Shkruan: Gjekė Gjonaj

Pėrkujtohen dėshmorėt e kombit 

qė flijuan jetėn pėr ideale kombėtare

 


Beteja nė Qepurr
Pėrmendorja e Lulash Zekė NicajNė 92-vjetorin e betejės nė Qepurr, qė u zhvillua nė fillimin e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, nė Traboin tė Hotit me datėn 25 mars 2003 u bė pėrurimi i pėrmendores sė Lulash Zekė Nicaj, i cili bashkė me dy djemtė e tij Zefin dhe Gjonin, si edhe me vėllaun Franin, flijuan jetėn pėr ideale kombėtare. Pra, kjo familje ėshtė shuar plotėsisht pėr lirinė e Malėsisė. Pėr t'i nderuar kėta dėshmorė, krahas tė afėrmve tė kėsaj familje, miqve dhe tė ftuarve, morėn pjesė edhe qytetarė tė tjerė tė Malėsisė. Me kėtė rast famullitari P.Pashko Gojēaj e tha njė meshė, nė emėr tė fisit foli Palokė Nicaj, kurse Fran Camaj hodhi dritė mbi kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė popullit tonė dhe mbi kontributin luftarak tė Lulash Zekės dhe dėshmorėve tė tjerė.
Nė kėtė betejė, e cila konsiderohet ndėr betejat mė tė pėrgjakshme tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, dhanė jetėn edhe gjashtė traboinasė tė tjerė: Kolė Marash Vata, Zef Lan Ula, Lekė Mirashi, Ujk Gjelosh Leka, Pjetėr Uc Martini dhe Nikollė Mirash Gjoni. Ata luftuan dhe i lanė me gjak kėto troje pėr ideale mė tė larta, pėr tė ardhmen tonė, pėr lirinė e vendit , pėr shqiptarizėm, pėr gjuhėn shqipe dhe pėr flamurin kombėtar.Malėsorėt asnjėherė nuk i kanė harruar kėto figura historike tė kombit tonė.

Pėrvjetori i ngritjes sė flamurit
Prof dr Romeo Gurakuqi mban fjalimin e rastitAktiviteti tjetėr ishte pėrvjetori i ngritjes sė flamurit shqiptar, organizuar nga Shoqata “Dedė Gjo' Luli” nga Traboini, mė 6 prill tė kėtij viti nė Bratilė tė Deēiqit. Malėsorėt atė tė dielė ishin tubuar pėr tė nderuar veprėn e tė parėve tė tyre tė cilėt pikėrisht nė kėtė vargmal historik para 92 vjetėsh kryengritėsit malėsorė, nėn udhėheqjen e plakut tė urtė dhe trimit tė maleve, Dedė Gjo'Lulit, hoqėn nga shtiza flamurin me gjysmė hėnė tė pushtuesit otoman dhe nė vend tė tij, plot 443 vjet pas Gjergj-Kastriotit, pėr tė parėn herė ngritėn flamurin kombėtar. 
Mbi kėtė ngjarje madhėshtore, e cila ka rėndėsi parėsore pėr historinė kombėtare foli profesori i Universitetit tė Shkodrės, dr. Romeo Gurakuqi. Ai theksoi se ju malėsorėt me tė drejtė ditėn e flamurit kombėtar e festoni me 6 prill, sepse baballarėt tuaj me trimėrinė, qartėsinė dhe vetėmohimin e tyre i paraprinė 28 Nėntorit 1912, ditės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ngritja e flamurit pėr herė tė parė nė Malėsi, vazhdoi mė tej Gurakuqi, ishte njė ngjarje e cila pėr shqiptarėt e kėtij rajoni simbolizonte traditėn e tyre. 
Nė kėtė tubim folėn edhe Gjon Camaj dhe Gjokė Gojēaj, tė cilėt vlerėsuan kėtė ngjarje tė madhe dhe tė lavdishme e cila ka mbetur e shkruar me shkronja tė arta nė historinė e popullit shqiptar.