Shkruan Prof. Dr Mentor Disha, dibran, profesor i Universitetit, Prishtinė. 

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut pėrsėri nė Dibėr

 

Busti i Skėnderbeut nė Dibėr, punuan Muharrem Turkeshi dhe Agim SelaNė Dibėr, mė 2 mars 2003, u rivendos shtatorja e Fatosit Kombėtar  Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, e vetmja nė territorin e Iliridės sė dikurshme apo Maqedonisė sė sotme. Pas Tiranės e Prishtinės, Dibra e treta me radhė inauguroi bustin e Skėnderbeut, ēka konsiderohet si njė fitore e madhe e forcave demokratike dhe progresive. Pėr t'u kryer puna, ndihmuan qytetarėt dibranė, e sidomos mėrgata dibrane nė Amerikė. Shtatorja, punim e skulptorėve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos nė mes tė qytetit, afėr pllakės falemnderuese

 

Tė kosovarėve pėr mikpritjen dibrane mė 1999. Akti i zbulimit kulmoi me entuziazmin e qytetarėve pasi doli para syve tyre po ai Skėnderbe, me shtatin e tij nė stilin barok, nė kėmbė, me pamjen e njeriut qė shpreh fuqinė dhe menēurinė pėr misionin e lartė kombėtar, qė duket sikur don sėrish tė rivendos mbretėrinė e nėpėrkėmbur e tė pėrdhosur nga padrejtėsitė e njerkės histori. Dita e inaugurimit u shndėrrua nė njė festė mbarėkombėtare; kishte aty mysafirė nga tė gjitha qytetet e Maqedonisė, nga Kosova e Shqipėria. Tė gjithė ia uronin festėn njėri tjetrit, kudo shihshe gėzim e buzėqeshje, kujtdo i shėndritshin sytė, kudo pėrqafim. Atė ditė tė bukur me diell tė kėndshėm qė e kish falur Zoti, nuk kishte mbetur kush nėpėr shtėpia, tė gjithė kishin ardhur pėr tė dėgjuar fjalimet dhe pėr tė shijuar programin festiv me Kastriot Tushėn, Ilir Shaqirin e tj, me vallet dibrane, tetovare e labe. Me kėtė rast u organizua edhe njė konferencė shkencore me temėn 'Skėnderbeu dhe Dibra'. Temat e tyre interesante i lexuan studiuesit e njohur, si Kasem Biēoku, Moikom Zeqo, Jahja Dranēolli, Mahmud Hysa, Mois Murra etj. Shfrytėzojmė rastin tė njoftojmė lexuesit e Buzukut, se vendosja e parė e bustit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ndodhi mė 1942, kur njė pjesė e vogėl e territoreve etnike shqiptare u bashkua me trungun kombėtar. Busti i Skėnderbeut mė 1942, punim i Odhise PaskalitNė atė kohė Dibra kishte njė prefekt me orientime shumė tė njohura kombėtare, Shemsi Hatipin, i cili me nismėn e vet dhe tė qytetarėve tė Dibrės, mė 28 nėntor 1942, e inauguroi bustin e Skėnderbeut nė sheshin e qytetit, bust ky i skulptorit Odhise Paskalit. Atė ditė, qytetarėt u grumbulluan, gratė e mbyllura i hapen peēet qė tė shohin aktin madhėshtor tė zbulimit tė pėrmendorės, si dhe tė dėgjojnė fjalimet e prefektit tė Tranės, Qazim Mulletit, dhe atij tė Dibrės. Skulptura ishte deri nė gjysmėn e gjoksit, koka e drejtuar kah lugina e Drinit tė Zi, kah ishte edhe Sfetigradi, andej kah vinin ushtritė e parreshtura tė sulltanėve e ku edhe e pėrfundonin avanturėn e tyre pushtuese pėr 25 vjet rresht; 25 beteja triumfuese tė Skėnderbeut, prej tė cilave mbi 15 sosh u zhvilluan vetėm nė Dibėr e rrethinė. Ky bust ua vriste sytė sllavokomunistėve, sa me pamjen serioze tė Fatosit Kombėtar, aq edhe me simbolikėn e tė kaluarės qė nuk shembėllente me tė tanishmėn. Dhe nė vjeshtė tė 1953, njė tė shtunė me shi e borė, qytetarėve tė Dibrės iu pėrdhos dinjiteti kombėtar, ishte rrafshuar pėr tokė obelisku e rrethojat, ndėrsa busti ishte fshehur diku nėpėr zyrat e servilėve dhe tė puthadorėve. Ata menduan gabimisht se me  kėtė  akt vandal do ta shlyejnė kujtesėn historike apo vetėdijen kombėtare, e cila jetoi dhe mbijetoi nė kushtet mė tė egra tė 'demokracisė' socialiste.

 

  

 

 

 

Sopotare, moj tė ngrata*,

Rrokni thika, rrokni shpata.

A do ikim tė spėtojmė?

A do rrimė e tė lėftojmė?

-Na do rrimė tė leftojmė

Gjorq Golemin s'e turpėrojmė.

 

*Marrė nga Rrustem Berisha, Kėnga art dhe histori, Instituti Albanologjik, Prishtinė 1998. Nė kėtė studim, Dr Rrustem Berisha merret me kėngė popullore qė kanė vlerė artistike dhe historike, siē ėshtė kjo e kohės sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut