Prej frangjishtes: Gjoka i Palės Gjokės Zefit Gjokės Stanaj, Braticė, Ulqin.

 

Nota e letra diplomatike pėr

dorėzimin e Ulqinit Malit tė Zi (2)

(Vazhdim prej numrit tė kaluar)

Nota e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi e dėrguar tė Ngarkuarit me Punė tė Britanisė sė Madhe nė Cetinė; Cetinė, mė 14 qershor 1880.

Kalaja e Ulqinit, shek. XVII, gdhendje nė bakėr, Arkivi nė ZagrebLartmadhėria e Tij, princ Nikolla ... e ka shqyrtuar me kujdes tė madh projektin e kufizimit tė Malit tė Zi me Turqinė, kah ana e Shqiprisė, tė cilin Qeveria e Madhėrisė Britanike mendon qė mundet tė jetė zėvendėsim i atij tė caktuar me memorandumin e Konstantinopojės. Lartmadhėria e Tij me detyron qė mė parė tė shpreh ndjenjat e falėnderimit pėr intervenim dashamirės tė Britanisė sė Madhe te Fuqitė dhe te anėt e interesuara. Princi pėrgjigjet me shenjė nderimi dhe me njė argument tė ri tė dėshirės sė Tij, qė t'i jepet fund gjendjes provizore, e cila mund tė jetė e dėmshme pėr tė gjithė tė interesuarit. Pėr atė qėllim, jam i autorizuar tė deklaroj, zotėri i Ngarkuari me Punė, qė Princi pranon transaksionin pėrkatės. Megjithatė, Lartmadhėria e Tij shpreson qė Qeveria e Madhėrisė Britanike nuk do tė refuzojė tė kujdeset me seriozitet pėr ndryshimet prej saj tė propozuara me gojė plot. Kėta ndryshime do tė caktonin kufirin mė racional, e kėshtu, nė tė ardhmem, do tė shmangėshin shkaqet e konflikteve mes popullsisė kufitare. Lartmadhėria ka parasysh deklaratėn tuaj qė mos tė ketė fortifikata nė kufirin turk kah ana e lindjes sė Liqenit tė Shkodrės, nė krejt hapėsirėn e zonės territoriale qė ishin tė pranuar t'i takojnė Malit tė Zi sipas Memorandumit tė 12 prillit 1880. Ata qė do tė gjenden, do tė rrenohen. Klauzola e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit, qė i pėrket fortifikimeve tė pranishme ose atyre qė mund tė bėhen nė tė ardhmen ndėrmjet Detit dhe Liqenit tė Shkodrės, nuk ėshtė ndryshuar. Mirret vesht, qė klauzolat e atij neni, qė i pėrket bregdetit tė Tivarit, do tė pėrdoren edhe pėr Ulqinin. Si pasojė natyrale qė dikton kjo marrėveshje, Princi dėshiron qė ajo tė jetė e nėnrenditur deklaratės sė mėparshme, nė tė cilėn Qeveria juaj do tė marrė angazhimin formal, ashtu qė dorėzimi i territoreve qė do t'i lėshohen Malit tė Zi, do tė bėhet nė mėnyrė tė rregullt dhe paqėsore, ashtu qė Principata, pėr arsye tė moskryerjes sė obligimeve tė Portės, mos tė bėhet viktim herėn e tretė. Lartmadhėria e Tij shpreson qė Britania e Madhe do ta shpejtojė punėn, ashtu qė tė pėfundojė gjendja e padurueshme. Moskryerja e obligimeve tė Portės i ka shkaktuar Malit tė Zi flijime tė rėndėsishme, tė cilat pėrditė po shtohen. Fuqitė e Mėdha, me vendim tė tyre tė drejtė, do tė kenė, dėshirojmė tė besojmė, njė konsideratė serioze pėr dėmin e bėrė Principatės, pra ajo propozon qė mė vonė tė bėhet kėrrkesa pėr dėmshpėrblim. Pranoni ...Radoniq

 

Ministri i Punėve tė Jashtme i Malit tė Zi  pėr tė Ngarkuarin me Punė tė Republikės sė Francės nė Cetinė; Cetinė, mė 7 korrik 1880.

Ministri i Turqisė erdhi tė njoftojė se Porta Sublime, si pėrgjigje notės sė fundit tė Ambasadorėve nė lidhje me ndryshimet territoriale, ėshte e gatshme menjėherė tė ekzekutojė Memorandumin e 12 prrillit, pra do t'i dorzojė Principatės territoret sipas kėsaj Konvente. Madhėria e Tij, Halil Bej u detyrua prej Qeverisė sė tij tė marrė mendimin tonė pėr kėtė pėrcaktim tė Portės. Mendoj, Zotėri i Ngarkuari me Punė, qė e kam pėr detyrė t'ua komunikoj pėrgjigjen dhėnė Ministrit tė Turqisė. I tregova, qė kėtė ēeshtje ia kemi lėnė tė vendosin Fuqitė, qė kemi pranuar propozimin e ri tė notės sė fundit tė Ambasadorėve, nuk do tė kishim asnjė kundėrshtim pėr solucionin, qė Porta do tė garantojė nė mėnyrė tė mjaftueshme, rregullare, menjėherė dhe pa prapamendim. Porta ėshtė vonuar me pėrgjigje tė notės sė fundit tė Ambasadorėve; kemi dalluar qėllimin e vonimit duke kėrrkuar pretekse tė reja; kemi menduar t'i kėpusim negociatat e pasuksesshme; ne thirrem tė ngarkuarin e punėve tona prej Konstantinopojės; por pėr arsye tė propozimit tė ri tė Turqisė, si dhe deklaratės qė ajo ėshtė e gatshme pėr egzekutim tė Memorandumit, kemi thirrė tė Ngakuarin tonė ta shtyjė ardhjen deri me urdhėr tė ri. Pranoni ... Radoniq

 

Letra e nėnkolonelit Bedri-Bej delegatit tė Malit tė Zi, N. Matanoviqit; Shkodėr, mė 24 tetor 1880.

