Shkruan Zuvdija Hoxhiq

Artistėt shqiptarė, nderi i kombit

Gjelosh Gjokaj - ZogjėtMe njė pėrcaktim etniko-nacional (shqiptar), tė radhitur nė kufijtė e njė kulture, artistėt tė prezentuar nė kėtė ekspozitė (si tė gjihtė krijuesit e vėrtetė), i tejkalojnė ato me veprėn e vet, duke i bėrė nder kombit, tė vetėdijshėm porosisė tė mitit tė lashtė pėr divin Ante, i cili e ka marrė fuqinė kurdo qė me shputat e kėbėve dathur ka shkelur nė Nėnė Tokė: mė tė fuqishmit jemi kur jemi tė mbėshtetur nė tė vetėn, kur jemi njė degė e shtrirė nė drurin gjenealogjik tė pupullit tė vet, tė qenies shpirtėrore tė tij. Por, vepra artistike, para sė gjithash ėshtė njė krijim individual, andaj ndryshimet nė mes tė krijuesve tė tė njėjtit komb, mund tė jenė mė tė mėdha se me njė tjetėr mė tė afėrt pėr afinitetet personale dhe nė poetikė.  ''Dy gjėra themelore i pėrcaktojnė mendimet dhe veprimet e njerėzve: njėra ėshtė natyra, e dyta ėshtė kurltura''  ka shkruar Ipolit Teni. Dallohet kjo nė vizionet poetike tė krijimeve tė artistėve tė njohur evropianė tė Gjelosh Gjokajt dhe Rexhep Ferrit  deri te ata mė tė rinjtė  Vahida Hasanaga-Nimanbegut dhe Ivanka Gjonoviqi, ose tė Gjergj Noc-Martinit, Zake e Musa Prelvukajt, Rudi Gogės, Bilal Nikeziqit, Seide Belegoviqit, Mehmet Alos, Naser Hasės, Qazim Mujės, gjithsesi tė pranishėm nė skenėn malaziase dhe kosovare. Tė gjitha janė aty: peizazhi specifik, i tėri me kontraste, kolorit, me det dhe brigje, me godina tė moēme, guri i egėr i Malėsisė, shkrirja e ngjyrave nė pasqyrimin e Liqenit tė Shkodrės, tė Shasit ose tė Plavės, drithėrima e dritės sė Hėnės nėpėr kulla dhe bedene, ritmi i tallazeve tė detit, tė cilėt sjellin zėra tė shekujve mė shumė se tė largėsive. Figura dhe kallėzime. Ėndrra dhe shpresa. Mite dhe legjenda. Tė ngjashėm pėr nga dallimet, tė ndryshėm pėr nga afritė, artistėt tanė njihen pėr shprehjen autentike, pėr nga ngjyra dhe ikonografia, me njė transponim tė fuqishėm dhe tė sinqertė tė materies jetėsore nė njė porosi artistike universale. Mehmet Aloja - KalimeraTė hapur pėr rrjedha bashkėkohėse artistike, tė arsimuar, tė sigurt nė vete, me njohuri tė lakmueshme tė fshehtėsive tė zanatit piktural, me njė ndjeshmėri moderrne tė formės, me njė begati tė asociacioneve dhe tė metaforave, tė mrekullojnė me ndryshimet poetioke, tė cilat nė pėlhurat tė tyre sillen nga naracioni deri tė arti i pastrėr, nga ekspresionizmi deri te neorealizmi, nga surealizmi figurativ dhe fantastika deri te realizimi magjik, nga ēudia ekzistenciale mbi fatin e njeriut dhe tė botės, deri te filozofia me pėrvojėn shekullore tė botėkuptimit tė krijuar dhe tė shikimit nė jetė dhe tė rrjedhave e tė fshehtėsive tė saja. Duke reprezentuar veten dhe kombin e vet, vlerat e tija shqiptare, ata, si ēdo artist i mirėfilltė, janė tanėt aq mė shumė nėse pėr tė vetėt i marrin dhe tė tjerėt. Ata kėtė e kanė bėrė qėmoti, ndoshta edhe mė herėt se qė ua kemi pranuar se me gurėzit e vendosur nė mozaikun e pėrbashkėt, kanė bėrė qė ai, me harmoni dhe bukuri tė na pasurojnė tė gjithė neve, tė cilėt fati historik na ka pėrcaktuar tė jetojmė nė kėto treva. ''Caku ėshtė atje nga jemi nisur''  ka shėnuar Elioti. Andaj, ky takim me kėta artistė tanė, sinqerisht gėzon  edhe ata edhe ne. Qellimi  ėshtė arritur.