Kumbo kitarė

Me fjalė nuk shuhet zjarri i zemrės
Me kėngė s'mund t'i thuash ndal dhembjes 
Por ti fshij lotėt nga fytyra
Harro tmerret dhe krismat.

Larg, shumė larg shporrėm tė keqen
Qė nė kėtė tokė vend tė mos ketė
Tmerret, britmat s'i dėgjojmė
Ardhmėrisė ne i kėndojmė.

Kumbo, kumbo kitarė e mirė
Se ēdo fėmijė sot ėshtė i lirė 
Jeho, jeho me tinguj plot
Se nė sytė tanė mė nuk ka lot.

Me fjalė lind poezia
Me kėngė mund tė kėndohet liria
Jeho ti, o kėngė e bardhė 
Pėr lirinė qė na ka ardhė

Porsi rreze dielli nė agim
Botės kudo i jep shkėlqim
Sikur qielli plot kaltėrsi
Jehon kėnga nė liri

Igballe Ymeri, Dragodan, Prishtinė

 


 

A s'mė thua

Biri nėnės, a s'mė thua, 
Ti qė m'u rropate nėpėr botė,
Ē'farė tė panė sytė e tua,
Panė parajsėn pėrmbi tokė?
Pashė dritėn qė ndriēonte,
Pashė ritmin, harmoninė,
Pashė mendjen qė mendonte,
Pėr tė mirėn, bukurinė.
Mė thua, pse rri menduar? 
Ē'tė mundon, o biri im?
Nga bukuritė ē'ke kuptuar?
Pėrse dielli kėtu nuk ndriēon?
Moj e mira, nėna ime,
Atje njė gjė kam vėrtetuar,
Paguar me shumė mundime,
Parajsa s'bėhet pa mend e duar.
Bir i ynė, syri i diellit, 
Tė tė pyes unė po druhem,
Ti dritė e yll nė kupė tė qiellit, 
Si u ndjeve nė dhe tė huaj? 
Nėna ime, e dashura nėnė,
Ndjehesha nė dhe tė huaj,
Si njė zog nga ēerdhja rėnė,
Si jetim nga mungesa juaj.
Po mos mė rri mė kokėprerė, 
Vuajtjet tona do tė marrin fund.
Nėnė, nuk ndjen se po fryn erė,
E gjethet e verdha po i shkund.

Marianthi Nakuēi, Tiranė 2002

 


 

Motet

Nė dasėm
Me nuse tė bardhė
Shkojnė krushqit
Me flamuj.
Dhėndėr bėhesh atėherė
Kur koha tė fton nė dasėm.
Zemra e njeriut s'plaket kurr
Shenja pleqėrie s'janė thinjat
Por
Udhėtarė jemi ndėr mote.
Vitet e kaluara mbi supet tona
Dėshmojnė pleqėrinė.

Ali Gjeēbritaj