Shestani dikur

Pjesė e relacionit tė Karlo Pootenit* dėrguar Kongregacionit pėr Ungjillėzimin e Popullit nė Romė 1845

Njė pamje e katundit Dedaj, sot pa njeri tė gjallėFamullia e Shestanit ėshtė 17 mila nė veri prej Tivarit ndėrmjet maleve vėshtirė tė kapėrcyeshme. Sipėrfaqen e ka me diametėr 6 mila. Famullinė e drejton don Gjon Kalci, shkodran 40 vjeēar. Famullia ėshtė e ndarė nė Shestanin Nalt dhe Shestanin Posht. Nė Shestanin Nalt ėshtė kisha e sh'Palit, e shėmtuar dhe e papastėr; muret kurr nuk i janė gėlqerosur, ēmos, i ka rėnė edhe njė pjesė e murit, ēka duhet tė rindėrtohet. Kjo kishė ėshtė mjaft larg prej ēdo shtėpie; prej shtėpisė sė famullisė ėshtė 5 mila larg. Nė Shestanin Posht ka 12 vjet prej fillimit tė 

        Njė pamje nė katundin Dedaj, sot pa njeri tė gjallė

ndėrtimit tė kishės sė kushtuar shėn Lazrit, por, pasi muret janė ngritur disa kėmbė, ėshtė ndėrprerė puna. Njė milje larg prej kėsaj kishe ėshtė banesa e famullisė mjaft e gjanė, e mirė dhe e re, e ndėrtuar para 3-4 vjetve me shpenzimet e Kongregacionit tė Shenjtė.Vizitėn kanonike famullisė sė Shestanit e kam kryer mė 30 qershor 1845; janė krezmuar 41 fėmijė tė tė dy gjinive. Jo vetėn tash, por edhe nė vizitėn e kaluar kanonike, numri i fėmijėve ishte shumė mė i madhė se nė ēdo famulli tjetėr, pėr ē'arsye mendojė qė nė famullinė e Shestanit duhet tė ketė 600 deri 700 frymė, megjithqė famullitari me jep numėr shumė mė tė vogėl. Pa dyshim, famullitari nuk kujdeset t'i shėnojė tė krezmuarit, tė kurorėzuarit dhe tė vdekurit nė librat e famullisė.Brenda famullisė gjenden 5 shtėpi muslimane, si dhe 41 ortodokse qė kanė priftin e vet (nė Draēevicė, vėrejtja e pėrkthyesit). Asnjė famulli nuk ėshtė pa male, por malet e Shestanit janė tė nalta e tė vrazhda, pėr ē'arsye ėshtė shumė vėshtirė me udhėheqė kėtė famulli. Shestani kufizohet me Mal tė Zi. E vėrtetė, pushtetin e sulltanit e pranojnė, por nuk paguajnė kurrfarė tatimesh (ose rrallė ndonjė shtėpi nga 3 bajokė romakė) dhe nuk u lejojnė bashkėpunėtorėve turkė tė hyjnė nė katunde dhe territorė tė vet. Shestanasit dikur kanė qenė shumė tė fuqishėm dhe tė guximshėm, por urrejtjet (grindjet) dhe vrasjet mes veti paten si pasojė zvogėlimin e ngadalshėm tė fuqisė sė tyre. Sa fare pak e pranojnė pushtetin civil, po aq pak edhe atė shpirtėror. Tri deri katėr herė nė vjetė mblidhen dhe marrin pjesė nė meshė pėr festimet mė tė mėdha fetare, tė cilat te ata mund tė quhen festa popullore; tė dieleve ose festave tjera me zi vijnė nė meshė 5, mė tė shumtėn 10 vetė. Pra, nuk ėshtė ēudi qė ata nuk kanė njohuri pėr punėt e fesė dhe pėr shpėtimin e amshueshėm. Bijat i japin pėr ortodoksė, tė cilat, pa njohuri pėr asnjė fe, pranojnė fenė ortodokse. Gjatė kryerjes sė vizitės time, i thirra krenėt e vendit, prej tė cilėve ēdo gjė varet, dhe i kėshillova tė mos veprojnė ashtu, qė bijat e veta mos t'ia ekspozojnė shkatėrrimit tė amshueshėm. Me premtuan, por Zoti e di a do ta mbajnė premtimin. Vetėm nėse detyrohen prej pushtetit kristjan dhe atij civil, mendoj, qė kėta njerėz, marrė nė pėrgjithėsi, mund tė bihen nė fije, ēka qartė e tregojnė edhe vendet e tjera malore tė Shqiprisė (nė rrafshina, sado kudo, njerėzit janė mė tė butė dhe mė tė mirė), ku veproi rendi i misionarėve franēeskan, ndėr tė cilėt, pa dyshim, gjithmonė ka pasur shumė prej sish qė me mish e me shpirtė punuan pėr shpėtimin e shpirtėrave njerėzore. Ky rend misionarėsh kėtu punoi me shekuj, e nė fund tė fundit sa arriten?
Famullitari i Shestanit gjithsesi nuk ėshtė i pėrshtatshėm, ka mjaft kundėrshtarė qė dėshirojnė ta mėnjanojnė, dhe ndoshta do ta pėrzėnė. Por, ku janė tjerėt, ku mund tė gjindet njė mė i mirė, i cili do tė pranojė ta marre atė barrė. 

Prej latinishtes P.P. 
*Karlo Pooten, administrator apostolik i Arqipeshkvisė sė Tivarit (1844-1855) dhe arqipeshkėv i Tivarit (1856-1886).