Dr. Maksut Xh. Haxhibrahimi

 Shqiptarėt e Zarės

            Merita kryesore pėr pranimin e tė ikurve shqiptarė dhe pėr strehimin e tyre nė rrethin e Zadrės (Zarės) i pėrket V. Zmajeviqit, politikan dhe shkrimtar kishtar i shquar, qė nė atė kohė ishte argjipeshkėv i Zarės. Pjesa mė e madhe e tė ikurve rrjedh nga fshati Brisk, Ljare, Dobrec, si dhe prej Shestanit. Fshati qė shqiptarėt e quajnė Arbėneshi (si fshati po me kėtė emėr nėn Tarabosh), ndėrsa kroatėt  pėrreth e quanin nė fillim qyteza e Eriēinit ose fshati i Ericos  (sipas ital. Borgo Erizzo), dhe mė vonė Arbanasi, zuri fillin me njėzet kasolle qė i ngriti pushteti venedikas pėr kolonistėt.

Brisku Posht, sot me pak banorė            Ndėr banorėt e fshatit Arbėnesh janė edhe disa familje me mbiemrin Bajllo. Ato popullzojnė pjesėn mė jugore tė fshatit; ata erdhen kėtu nga fshati Kuklicė tė ishullit Uglan gati nė tė njėjten kohė me arbėneshėt (shqiptarėt e shestanas). Deri mė 1749, administrimin ushtarak tė fshatit e ushtronte guvernatori i veēantė. Arbėneshėt, tė cilėt nė fillim ishin bujq me pagė dhe barinj tė zotėrinjve tė Zarės, tė famullive dhe tė kuvendeve, u bėnė shumė shpejt (gjatė njė gjysmė shekulli) pronar ose kolonė tė pėrhershėm tė pjesės mė tė madhe tė tokės pėrreth Zarės.  

     Brisku Posht, sot me pak banorė

            Lajmi i parė i ruajtur pėr arbėneshėt, tė cilėt ikėn nga Shqipėria turke (Shestani me rrethinė) pėr t’u ngulur nėn muret e qytetit tė Zarės, vjen nga Marko Lukishi (Deluchi), vikar i argjipeshkvisė sė Tivarit dhe mė vonė i arqipeshkėv i Tivarit. Gjatė dyndjes sė parė tė madhe tė vitit 1726, nė Zarė arritėn 19 familje dhe dy beqarė, gjithsej 147 frymė. Nga ky numėr, 4 familje ishin nga barku Gjeshgjen (Petani), 11 nga familja Margjeēi (Qurkoviq), 1 e vamiljes Vukiq, 2 e familjes Jelenkoviq dhe 1 e familjes Mira (Peroviq). Duket se po me kėtė grup erdhėn edhe familjet Pinēiq (Pinēi) dhe Shestani, tė cilat mė vonė ndeshen vetėm nė Zemunik.

            Familjet Gjeshgjen-Petani dhe Margjeēi-Qurkoviq rrjedhin nga Brisku. Njerėzit e shpėrngulur gjatė kėsaj dyndje po edhe dyndjeve tė tjera tė mėvonshme rrjedhin edhe nga lokalitetet tjera (Dobrec, Pinē, Muriq, Karanikaj, Bujgri). Mė 1727 nė Zarė arritėn 7 familje tė ikura me 71 frymė. Midis tyre ishin dy familje Joviēėsh nga Shestani. Ishin kėto familjet Paloka, Gjergja, Alviri-Petani, Periq, Shestani, Prendje, Qurkoviq, etj. Nė vitin 1731 nė Arbėnesh u vendos familja e ikur Shenci, e cila sipas zejės sė zotit tė shtepisė mori mbiemrin Kotller.

            Disa familje qė u shpėrngulėn nga Shqipėria midis viteve 1726-1733, nuk u vendosėn nė Arbėnesh po zunė vend nė Zarė. Midis tyre mund tė pėrmendim kanonikun Ivan Kampsi (i lindur nė Shkodėr), familjen Delveshi, tregtarėt Angjeloviq me zanafillė nga Shiroka e Shkodrės.

            Grupi i dytė i madh i shqiptarėve (28 familje me 199 frymė) iku nga Shqipėria nė mbarim tė muajit shtator 1733. Refugjatėt e rinj i braktisėn fshatrat e tyre: Shestanin, Ljaren, Briskun dhe fshatrat e tjera. Nga ato 28 familje qė nė muajin tetor dhe nėntor tė vitit 1733 u vendosėn nė Zarė, rrjedhin familjet arbėneshe Duka, Pema, Mazi, Cotiqi, Marushiqi, Ratkoviqi, Kėrstiqi, Stipēeviqi, Muzhanoviqi, Marshani, Vladoviqi, Rela, Nikpali, Musapi, Moroviqi (nga Petani).

            Pas vitit 1733 nė Arbėnesh zu vend edhe njė familje e quajtur Kalmeti, qė u quajt nė fillim Muriq, ngase me siguri u ē’vendos nga lokaliteti qė tani thirret Muriq. Ajo u vendos pranė Shamarkut. Familja Karuc pėrmendet pėr heren e parė nė kadastrin e vitit 1754.

            Mbiemrat e sotshėm tė arbėneshėve tė Zarės u ndėrtuan nė atė mėnyrė qė mbiemrat nga treva e moēme iu pėrshtaten sistemit kroat tė mbiemrave. Kėshtu, nga trolli i dikurshėm i arbėneshėve rrjedhin disa mbiemra tė tashėm: Mazi (nga Mėzi), Petani, Joviq (nga Jovi), Marushiq (Maruēiq – nga Mark Uku). Disa mbiemra e kanė  fillin nga emri i kreut tė familjes sė shpėrngulur, si bie fjala: Deshpal (nga Gjesh Pali), Nikpal (nga Nikė Pali), Gjergja (nga Gjergji), Vukiq (nga Pervuka). Vijnė mbiemrat e ndėrtuar nga emri i lokaliteteve tė Krajės: Pinēiq, Shestan, Rudi, Dobreci, Muriq. Nė Arbėnesh, krahas mbiemrave zyrtare pėrdoren njė varg mbiemrash tjerė (tė vjetėr dhe tė rinj), siē janė: Paloka, Gjurleka, Marēoba, Frustiri, Marinci ose Vendriku.