Don Lush Gjergji

Bija shqiptare  Nėna e Botės tani shenjtėresha e dashurisė

 

 

Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė TerezaPėr ta kuptuar njeriun si qenie personale, familjare, shoqėrore, kombėtare, fetare, kulturore lypset njohur rrethin, ambientin, kontekstin jetėsor, sepse pa kėto tipare dalluese njeriu humb disi tėrėsinė, rrėnjet, mbetet nė “ajėr”, pa identitet dhe poersonalitet bazor.

 

Kush ishte Gonxhe Bojaxhiu?

Bija e Kolė Bojaxhiut, me prejardhje nga Prizreni dhe Drane lindur Bernaj  Bojaxhiu, nga Novosella e Gjakovės, por edhe mė tepėr bija e krishtėrimit tonė dymijėvjeēar , e  traditės, kulturės dhe martirizimit tė popullit shqiptar.

 

Pėrse ajo lindi nė Shkup?

Familja e Gonxhe Bojaxhiut u shpėrngul nga Prizreni nė Shkup pėr shkaqe tė pėrndjekjeve dhe masakrimeve turke kundėr shqiptarėve katolikė, pėr shkaqe tė epidemisė, veēmas tė kolerės, qė e pėrgjysmojė popullatėn e Prizrenit gjatė viteve 1850 - 1855, si dhe pėr shkaqe tė kėrkimit tė tregjeve mė tė mėdha.

 

P. Vinēenc Malaj - Nėna Terezė (dy papėrdhokė)Kush ishin prindėrit e saj?

Kolė Bojaxhiu /1872-1918/ ishte tregtar i njohur, ndėrtimtar, muzikant, polyglot, patriot i shquar, por mbi tė gjitha bamirės dhe babė i shumė tė varfėrve tė Shkupit dhe tė rrethinės. Angazhimin e tij pėr drejtėsi dhe barazi e pagoi edhe me jetė, qe helmuar nė Beograd, sepse i mbronte tė drejtat themelore tė njerėzve tė pambrojtur, sidomos tė shqiptarėve.

Drane Bojaxhiu /1889-1972/ ishte grua e mirė, shtėpiake e kujdesshme, nėnė e zellshme dhe shumė e pėrshpirtshme, shpirt dhe zemėr pėr ēdo nevojtar, edukatorja e parė e Gonxhe Bojaxhiut.Familja Bojaxhiu pati edhe dy fėmijė tė tjerė : Lazėr Bojaxhiu /1905-1981/ dhe Age Bojaxhiu /1908-1974/.

 

Nė ēfarė rrethana lindi, qe edukuar Gonxhe Bojaxhiu?

Ajo lindi mė 27 gusht 1910, gjatė sundimit turko-otoman, nė njė ambient tė pėrzier etnikisht dhe fetarisht. Katėr vitet e para tė shkollės fillore i kreu pranė shkollės katolike tė “Zemrės sė Krishtit” nė Shkup, katėr vitet tjera dhe gjimnazin nė shkollė publike, shtetėrore po ashtu nė Shkup. Sė pari familja, pastaj famullia, atė e edukuan pėr dashuri flijuese dhe dhuruese, pėr vėllazėri tė gjithmbarshme, pėr shėrbim ndaj Zotit dhe tė afėrmit, sidomos ndaj atyre qė vuanin nė trup apo nė shpirt.

 

Si erdhi deri te thirrja rregulltare?

Gjashtė vite “luftoi me Zotin”, prej moshės 12 deri nė atė 18 vjeēare, dhe pas shumė kėshillimeve, lutjeve, shtektimeve tė rregullta nė Letnicė, sė fundi vendosi : “Dua tė bėhem motėr misionare pėr t'i shėerbyer tė varfėrit e botės”.

 

Pse shkoi nė Kalkutė, nė Indi?

Sepse si e re kishte  lexuar dhe dėgjuar prej etėrve jezuitė qė vepronin nė Kalkutė dhe mė gjerė nė Bengali /Indi/ mbi mjerimin , varfėrinė, gėrbulėn si dhe mbi ndasitė fetare, kastore, gjinore, racore, dhe mė s' mund tė ishte e qetė, por dėshironte tė jetonte me ta dhe tė vepronte nė mesin e tyre

 

Si udhėtoi deri nė Kalkutė dhe kur mbėrrijti atje?

Udhėtimi pėr Kalkutė u zhvillua nė tri faza : me tren Shkup  Zagreb /26 shtator 1928/, prapė me tren Zagreb Dublin /13 tetor 1928/ dhe sė fundi me anije Dublin  Kalkutė/ prej 1 dhjetorit deri mė 6 janar 1929/. Nė Njė mėnyrė ky udhėtim simbolizon dhe parajalmėron tri fazat e saja jetėsore, si Gonxhe Bojaxhiu /1910-1928/, Motra Tereze e Loretos /1929-1950/ dhe Nėna Tereze  Misionare e Dashurisė /1950-1997/. Pas pėrgatitjes pėr jetėn rregulltare, noviciatit apo rishtarisė nė Darjeeling /1929-1937/, ajo pėr pak kohė punoi si infermjere, kreu studimet universitare histori dhe gjeografi dhe punoi si profesoreshė, mė vonė edhe si drejtoreshė e shkollės sė mesme tė Motrave tė Loretos St. Mary nė Kalkutė.

 

Pse quhej Motra Tereze e Loretos?

Sepse atėherė ishte tradita  dhe ligji kishtar i ndėrrimit tė emrit tė pagėzimit me ndonjė emėr tė ri nė rregulltari. Gonxhe Bojaxhiu e ndėrroi emrin e pagėzimit nė atė tė Motra Tereze e Loretos, sepse ishte anėtare e bashkėpsisė rregulltare tė motrave qė quheshin “Motrat e Loretos”. E ndėrroi emrin pėr ta ndėrruar sė pari vetveten, jetėn dhe veprimtarinė e saj, pastaj Kalkutėn, Indinė, botėn mbarė.

