Shkruen Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolonj, shestanas, Fusha e Tivarit 

 

ZOTNI REDAKTOR

 

Nė revistėn Buzuku, numėr 8, mė 19 korrik 2002, botuot shkrimin pėr jetėn dhe dekjen e Lekės Macit Kolės Perkolaj. Nė fun tė shkrimit thaē qi tash sa kohė bajmė lutje nė shum anė pėr me marrė eshtnat e babės tem, por, pėr fat tė keq, kurr nuk patem pėrgjegje. Nė marim tė korrikut 2002 i shkruom presidentit tė Malit tė Zi. Mė 12 gusht 2002 me thirren nė Ministrinė e Punėve tė Mrenshme; ata na nisen nė SUP (polici) tė komunės Cetinjės, ku na thanė: ini nesėr nė ora 9 e mirrni eshtnat qi kini kėrkuo. Na bomė ēka na thanė. Ata na dhanė 2 pėrcjellsa. Pej tyne na kėrrkuom lejen me shkrim pėr me marrė eshtnat, por ata thanė: Na jena me ju qi mos t'u banje dikush pengesa, e tjetėr gja nuk dimė. Shkuom nė venin ku i kanė pushkatuo dhe shti nė dhe, i nxorrem eshtnat e tre martirve tonė dhe i prumė nė Shestan, nė venin ku kanė le. I rimuom bashkė nė nji vorr, ashtu si diqen sbashku, mė 31 gusht 2002. Meshėn e shenjtė e ka majtė zotni Pjetri, arqipeshkvi i Tivarit nė pension, qi nuk ishte mirė me shnet; atij i nimoj Zoti me ardhė aty. Na erdh edhe zotni dom Toma pej Ulqinit, si edhe dy motra. Pėr fat tė keq, aj qi kje i detyruom, nuk na erdhi. Dom Pjetrit i nimuon me majtė meshėn dom Toma dhe dy motrat. Pėrveē meshet, zotni Pjetri majti edhe nji fjalim shum t'bukur n'g'juhėn shqype para vorrit. Foli edhe sėrbisht, se aty kishte shum qi shqypen s'e kuptonjshin. Kshtu, mas 56 vjet vuojtje e shpnese, pritem atė ditė qi eshtnat e Lekės tė Macit Kolės Perkolaj, tė Vukės Pjetrit Vukės Per'Malos (Malaj) dhe tė Gjonit Zefit Vukės Per'Malos (Malaj) ti rimojmė nėrmjet prinve vet dhe vllaznive vet. Atė ditė na zhdriti nji rreze diellit qi e pritem 56 vjet. Atė ditė, tė tanė dashamirėt tonė, qi i bamė me ditė, na erdhem dhe moren pjesė nė meshėn e shenjtė. Mas bekimit dhe meshės, pėrgaditem nji drekė s'bashku nė Gjuraē.  Pritem 56 vjet, kohė e g'jatė sa nana me harrue djalin e vet. Na nuk mujtem me harrue munimet qi u kishin ba atyne. Kafshėt e egra e mysin baktinė e mosenej e hanė. Hyqmi punonte nryshe atėherė; 'anmiqtė' e vet ma parė u mytshin shpirtin e trupin, e kur i binjshin nė 30 kg, i vritshin. Me kta tre tonėt kje i gjikuom edhe Kola i Gjurė Macit pej Dedajsh me 12 vjet burg. Mas dy vjet e gjysė, Kolėn e liruon. Sa nijeva, shkova me e pa. Ishte sa gjallė, kishte metė likurė e eshtna. Aj m'tha: Mos kjani dekjen, por munimet e tyne. Plumi kjothtė bekuo qi i ka liruo pej munimeve. T'kish kjenė nafakė e t'mė kishin vra edhe muo. Shiko si m'kanė ba nė korpin tem, nuk ka ma t'gjallė. Kola mė kalxoj pėr mėnyrat e shumta tė munimeve qi ja kishin ba nė burg. Aj diq 15 ditė mas se e liruon pej burgut. Unė kurr s'mujta me i harruo ēka m'tha Kola, si dhe ēka m'tha nana jeme kur u ktheva pej ushtijet mė 1947. Ajo kishte kjenė me pa tatėn tem, burrin e saj nė Cetinjė. I dhanė liri qi tė takohet me te. Aj s'u pėrshnet si isht hadet; duort i mante mas korrizit. Ajo e bveti, pse po ma duort mrapa. Aj u pėrgjegj: Ma mirė mos t'i shihsh. N'e mramė, i qiti duort pėrpara. Ishin t'ajuna, tė nxime si kusija, kullonjshin gjak e qelb. Tha qi e kanė majtė tė lidhun me tel pėr nji shtyllė 4 net; s'ka mujtė as me rritė nenjun e as mė ra. Telat ja kishin pre mishin deri n'eshtėn. I kanė kėrrkuo me pranuo atė qi s'ka ba; aj zgjodhi munimet e jo tė pavėrtetėn. Duort e tija, pėr tė cillat m'kishte folė nana, i pata para syshė dhe varrė nė zemėr gjithmonė, pėr 56 vjet. Bana ē'mos, qi eshtnat e tyne t'i bijem nė venin ku kanė le. Ajo ditė u vonuo, por atė ditė e pritem. Atė ditė vorruon prinėt tonė. Zoti, tė cillin e lutem, megjith qi vonoj, nuk harroj.

Nė emėn tem, si dhe nė emėn tė familjeve tė Vukės dhe tė Gjonit, po i falem nerės dom Pjetrit tonė, dom Tomės pej Ulqinit, motrės Luēi pej Podgoricet dhe motrės Lilanė pej Tivarit. Gjithashtu u falenerohem tė gjidhvet dashamirvet, miqvet tonė qi erdhen me shumicė me na letsue vuojtjet tona 56 vjeēare.

 

Ceremonia e rivarrimit nė kishėn e Tushilės, 56 vjet pas vdekjesLeka i Macit Kolės Perkolaj (1890-16.9.1946), i lindun nė katundin Nrekaj, Shestani Posht (rrethi i Tivarit), kreu 4 klasė fillore nė gjuhėn sllave (serbe) nė Gjuraē. Kishte 18 vjet kur shkoi nė Stamboll. Punoi nė ambasadėn franceze nė Stamboll (5 vjet) dhe nė Tiranė (15 vjet). E flitte, e lexonte dhe e shkruente mirė, pėrveē shqipen, gjuhėn e familjes sė vet, edhe frangjishten, mjaft mirė edhe serbishten, kurse e  mirrte vesht spanjolishten dhe italishten. Leka lexonte shumė, thotė Gjergji, i biri i Lekės. Kanė humbė tė gjitha librat, si dhe dokumentet qė ruheshin nė vend tė msheftė, tė cilat do tė flitshin shumė pėr Lekėn dhe zonėn neutrale tė Shestanit (Zona nr 1), si dhe pėr komitetin e zonės neutrale, ku kryetar ka qenė Leka.