Shkruan Prof. dr. Ruzhdi Ushaku

Konceptualizmi pamor si

pėrmasė dramatizimi

 

Krijimtaria artistike e Rudi Gogės, e pėrzgjedhur dhe e segmentuar pėr kėtė ekspozitė, sendėrtohet me teknikėn monotipi unikate, me ngjyra ose bardhė e zi, dhe me bakėrshkrim-shtyp i thellė pėr reproduktim tė kufizuar. Nga perspektiva pamore e tėrėsisė, si mozaik teknikash dhe motivesh, kjo ekspozitė, nė plan tė gjerė, lė pėrshtypje vizuale dhe ndjenjė tė pėrgjithshme shpirtėrore sikur tė njė “teleskopi tė gjallė” tė imagjinuar qė vėzhgon njė kosmos nė miniaturė, tė dalė nga njė kaos paraprak me njė gėrshetim kontrastesh tė ngjyrave, motiveve e konturave tė padefinuara dhe enigmatike. Ky kosmos nė miniaturė ngashnjen dhe josh kurreshtje dhe instinkt pėr njė dioptri mė tė mprehtė, vesh tė sėrhollė pėr tė “ndier” njė jehonė mė tė qartė, ndjenjė shpirtėrore pėr pėrjetim tė pėrkohshėm, njė kujtesė pėr amshim dhe filosofi jetėsore pėr pėrsiatje. Si e tillė, kjo ekspozitė shikohet dhe konceptohet si njė kompleks artistik-funksional, mikrokosmos i enkoduar nga njė ngėrthim shqisash me intuitė, shkathtėsi dhe spontanitet tė gjenit krijues nė nėnqiellin e njė cepi tė jehonės dhe kulturės mesdhetare.

Rudi Goga - Mbretėresha ilire TeutaKodi si i konceptualizuar thua se hapėron drejt mesazheve, duke ngacmuar dhe nxitur ndjenjėn e reagimit. Bebzat e syve tė mi zgjerohen e bymehen maksimalisht  pėr tė gjetur mė shumė dritė pėr ngjyra, mė shumė hapėsirė pėr  shtrirjen e konturave xigluese, mė shumė thellėsi nė pėrmasėn e konceptualizmit me motive e detaje dramatizuese nė kompozicion, herėherė edhe dimensionin e katėrt si fiksim pėr pėrjetėsi. Krahėt e ndjenja e imagjinatės sikur mė avullojnė shpirtin i cili braktis trupin pėr njė ēast, duke u  ngritur  deri nė fijen e shtatė tė qiellit, pėr tė zbritur nė tokė ngadalė e butė dhe pėr tė dalluar si tė vizualizuara “klithmat e heshtura” tė shqetėsimeve tė trazuara tė piktorit  pėr fatin e njeriut qė nė embrion, pėr ofshamėn e dhėmbjes dhe tė mallit tė fėmijės pranė varrit tė nėnės,  lotėt ngashėrryes qė “njomin” shtatoren e bekuar dhe dinjitetin e humbur tė lypses e cila mbulon “turpin” dhe trupin me flokėt e gjata qė prekin deri te “strajca e mjerimit nė duar”. Tematika dhe motivet e realizimeve artistike tė Gogės pėrshkohen kryesisht me dimensionin mbizotėrues tė konceptualitetit artistik tė siluetave “tė ringjallura”, me trajtat e skeleteve tė reinkarnuara me mish e shpirt, qė nga Teuta e varrosur me ritualet e pajimet e denja  tė mbretėreshės drejt atyre tradicionale qė palohen nė shtresat e kohės dhe tė dheut me motive tė etapave  tė shpėrbėrjes sė jetės fizike drejt hiēit rrėqethės e neveritės. Nė kėtė kompleks temash e motivesh pėrshkohet edhe konceptualizmi me pėrmasa erotike i relievuar si gjurmė nė zall, si i skicuar nė tre aktet e deliriumit tė pėrkohshėm, nė vrapin elegant e relaksues tė jetės kalimtare tė vdekatares pas  shkarkimit tė afshit tė trupit dhe tė shpirtit, si dhe nė motivin energjisė sė akumuluar emocionale dhe fizike mbi tė cilėn duket se peshon  pjesėrisht fuqia e shpėrthimit tė pazbutur fizik, me simbolin e kokės sė demit me brirė.

Nė krijimtarinė e Gogės ndeshim edhe nė tema e motive provokuese, pa titull, qė presin identifikimin dhe definimin konceptual filosofik dhe dramatizues tė njohėsve dhe shijuesėve tė artit nė rrjedhėn e kohės. Nė ēastet e njė distance meditimi dhe tė pėrjetimit tė kėsaj ekspozite, duket se dalin nė pah tiparet e njė krijuesi qė kultivon tema e motive kontroverse, me intuitė e shpirt zemrak e kryengritės, subtil e bashkėpėrjetues qė herė ngrit zėrin e tij tė shqerrė e tė lodhur, herė lutet me zė tė ultė e tė ngulfatur, e herė ndalet e pėrsiat pėr “filosofinė e jetės” prej lindjes e deri nė vdekje pėrmes shtrirjes nė kontura elegante dhe tė deformuara, shpėrthimit tė vrazhdė tė ngjyrave e nuancave me tone e kontraste provokuese. Kėsodore, nga kjo ekspozitė mjaft hermetike shpėrthejnė nuanca tė shpirtit pamor me lojėn paradoksalisht magjike mes harmonisė e disharmonisė tė njė universi kompleks tė shqisave qė fiksohen me gjurmėt e nuancave tė ngjyrave e fleksibilitet e formave dhe konturave pėr sy, toneve e tonaliteteve pėr veshė, drejt pėrmasės sė konceptualitetit si fuqi reminiscence , rindėrtimi dhe reinkarnimi artistik. Konceptualiteti dramatizues i veprės artistike tė Gogės provokon pėr ta kuptuar, josh pėr ta interpretuar, ngacmon pėr ta ndier dhe pėrjetuar. Por nuk kuptohen as pėrjetohen lehtė kėto thellėsi artistike e shpirtėrore tė pėrshkuara me racion qė e pėrcjell filosofinė e jetės individuale dhe kolektive nė kėtė kohė dhe hapėsirė. Arti i Gogės rrezaton me njė dimension filosofik antitetik tė shėmtive tė bukura dhe bukurive rė shėmtuara, pasqyrime kėto tė filosofisė sė jetės sė shndėrruar nė art , prej hiēit kah jeta e prej jetės kah hiēi. Dhe nė kėtė qark vicioz arti kryen misionin e pėrhershėm pėr ta pasurur jetėn dhe vdekjen me dimensione tė reja, si udhėrrėfyes pėr konceptimin se si ka qenė, ėshtė por edhe do tė duhej tė ishte mė e plotė dhe mė e pasur jeta dhe pavdekshmėria e jetės nė art dhe e artit nė jetė.