Pse Bajram Balani iku prej vendit tė vet

 

Shkruan Simė Gjon Dobreci

 

Bajrami kishte shumė shokė e miq nė Vankuver tė Kanadės. Muhabeti i shkonte mirė me Pjetrin e Gjon Gacit. Mė tė shumtėn luante shah me Gjergjin e Gjonit Nikės. Bajrami kishte qefė tė kuvendonte pėr Zogajt e Shkodrės dhe Shkodrėn, kurse Gjergji e Pjetri i flitshin pėr Braticėn dhe Kullomzėn, pėr Ulqinin. E kargonte, e tėrhiqte diēka Bajramin, erdhi verės nė Ulqin. Shkonte edhe nė det, notonte, rrezitej, por kohėn mė tė madhe e kalonte nė shetitje nėpėr Ulqin, nėpėr katunde, nė Anė tė Malit, nė Krajė. Ndalohej nė majė tė Taraboshit, qėndronte nė njė shkamb, shikimin e drejtonte aty ku janė Zogajt buzė Liqenit tė Shkodrės dhe atje kah Shkodra. Bajrami, si burri i dheut qė ishte, me sjelljet e tija tė mrekullueshme dhe fjalėt e ambla, u njoftua me shumė njerėz, krijoi shokė e miqė pėr njė kohė tė shkurtė. Desh Perendia, dhe Bajrami u njofua me Zyranė, binė fisnike tė Can Curanit prej Rastishit tė Anės sė Malit. U martuan dhe fluturuan pėr Kanadė. Nė Vankuver, Zyraja nė fillim nuk e kishtė kollaj aspak. Asaj ia lehtėsoi shumė shoqėrimi me Marijen, tė shoqen e Pjetrit. Bajrami e Zyraja i rriten dy djem si dy pllumba, Fatmirin dhe Syljen. Me Zyranė dhe fėmijėt, Bajrami vinte gati ēdo verė nė Ulqin. Bleu edhe shtėpinė nėn Dushkakuq, afėr Ulqinit. Po Bajrami nuk harronte, ngjite nė atė shkamb tė Taraboshit dhe shikonte e shikonte. Njė ditė i tha Can Curanit: 'Kur tė vdes, dua ta kem vorrin nė majė tė Taraboshit, sytė dua t'mi lanė nė drejtim tė Zogajve'. Nuk besonte Bajrami qė shumė shpejt do tė shkatėrrohet rezhimi komunist nė Shqipri. Dhe kur ndodhi kjo, Bajrami vrapoi, fluturoi, mbėrriti nė Shkodėr dhe kxeu nė Zogaj. U ēmallė me vllazėn, Shyqyrinė e Vebinė, me motra, me familjet e tė gjithėve, me tė afėrmit e vet, me tė gjithė shokėt e fėmijėrisė dhe tė rinisė. Andrra e bukur, qė Bajrami s'i besonte, u realizua. Ai shkeli pa frigė nė tokėn e vet, ku tė gjithė e njihshin si njeri fisnik dhe tė ndershėm. E pse iku Bajrami? Si shumė tė tjerė, ai nuk i duronte veprimet jonjerėzore tė rezhimit komunist. Atėherė kur Bajrami ishte mė fatlum, ia filloi edhe sėmundja tinzake t'ia copėtojė mushkėritė. Dy vjet u provuan tė gjitha mėnyrat e mundshme tė mjekimit. Dy vjet i qėndroi buzė shtratit dhe ia lehtėsoi sėmundjen Zyraja fisnike. Bajrami e kishte tė qartė, shpejt do t'i mbyll sytė pėrgjithmonė. I kujtohe Pjetri Gjon Gacit, shoku i ti, i cilli para 11 vjetve mbylli sytė nė Vankuver, por e ēuan nė vend tė vet, atje ku pushojnė edhe tė parėt e ti. Bajrami i tha Zyrasė qė dėshiron tė shkojė nė atdhe. Zyraja ia plotėsoi dėshirėn. Dhe erdhen bashkė me djemt. Tė gjithė tė afėrmit, tė gjithė ata qė e njihshin Bajramin erdhen tė takohėn me te. E vizituam edhe ne. Ishte i shtrirė nė shtratė. Zyraja ishte pranė shtratit tė tij. Bajrami qeshi kur na pa. Na bėri muhabet sikur t'ishte krejtėsisht i shėndoshė. As qė e pėrmendi sėmundjen qė ia brinte trupin. Fytyra e ti rrezatonte qetėsinė shpirtėrore. M'thanė, qė ajo qetėsi shpirtėrore i shihej nė fytyrė edhe kur i kishte mbyllur sytė pėrgjithmonė, mė 20.2.2003, dy muaj prej se kishte mbėrritė nė vendlindje, nė moshėn 63 vjeēare. U varros nė Zogajt e Shkodrės, aty ku ishin edhe varret e tė parėve tė tij, aty ku Bajrami kishte dėshiruar. Pėrcjellja ishte madhėshtore; kėtė e meritoi Bajrami me sjelljet dhe veprimet fisnike tė tija. Qė tė veproi ashtu, nuk e shtynė Bajramin vetėm malli pėr vendin e vet dhe mungesa e qetėsisė shpirtėrore nė gėrbet. Shembulli i Bajramit  na tregon si duhet t'i nderojmė dhe t'i duam tė afėrmit dhe kombin e vet, gjuhėn e kulturėn e vet, trojet e mrekullueshme qė na i lanė tė parėt tonė, si tė burrnohemi me tė parėt tonė. Dhashtė zoti, qė dy sokolat e Bajramit e tė Zyrasė, Fatmiri e Sylja tė ndjekin shembullin e Bajramit. Ata dhe tė gjithė bijt e bijat e kėtyre trojeve do t'i pranojė gjithmonė duarhapur Shkodra mbretėreshė dhe Ulqini florini.