe qė nuk ėshtė i terur; 5.Sipėrfaqja qė lyhet qė ėshtė e pėrlyer nga rrėshirat, mallteri i ēimentos, masat plastike etj, tė cilat vėshtirė mėnjanohen; 6.Druri i lyer me vajra qė vėshtirė thahen (teren) apo me ndonjė lyers tjetėr i dobėt. 7.Sipėrfaqja e koroduar (e ndryshkur). Lyerėsi bazė, lyerėsit themelor duhet t'i pėrshtatet sipėrfaqes e cila lyhet (ngjyroset), si dhe ta pranojė mirė ngjyrėn pėrfundimtare. Ngjyra pėrfundimtare duhet ti plotėsojė kėto kėrkesa: 1.tė jenė rezistent ndaj fshirjes, 2.tė jenė rezistent ndaj larjes (pėr ngjyra tė caktuara) dhe 3. tė jenė tė qėndrueshme ndaj ndryshimeve atmosferike (pėr periudh tė caktuar). Ngjyrat janė pėrzierje e pigmenteve natyrore apo artificiale tė qėndrueshme ndaj dritės; ato pėrmbajnė mbushės, lidhės, tretės dhe mjete mjete tharėse. Nė qoftė se rrezja e dritės lėshohet pėrmes faqes sė rrafshėt tė prizmės trifaqėsore, ajo do tė shpėrndahet nė njė spektėr tė ngjyrave. Nė kėtė spektėr do tė jenė tė pėrfaqėsuar ngjyrat themelore, prej tė kuqes nė tė portokalltė, tė verdhė, tė gjelbėr, tė kaltėr deri nė vjollcė. Me kombinimin e kėtyre ngjyrave fitohet njė llojshmėri e pafund e nyansave. Ndarja kryesore fizike e ngjyrave ėshtė nė tė ngrohta dhe tė ftohta. Kėshtu, ngjyra tė ngrohta janė e verdha e zbehtė (bezh), oker, e verdha nė tė gjelbėr, kafe (braon), kurse ngjyra tė ftohta janė e gjelbėrta, e gjelbėr e ēelur (e shėndritshme) dhe e gjelbėr e mbyllur. Duke u nisur nga kėto njohuri pėr ngjyra, atėherė mund tė bėjmė disa ndryshime nė hapėsirat e brendėshme tė banesės apo tė shtėpisė ku jetojmė. Pra mund t'i mėnjanojmė disa tė meta, varėsisht prej pozitės, kushteve klimatike, si dhe formės dhe madhėsisė sė hapėsirės banuese. Hapėrsirat banesore, qė janė (shikojnė) kah veriu apo veri-lindja, kanė mė pak rreze drite, prandaj nė kėto hapėsira ėshtė gjithmonė freski apo ftohtė. Prandaj ngjyrat e ngrohtė tė murit, p.sh. e verdha e ēelur do ta zbusė kėtė pėrshtypje. Hapėsirat tė sjellura kah jugu apo jug-perėndimi janė tė mbushura me rreze drite, kėshtu qė, sidomos pėr ditėt e verės, ėshtė e nevojshme tė zgjedhim tone tė ngjyrės sė gjelbėr apo kaltėr. Pastaj, shumė banesa kanė korridore tė gjatė dhe tė ngushtė prej nga kalohet nė dhoma. Formėn e kėtyre korridoreve mundemi lehtė ta ndėrrojmė optikisht. Njėrėn apo tė dy sipėrfaqet e mureve anėsore i ngjyrosim me ngjyr tė fortė portokalli, gjėrsa sipėrfaqet e tjera me ngjyra neutrale. Nė kėtė mėnyrė hapėsira optikisht do tė shkurtohet, sepse sipėrfaqet e portokallta nė pamje (dukje) afrohen. Nė tė kundėrtėn, nė qoftė se kėto sipėrfaqe do tė ngjyroseshin me ngjyrė tė zezė apo tė