Zotėri Delegat, i paraqita ekselencės kryekomandatit tė divizionit ushtarak tė Shkodrės dy projektet e mij mė 22 dhe 23 tė kėtij muaji, e poashtu dhe pėrgjigjet qė m'keni dhėnė pėr kėtė ēėshtje. Kryekomandanti mė detyron t'u tregoj, qė, pasi i kemi marrė masat e nevojshme pėr dorėzimin e qytetit tė Ulqinit me rrethinė nė mėnyrėn e paraparė, ai nuk ka mundėsi tė trajtojė ēėshtjen e detajeve teknike para 28 tė kėtij muaji. Pra, pėr tė realizuar urdhėrat e marra, ju lus tė pranoni, qė tė mirren masat e nevojshme, ashtu qė delegati i caktuar prej kryekomandantit tė ushtrisė malazeze tė jetė atė ditė nė Kunje. Pranoni ... Bedri.                         Pjesė e Ulqinit, fillimi i shek. XX.

 

Komandanti i trupave tė Malit tė Zi, Bozho Petroviq-Njegosh komandantit tė divizionit tė Shkodrės, Riza-pashės; Cetinė, mė 25 tetor 1880

Delegati im mė lajmėroi pėrmbajtjen e letrės, qė Z. nėnkolonel Bedri-bej ia shkroi mė 24 tė kėtij muaji. Me keqardhje pėr mossuksesin e negociatave nė Rijekė-Virpazar, e pėr kėtė shkak vonimi i punės qė jemi tė detyruar ta bėjmė, kam nder t'u informoj, zotėri gjeneral, qė miratoj propozimin tuaj, qė detajet teknike tė dorėzimit tė paraparė tė Ulqinit tė bėhen nė Kunje, mė 28 tė kėti muaji. Por, pėr t'u shmangur vonesės qė pa dėshirė u ndodhin delegatėve tonė qė janė tė obliguar pandėrprerė t'u referojnė eprorėve tė tyre, po e lus ekselencėn tuaj qė personalisht tė vini nė Kunje, ku edhe vetė mendoj tė jemė aty nė datėn e caktuar. Me shpresė qė ekselenca Juaj do tė mė favorizojė me njė pėrgjigje tė shpejtė. Ju lus ... Bozho Petroviq.

 

Pėrgjigjja e Riza-pashės komandantit tė trupave malazeze, Bozho Petroviqit; Shtabi madhor te Bela, mė 27 tetor 1880.

Ekselencė, dispozitat qė janė duke u miratuar pėr dorėzimin e qytetit dhe rrethit tė Ulqinit nė mėnyrėn e paraparė deri tash, nuk kanė dhėnė njė rezultat tė mjaftueshėm pėr pėrgatitjen e elaboratit me detaje teknike; gjindem nė pamundėsi qė tė vijė mė 28 tetor nė Kunje e tė takoj ekselencėn Tuaj. Shpresoj qė ekseleca Juaj do tė jetė e informuar mjaft shpejt pėr ditėn e takimit tonė. Me shpresė qė ekselenca Juaj do tė m'fal, ju lutėm zotni gjeneral kryetar, tė pranoni konsideratat e larta prej meje. Komandanti i divizionit tė Shkodrės sė Shqiprisė ...Riza

S. Radoniq, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi baronit De Mongaskonu, i ngarkuar me punė tė Francės nė Cetinė; Cetinė, mė 5 nėndor 1880.

Pasi vjen gjenerali Dervish-pasha nė Shkodėr, negociatat pėr dorėzimin e Ulqinit me rrethinė, me gjasė, do tė merren prapė parasysh. Pėr kėtė punė, e poashtu pėr tė evituar gjithfarė diskutimesh, Qeveria e Princit, mendoj, duhet t'i drejtohet edhe njėherė Fuqive tė Mėdha me njė lutje qė tė autorizojnė komandantėt e flotės sė kombinuar pėr tė deleguar, pėr arsye tė mungesės sė anėtarėve tė komisionit pėr caktimin e kufinjve Turqi  Mali i Zi, disa oficerė, qė tė jenė tė pranishėm nė kėto negociata, dhe eventualisht ta marrin nė posedim Ulqinin. Nė rast sė Fuqitė e Mėdha do tė pranojnė lutjen e Qeverisė malazeze, dėshiroj, zotni i ngarkuari me punė, qė t'i merrni dispozitat e nevojshme, ashtu qė delegati i Qeverisė tuaj tė vijė nė kuartin e gjeneralit tonė me kohė, ashtu si ai i Qeverisė britanike, qė ėshtė veē gati tė niset. Pranoni ... Radoniq.  

 

                                      

 Vazhdon nė numrin e ardhshėm