Shkruan prof. mr. Riza Rexha

 

Rrethanat politike dhe shoqėrore nė trojet shqiptare nė prag tė fillimit tė aktivitetit tė Naum Veqilharxhit

Nė kohėn kur nė vendet e Europės Perėndimore po zhvillohej revolucioni industrial, nė rajonet ku sundonte Turqia ishte njė prapambetje e madhe ekonomike dhe shoqėrore, e cila ishte pėngesė pėr zhvillimin e popujve ku ajo sundonte. Kjo gjendje e rėndė u reflektua edhe nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės. Regjimi osman ishte regjimi i obskurantizmit tė plotė nė kulturė. Gjuhė kulture ishin arabishtja, turqishtja, greqishtja,  pa kurrfarė lidhjeje me gjuhėn e traditat kulturale tė popullit shqiptar. Paraqitej rreziku i helenizimit dhe turqizimit. Kur te popujt e tjerė tė Ballkanit po piqej ndėrgjegja kombėtare, nė rajonet Shqiptare zhvillimi i kėsaj ndėrgjegjeje u vonua pėr shkak tė gjendjes tė keqe ekonomike, nga pėrēarja fetare, mungesa e shkollės dhe librit shqip dhe nga prapambetja nė fushėn e kulturės. Analfabetizmi ishte karakteristikė pėr pjesėn dėrmuese tė popullit shqiptar.

Porta e Lartė vazhdonte tė identifikonte kombėsinė me fenė. Myslimanet nė Perandorinė Osmane, midis tė cilave dhe shqiptarė myslimanė i quanin turqė, ndėrsa ortodoksėt, ēfardo qė tė ishin i quante grekė. Si komb nė vete konsideroheshin edhe katolikėt ose ”latinėt”. Shqiptarėt, duke mos bėrė pjesė nė njė komunitet fetar tė vetėm dhe duke mos u njohur si komb, nuk kishin mundėsinė tė lėvronin lirisht gjuhėn e tyre amtare. Ata e kishin arsimin sipas fesė sė tyre nė turqisht, arabisht, greqisht si dhe italisht. Nė kėto kushte, elementet intelektuale shqiptare, pėrfaqėsuesit mė tė pėrparuar tė mendimit shoqėror e kuptonin se kėshtu nuk mundet tė vazhdohet. Kuptuan se mungesa e shkollave nė gjuhėn amtare dhe nga ana tjetėr arsimi fetar nė gjuhė tė huaj, qė po merrte hov, pengonin popullin e ndarė nė besime tė ndryshme  ishin pengesė pėr bashkimin e forcave pėr pėrparimin e kombit dhe tė vendit. Kjo gjendje i shtyu intelektualėt shqiptarė tė bėnin pėrpjekje nė favor tė shkrimit shqip, tė zhvillimit tė arsimit dhe letėrsisė nė frymėn kombėtare.

Shprehėsi i kėtyre ideve, mė i avancuari ndėr kėta qė shtroi ēėshtjen nė mėnyrė progra-matike edhe nė njė shkallė mė tė lartė, duke u mbėshtetur mbi njė platformė mė tė pėrparuar, qe Naum Veqilharxhi. Ai ishte patriot i madh, iluminist dhe demokrat i shquar i shek. XIX, ideologu i parė i lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar, dhe flamurtari i parė i periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.