kaltėr tė mbyllur, atėherė kėto sipėrfaqe do tė dukeshin si njė vrimė, kėshtu qė optikisht edhe mė tepėr do tė largoheshin. Koridori i vogėl, i ngushtė dhe i shkurtėr mund tė ,,zgjerohet'' duke i ngjyrosur tė gjitha sipėrfaqet e tia me ngjyrė tė gjelbėrt tė ēelt. Kjo ngjyrė ,,smadhon'' hapėsirėn nė tė gjitha drejtimet. Hapėsirat e vogla s'do tė duhej kurr tė ngjyroseshin me ngjyrė tė kuqe, kjo do tė mund tė bij deri tė ndjenja e ,,ndrydhjes'' ,  ,,marrjes frymė me vėshtirėsi'' sepse ngjyra e kuqe optikisht e mbledh dhe e zvogėlon hapėsirėn. Nė qoftė se hapėrsira ėshtė shumė e lartė, tavani mund tė ngjyroset me ngjyrė tė mbylltė, kėshtu qė optikisht ai do tė ulet. Pra, siē vumė re mė lartė, me ngjyrosje mundemi optikisht tė ndryshojmė hapėsira tė ndryshme. Mė sė miri do tė ndihemi, nė qoftė se nė banesė tonė ēdo gjė ėshtė mirė e kombinuar dhe nė vend tė vetin: si mobilia, madhėsia e hapsirave banuese dhe pamja e tyre (ngjyra e mureve, dyshemesė dhe tavanit). Nė qoftė se hapėsirat nuk janė nė atė nivel tė dėshiruar, me ngjyra dhe me ngjyrosje mund t'i ndryshojmė optikisht. Kėndshmėria e njė hapėsire kryesisht varet nga ngjyra e mureve tė saja. Me tė hyrė nė njė hapėsirė sė pari vihen re muret, dyshemeja dhe lartėsia e sajė. Pra ngjyra e caktuar  nė njė hapėsirė krijon edhe njė atmosferė tė posaēme, me ē'rast munt tė parashtrohen disa rregulla, tė cilat kanė tė bėjnė me ngjyrosjen e hapėsirave tė ndryshme nė banesė. Mirėpo, kėto rregulla mund tė jenė vetėm si piknisje e caktuar, sepse shijet mund tė jenė tė ndryshme. Pėr hapėsira ku mė sė shumtė kalohet dita (dhoma e ditės), duhet pėrdorur ngjyrat, si vijon: e bardha, e verdha, kafe e ēeltė, e kuqe nė tė kaftė. Kėto janė ngjyrat tė kėndėshme dhe tė qeta. Pėr dhoma fjetjeje zakonisht pėrdoren ngjyra tė qeta dhe ,,relaksuese'' e gjelbėrta dhe e kaltėrta dhe tė gjith tonet e ngjyrės kafe. Trapezaritė ngjyrosen: verdhė nė tė portokalltė, oker, gjelbėrt e ēeltė dhe gjelbėrt (si bari) sepse kėto gjyra zgjojnė ndjenjėn pėr apetit dhe atė pėr shoqėrim. Pėr hapėsira pune preferohen muret tė ngjyrosen tė artė me diell me tone tė kuq dhe tė gjelbėrt. Ėshtė konstatuar se kėto ngjyra ndihmojnė punėn shpirtėrore. Dhomat e fėmijėve ngjyrosen me ngjyrė tė verdhė tė ēelur, tė kuqe tė ēelur apo tė gjelbėrt tė ēelur sepse kėto ngjyra sikur ,,reflektojnė'' njė kėnaqėsi apo qeshje. Meqė kuzhinat  zakonisht janė tė vogla, ato duhet ngjyrosur me tė bardhė apo tė kaltėrt tė ēeltė nė mėnyrė qė tė ,,duken'' mė tė mėdha. Pėrveē kėsaj, ngjyra e bardhė dhe e kaltėrta e ēelur japin njė pėrshtypje tė freskisė, qė ėshtė e nevojshme pėr kėtė hapėsirė.