Piktura ėshtė rreziku im

 

Zake Prelvukaj, profesoreshė nė Akademinė e Arteve tė Kosovės

  

Shkruan: Gjekė Gjonaj

 

Pamja e saj fizike tė imponon t'i afrohesh e tė flasėsh me tė. E kur gjindesh pėrball saj shumė shpejt  bindesh se fjala ėshtė pėr njė krijuese tė mirėfilltė, tepėr tė thjeshtė, modeste e skofiare.

Zake Prelvukaj - PikturėNuk ka nevojė pėr njė prezentim tė veēantė. Mjafton tė thuhet Zake Prelvukaj. Atė e njohin dashamirėt e artit figurativė jo vetėm nė Kosovė, ku ėshtė formuar si piktore, por edhe nė shtete tė huaja, si Austri, Gjermani, Francė, Turqi, Suedi...Deri mė tani ka patur mbi 30 ekspozita kolektive dhe invididuale brenda dhe jashtė kufijve tė Jugosllavisė. Kudo qė ėshtė prezentuar ėshtė vlerėsuar lart nga kritikėt e artit.  Pamja e saj fizike tė imponon t'i afrohesh e tė flasėsh me tė. E kur gjindesh pėrball saj shumė shpejt  bindesh se fjala ėshtė pėr njė krijuese tė mirėfilltė, tepėr tė thjeshtė, modeste e skofiare. Pėr vete nuk flet shumė, sepse ua lė tė tjerėve ta vlerėsojnė atė. Nė komunim ėshtė e afėrt dhe mjaft e hapur. Flet pa paragjykime pėr ēdo gjė qė ka tė bėjė me botėn e artit, pėr preokupimet, sukseset, brengat, dėshirat, planet dhe shpirtin e artistėve. Kjo ėshtė bindja jonė pėr krijuese shqiptare qė e takuam pak ditė mė parė nė Ulqin, nė njė ekspozitė kolektive, organizuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarė nė Malin tė Zi.  “ U linda nė Martinaj nė vitin 1963, por jetoj dhe punoj nė Prishtinė, ku nė vitin akademik 1990/91 mbarova studimet nė Akademinė e Arteve tė Kosovės, drejtimin e pikturės nė klasėn e Nysret Salihamixhiqit. Nė vitin 1993 filllova punėn nė Akademinė e Arteve tė Kosovės, kurse  mė vonė magjistrova pikturėn tek prof Muslim Mulliqi. Gjatė viteve 1996-1997 isha nė Bordin e Shoqatės sė Arteve Figurative tė Kosovės pėr rajonin e Prishtinės, ndėrsa qė nga viti 1999 jam anėtare e Bordit tė Galerisė sė Arteve tė Kosovės. Aktualisht ėshtė profesor ordinar nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė, ku ligjėroj lėndėn Piktura Monumentale dhe udhėheq klasėn e pikturės tė shkallės sė parė dhe Masters Program  nė shkallėn e dytė” thotė Zakja. Pavarėsisht se Plava nuk ėshtė shumė larg nga Prishtina tek Zakja vėrehet nostalgjia pėr vendlindjen. "Kjo mua mė ka munguar deri nė kėto momente, megjithėse nė Kosovė, konkretisht nė Prishtinė e kam ndier veten shumė mirė" thotė Zakja,  e cila edhe sot ushqehet me bukurinė e atyre gurėve dhe tė legjendave qė i mban mend si fėmijė deri sa ishte nė Plavė." Tė gjitha ato janė pjesė e jetės time. Ato mė kanė fisnikruar shpirtin dhe kanė ndikuar dukshėm nė formimin tim si piktore. Pėr fat tė mirė gjyshi dhe babai im ishin njerėz qė lexonin dhe dinin shumė pėr shqiptarėt, pėr kanunin, doket, zakonet tona.. Tė gjitha kėto i kam thithur si fėmijė nga ata dhe ato mė vonė kanė lėnė pakėz gjurmė nė krijimtarinė time, sidomos pas diplomimit. Unė e ndiej veten shumė krenare, sepse arrita qė, duke i futur kėto elemente nė piktuart e mia, tė bėj diēka pėr vendlindjen time" shprehet Zakja dhe shton se pikėrisht kjo e frymėzon dhe e fuqizon tė ecėn pėrpara dhe mė larg. Nė punė ėshtė shumė e pėrpiktė, guximtare dhe ambicioze. Pikturon nga dhjetė piktura menjėherė, por nuk i pėrmbahet njė teknike, pėrkundrazi pėrdor teknologjinė mė tė rėndė, tė cilės nuk i frigohet fare. Pse, pėr shembull, shprehet Zakeja, mos ta pėrdori nė punė hekurin , guirin etj. Edhe pse nuk e kam parė kurrė, dua ta bėjė atė, sepse rreziqet mė provokojnė, e t'ju them tė drejtėn rreziku im ėshtė piktura, pohon ajo. Asaj, meqė nuk jeton nė Mal tė Zi, i mungojnė njohuritė e plota pėr kolegėt shqiptarė, por ka dėshirė t'i njohė ata. Po ashtu edhe ne shqiptarėt nė Mal tė Zi kemi nevojė ta njohim opusin e pasur krijues tė kėsaj piktore tė  madhe.