Sima i Gjonit Niks Kol'Niks

Komi e feja

 

Nuk e kam t'qartė ēka isht komi', m'tha nji shestanas. Edhe shum tjerė, jo vetėm shestanas, nuk e kanė t'qartė dallimin nėrmjet komit dhe fesė. E unė, pėr hirė t'shestanasit, po pėrgjigjem n'gjuhėn shestanase dhe po munohem me kjenė sa ma i kuptueshėm.

Komi isht bashkėsia e njerėzve qi i lidh nji gjuhė, nji histori dhe kultura qi na e lanė t'parėt.

Feja isht besimi n'Zotin, n'Perėninė, besimi n'krijuesin e botės, besimi n'krijuesin qi e sunon dhe e nreqton tokėn e qiellin.

Nji kom munje me pasė nji fe; pėr shemull, komi malazez isht me fe tė kshtenė ortodokse (me fe pravosllave), si janė edhe komi serb, komi makedon, komi rus; me fe t'kshtenė, por  katolike janė komi kroat (hėrvat), komi slloven, komi polak.

Mirėpo, nji kom munje me pasė edhe ma shum se nji fe. Komi arab isht me fe myslimane (shumica) dhe me fe t'kshtenė; te komi kinez isht e pėrhapun feja budiste, feja myslimane dhe feja e kshtenė.

Te komi shqyptarė i kena dy fe. Shumica e shqyptarve n'Shqypni, Kosovė, Makedoni, Serbi dhe n'Mal t'Zi janė me fe myslimane. Shqyptart me fe t'kshtenė ortodokse jetojnė n'jugun e Shqynisė, kurse shqyptart me fe t'kshtenė katolike jetojnė n'veri t'Shqypnisė, n'Mal t'Zi dhe n'Kosovė.

Katunet, ku jetojshin shestanasit, sot gati krejt t'shkreta, deri me 1965 kanė pasė mjatht njerėz. Shestanasit ishin me fe t'kshtenė; shumica pej tyne ishin t'kshtenė katolik, kurse nji pjesė e vogėl n'Shestanin Posht (pėr shemull, n'Peconj) ishin t'kshtenė ortodoksė. T'gjidh kta, edhe ata t'Shestanit Posht me fe ortodokse, nėpėr shpija flitshin gjuhėn shqype. Edhe t'gjidha kangėt e shestanasve, qi knoheshin nė dazma e dyzene, janė n'gjuhėn shqype. Edhe mesha, predikimi n'kishė, ishte n'gjuhėn shqype. Shestaneshat, gratė e vajzat, flitshin e knojshin n'gjuhėn shqype. Pra, vishja e shestaneshės isht vishje shqyptare. Malazezet nuk e kanė pasė ket vishje. Edhe vishja e burrave ishte vishje shqyptare, me ēakēir e qeleshe (plis t'bardhė). Pra, shestanasit, Burrat e Dheut dhe t'Bukrat e Dheut ishin shqyptar. Kta burra e burrnesha shestanas e ruejten gjuhėn e shenjtė shqype brez mas brezit, me qina e me mija vjet i ruejten hadetet dhe fenė e kshtenė, e ruejten vishjen e mrekullueshme t'shestaneshės; ata dhanė edhe shum burra n'za e me namė. E sot, pra, kanė me ēka me u burrnue shestanasit. Ata e nerojnė vetveten kur thonė: Na i nerojmė t'parėt e vet, na jena njerėz me rranxė, na jena bijtė e bijat, nipat e mesat, stėrnipat e stėrmesat e shestanasve. Me i nerue t'parėt e vet do me thanė me u burrnue me gjuhėn e hadetet e t'parėve, me ēdo gja t'mirė qi na kanė lanė t'parėt tonė.