Baladė nizamėsh

 

Ndėr dy male me dėborė

Ra njė trim vetullė-hollė

 

O ju korba qė mė hani

Syt'e zez tė mos m'i ngani!

Se kur nat'e zez'tė bjerė

Do vrapoj un' porsi erė.

    Atdheu ku mė pret,

    Tek deti buēet.

 

O ju korba qė mė grini,

Syt'e zez vetėm m'i lini

Se pa ta s'do gjej dot rrugėt

Nė tė errėt, nė tė mugėt.

     Ku nėna mė pret,

     Tek deti buēet.

 

O ju korba qė mė sosni,

Syt'e zez tė mos m'i groposni!

Se pa ta s'kam pėr tė parė

Vajzėn time, malln'e parė,

     Tek deti buēet,

     Dhe pret ajo, pret.

 

 

O ju korba, atė natė

Syt'e zez pėrse m'i latė?

Drejtė atdheut, n'errsirė,

     Ika detit

Por tė lidhur me zinxhirė

      Prap e gjeta.

 

O ju korba, pse s'mi nxorėt

Syt'e zez mua tė gjorit?

Qė dot rrugėn tė mos gjeja,

     Rrugė shkretėn,

Se kish vdekur dhe nėneja,

     Ishte tretur.

 

O ju korba kur mė sosėt,

Syt'e zez pse s'm'i groposėt?

Se kur shkoja kallamesė,

    Ndala kalė,

Pashė vajzėn e pabesė

    Me njė djalė.

 

Ismajl Kadare

 

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė

 

 

 

Ulqin, ore Ulqin

 

S'u ngopėm

Se s'u ngopėm,

As me det

As me Ty,

Ore Ulqini plak.

As tani si burra

As dikur si fėmijė.

Sa herė qė t'erdhėm

Na u duke shumė,

Dhe sa herė qė ikėm

Na dole pak,

Ulqin ore Ulqin.

 

S'u ngopėm

Se s'u ngopėm

As me rėrė

As me lundra,

As me rreze

As me kripė,.

Sa herė qė t'erdhėm

Tė sollėm lėkura,

Dhe sa herė qė ikėm

Tė vodhėm dritė,

Ulqin, ore Ulqin.

 Ulqin, shtator 2002

 

Zgjodhi Prof. Dr Mentor

Disha,  Prishtinė

 

 

 

Vendi im

 

Nė Paris ku sytė mė panė

Madhėshti nė ēdo anė,

Tė largoj e tė sjell pranė,

                       Vendi im.

E mahnitur, e shokuar,

Ē'bėn njeriu me mend e duar,

Dhe tė shaj dhe tė flas shtruar,

                      Vendi im.

Shkendijuar si gur stralli,

Nga ndjesitė qė mė ngjalli,

Tė harroj dhe mė merr malli,

                      Vendi im

Kur nga sirenat keq mbėrthehem

E ėmbėlsisht aty po dehem,

Dua tė rri dhe shpejt po kthehem,

                       Vendi im.

Po tė zgjidhja vlerė ari,

Vezullim margaritari,

Ti je i fundit dhe i pari,

                       Vendi im.

 

         Marianthi Nakuēi, Tiranė

 

 

 

 

Prindi kėshillon

 

O Fisnik, Fisnik daia,

Shkoi t'rilloku, shkoi rinia.

Kupto birė, qė n'kėtė dynjį,

Jo, pa punė kurrgja nuk kį.

Me bjerrė kohėn s'ėshtė urti,

M'u sjellė rrugėve  s'ka dobi.

Mos zgjidh rrugėn qė t'shkatėrron,

Por t'drejtėn qė t'pėrparon;

Thonė qė menja ban kalį,

Menja ban edhe hatį.

Mblidhi ment e me punue,

Kape librin e me mėsue.

Menjėherė filloja sot,

Asnjė ditė mos t'shkojė kot.

Pėr nji bash ti me m'nigue,

Veten e t'gjidhė ke me i gėzue.

Kėta janė kėshilla, porosi,

Pėr t'gjidhė ju, t'reja e t'ri.

Prind't pėr ju kanė plot dėshira;

Kaloshi jetėn  me t'mira.

                                          S. Dobreci

 

 

 

Ėndrra djaloshare

 

Ėndėrroj tė fluturoj

Lart nė qiell unė tė mbėrrij

Dhe atje njė copėz diell

Ta marr me vete ta fus nė gji

 

Dhe pastaj tė zbres ngadal

Nė ēdo shtėpi, mbi ēdo ēati

Ti fal ēdo zemre ngrohtėsi

Kudo tė mbjell veē dashuri.

 

Ėndėrroj, ėndėrroj

Tė fluturoj, tė fluturoj

Ėndrra ime ėshtė e madhe

Se ėshtė ėndėrr djaloshare

 

Kur njė zemėr ėshtė aq e madhe

Nuk pranon borė as shi

E hedh tutje larg trishtimin

Mban nė vete veē dashuri

 

Dhe beson nė jetė tė lumtur

Jetė nė paqe dhe liri

Ashtu si kėnga ime

Qė ju fal veē dashuri.

 

              Igballe Ymeri, Prishtinė