Sima i Gjonit Niks Kol'Niks

Me gjuhėn shqype t'Shestanit na knaqena, burrnohena

 

N'udhtim pej Ulqinit pėr Zagreb, mė 1970, u nalem n'Zadėr (Dalmaci, Kroaci) dhe u kthyem te Pjetri i Nrekės Stanonj, i cilli, tash vonė, me familjen e vet, e kishte lshue Braticėn (Ulqin) dhe kishte zānė ven n'Arbanasi (Arbneshi i Zarės). Pjetrin dhe t'shoqen, Tonen, i gjetem shpi. Lula, shoqja jeme, me Arbrin e vogėl, u nal te Tonja, kurse Pjetri e unė dolem n'sheti nėpėr Arbanas. U kthyem n'kafehānėn e penzionerve dhe niguem si knaqėshin burrat e Arbanasit me muhabetin qi e banjshin n'gjuhėn shqype t'Shestanit. Nuk kishim kohė me nenjė gjatė. Vojtem te Kiki, i familjes Gjergja1. Kiki kishte qefė me nigue ēdo gjā pėr Shestanin, kurse unė pėr Arbanasin e Zadėrs, ashtu qi patem nji muhabet t'gjatė. N'nji moment, Kikit i thaēė: Ju po e flitni gjuhėn shqype shum mirė. Kiki ma priti: Hėrvatėt na  thonė Arbanasi. Pra, na shqyptar jena, isht marre mos me e folė gjuhėn e vet. Na i  thona gjuha jonė ose gjuha Arbanasit, gjuha shpisė. Edhe shoqja jeme e flet mirė, njisoj si unė. Unė e dveta: Pse thatė ashtu pėr gruen tuej? Aj u pėrgjegj: Po Ivanka isht hėrvaticė (kroate). Fol grue. Ajo tha: Po, unė e kam sue ket gjuhė te burri. Kam dashė me nerue burrin edhe familjen e burrit. Kjo isht nji gjuhė e bukur, ēdo gjuhė isht e bukur, duhet me e nerue ēdo gjuhė. Fjalėn e mori prapė Kiki: Due me ju thanė diēka edhe pėr vajzėn tonė Vishnjėn2, qi e ka burrin hėrvat. Vishnja jau ka sue edhe thmive vet gjuhėn e shpisė tonė. Kur vinė te na, mesat e nipat tonė flasin gjuhėn e shpisė tonė me mue dhe me gruen teme, me gjyshin dhe me gjushėn. Fol grue, kush knaqet ma shum kur mesat e nipat  tonė flasim me ne gjuhėn e shpisė tonė? E shoqja ja ktheu: Tė dy knaqena njisoj. I duem mesat e nipat edhe ma shum kur e flasim gjuhėn tonė, gjuhėn e shpisė, gjuhėn qi po e flasim tash. Unė nuk u durova pa thanė: Ju po e rueni dhe po e flitni gjuhėn qi Shestanasit e prunė me veti t'para njā 250 vjetve. Kyj isht nji nerim i posaēėm pėr t'parėt qi erdhen pej Shestanit (trevė malore nė jug-perendim tė Liqenit tė Shkodrės, rrethi i Tivarit). Kiki ma priti: Na e nerojmė edhe gjuhėn hėrvate, na i nerojmė t'gjidha gjuhėt, por me gjuhėn tonė, me gjuhėn e shpisė tonė,  me gjuhėn shqype t'Shestanit na knaqena, burrnohena. Kshtu na nerojmė t'parėt tonė dhe vetveten.

 

 

 

Shkolla shqype n'Zadėr (Arbanasi)

 Kiki Gjergja na foli edhe pėr nji nodhje n'Arbanasi. Aj tha: Ma heret, na kena pasė shkollė shqype ktu, n'Arbanasi. Si u krye Luthta II Botnore, na besuem se erdh liria dhe qi kena me i pasė t'nreqtat njerzore. Deshem me e ēilė prapė shkollėn shqype. T'ritė tonė kijen t'xetė pėr ket punė. Mirpo, ēka nodhi. Policia e Rankoviqit na i mlodhi t'ritė e na i futi n'burg, keq na i maltretoj. Kur dolen pej burgut, t'ritė na u shpėrdanė n'tana anėt, iken edhe jasht Jugosllavisė. Isht shum keq qi metem pa shkollė shqype. Ishalla Zoti na nimon qi mos ta harrojmė gjuhėn tonė, gjuhėn qi na e lanė t'parėt tonė.

 

1Kjo familje Gjergja pati 6 vllazėn e 2 motra; njėri vėlla i Kikit, Josip Gjergja, ishte diplomat i Jugosllavisė sė Titos; Josip Gjergja (nipi) u bė basketbollist nė zė, tash trejner i basketbollistėve nė Prishtinė.

2Vishnjės i kanė lindė 10 fėmijė, 8 djem e 2 vajza, prej tė cilėve sot janė gjallė 6 sish.

I falenderohemi Josip Gjergjės, basketbollistit, qė na dha informata plotėsuese dhe tė reja pėr familjen Gjergja. Islam Batushės prej Prishtine i jemi mirėnjohės pėr mbledhjen e kėtyre tė dhėnave.

 

Josip Gjergja, basketbollisti, tash trejner i basketbollistėve nė Prishtinė, tha: N'familjen tonė, na gjidhmon kena folė gjuhėn e shpisė, e ashtu e kena ruejtė gjuhėn shqype e t'par've tonė.