 

Sa kohė jetoi dhe veproi si Motėr e Loretos nė Kalkutė?

Prej vitit 1929 deri nė vitin 1950, kur pėrfundimisht mori lejen e themelimit tė bashkėsisė sė re rregulltare “MISIONARET E DASHURISĖ”. Kėto tri faza jetėsore janė konteksti jetėsor i saj, dhe pa kėtė ajo s' mund tė kuptohet, edhe mė pak tė imitohet.

 

Ēka bėri Nėna Tereze pėr Kalkutėn, Indinė, botėn?

Asgjė dhe gjithēka. Me fuqinė e fesė dhe me frymėzimin e dashurisė, vėrtetoi dhe dėshmoi se i vetmi mjekim pėr trup dhe shpirt, pėr varfėri, sėmundje, gėrbulė, vetmi, pėr pleq, fėmijė dhe rini, pėr tė gjithė ėshtė DASHURIA VEPRUESE.

Ajo sė pari i pėrballoi tė ligat e Kalkutės, mė vonė edhe tė Indisė, sė fundi edhe tė mbarė botės, dhe ia doli, i tejkaloi tė gjitha ndasitė, dallimet, pėrkufizimet kombėtare, fetare, gjinore, racore, kastore… duke e pasur si pikėnisje dhe si pėrfundim tė ēdo veprimtarie binomin ZOTI dhe NJERIU.

Letra e Nėnės Terezė pėr Nikė Prelėn, ipeshkvin e Kosovės

 

 Pėr tė Zoti dhe njeriu ishin tė pandarė, sepse ajo ishte mbi tė gjithė qė tė jetė dhe tė mbesė NĖNA E TĖ GJITHĖVE.

 

 

Ēka kemi  ne  prej  saj?

Me Nėnėn Tereze edhe njė herė ndriēoi dhe lulėzoi krishtėrimi ynė 2000 vjeēar martir, dialogu ndėrfetar shqiptar krishtėro-mysliman, dialogu ndėrkishtar katoliko-ortodoks, tradita bujare e mikpritjes dhe e bamirėsisė, ndihmės ndaj tė varfėrve, strategjia paqesore jodhunore, me pak fjalė vlerat tona shekullore tė fisnikėruara dhe tė begatuara me pėrvojėn madhore tė Nėnės Tereze. Jeta e kushtuar Zotit, Kishės, njeriut dha fryte tė mrekullueshme sidomos pėr krijimin e kulturės sė jetės dhe qytetėrimin e dashurisė. Ajo nė vitiun 1979 na ngriti nė piedestalin e Nobelismit pėr Paqe, na paraqiti dhe nderoi anekėnd botės si ambasadorja  e popullit shqiptar, ndėrhyri vendosmėrisht pėr mbrojtjen dhe shpėtimin e Kosovės te Papa Gjon-Pali II, Bill Clintoni dhe shumė perosnalitete tjera botėrore.

 

Ēka kemi ne me beatifikimin apo lumturimin e Nėnės Tereze?

Shumė, sepse do tė jetė Shenjtėresha e parė Shqiptare edhe zyrtarisht e pranuar dhe e shpallur nga ana e Selisė Shenjte, ajo qė bota e shpalli NĖNĖ UNIVERSALE dhe SHENJTĖRESHĖ E GJALLĖ e mbarė njerėzimit.

 

Porosia apo testamenti shpirtėror i Nėnės Tereze pėr ne?

“Pa dashuri dhe flijim jeta s' ka kuptim” dhe “Vetėm dashuria do ta shpėtojė botėn”.

Duke i pėrngjarė Nėnės sė madhe, atė do ta nderojmė mė sė shumti, veten do ta ndihmojmė, botės do t' ia dėshmojmė se ajo ishte dhe mbetet Nėna jonė, simboli dhe ideali ynė, ndėrsa ne tashmė e kemi gjetur rrugėn e paqes, tė pajtimit, tė faljes, tė vėllazėrisė, tė bashkėpunimit dhe bashkėjetesės me tė gjithė duke krijuar kėshtu  me tė dhe si ajo bashkimin nė dallime. Nga goja dhe zemra e plotė lind urata spontane : NĖNA TEREZE LUTU PĖR POPULLIN SHQIPTAR, PĖR KISHĖN TONĖ, PĖR BOTĖN MBARĖ! Amen.

 

Binēė-Prishtinė, 10 prill 2003
Forca e lutjes

 

Unė nuk jam njeri letrash e shkencash, thjesht mundohem tė jemė njeri lutjeje.

Ėshtė lutja ajo qė mė ka shpėtuar jetėn.

Pa lutjen do tė kisha humbur arsyen.

Nėse s'e kam humbur paqen e shpirtit, pavarėsisht prej tė gjitha provave,

s'e kam humbur sepse kjo paqe vjen prej lutjes.

Mund tė jetohet ndonjė ditė pa ngrėnė, por jo pa u lutur.

Lutja ėshtė ēelėsi i mėngjesit dhe kyēi i mbrėmjes.

Lutja ėshtė njė besėlidhje e shenjtė mes Hyjit e njerėzve.

                            Mahatma Gandi*

 

Marrė prej Mbas Teje, XIII/108, maj 2003, Shkodėr.

  • Mahatma Gandi (1869-1948), politikan dhe mendimtar, njeriu qė organizoi ēlirimin pa dhunė tė Indisė prej pushtetit anglez (Gandizmi).