Njė shestanas qė e pėrjetoi mbytjen e Titanikut

N'Titanik, nėr udhtarėt ishte edhe nji ambasador anglez me t'shoqen. Ata me veti kishin edhe shėrbtorin. Kyj ishte nji shqyptar, Preēi i Gjokės Nilės Vukės (i lemė mė 1891) pej Gjuraēit (Shestani Posht, rrethi i Tivarit), atėherė 21 vjeē. Kur ishte tue u mytė Titaniku, anglezi tha pėr Preēin, qi aj isht djali i ti dhe qi aj ka 20 vjet (mashkujt deri n'atė moshė e kanė pasė t'lejueshme me hypė n'barkat e pshtimit). Preēi pshtoj, anglezi me t'shoqen u myten bashkė me shumicėn e udhtarve. Preēi disaherė ka qinrue n'Amerikė. Shumicėn e jetės e ka kalue n'Gjuraē, ku edhe ka dekė mė 1983, nė moshėn 92 vjeēe. Ka kjenė i martuem. Nuk ka lanė thmi. 

Tregoi Gjergji i Lekės Macit Kolės dhe Pjetri i Nikės, 88 vjeē, prej Gjuraēit (Shestani Posht), tash jetojnė nė Fushė tė Tivarit; shėnoi S.D. mė 9.10.2002.
*Titaniku, vapor gjigant supermodern i kohės, niset nė udhtimin e parė prej Anglisė pėr Nju Jork mė 12 prill 1912, kurse mė 15 prill pėrplaset pėr ajsberg (breg tė akullt) dhe mbytet pėr 2 orė e 40 min. Prej 2200 udhėtarėve, shpėtojnė vetėm 705 vetė.


 

Nji adet i Shestanit

Nėr Shestanas isht adet qi t'dekunit me ia shti n'gojė nji metalik (pare qi isht n'pėrdorim). Disa thonė se, 'bahet kshtu pėr arsye se nryshe aj s'munje me kalue te t'tjerėt'.

Qe ēka shkruen pėr ket adet n'nji enciklopedi mė 1901*. N'kohnat shum t'moēme (antike, greke), njerėzit besonjshin, qi Haroni** transportonte me lunėr shpirtnat e t'dekunve. Aj ishte plak dhe gurrē (i shtėrnguem) dhe nuk pranonte me i kalue n'anėn tjetėr t'lumit Aheron (Acheron) shpirtnat e atyne t'dekunve, qi s'kishin nji obolos, ma t'voglin metalik (pare) t'Greqisė t'atėhershme, qi ishte pagesė pėr me kalue Stiksin (Styx), ma t'madhin lum qi shtat herė rrotullonte dynjānė tjetėr (nėn tokė). Pėr ket arsye ka metė edhe adeti, qi para vorrimit, t'dekunit me i shti n'gojė nji pare metalit. Shpirtnat qi nuk e kanė pasė t'paguem metalikun, kanė kjenė t'detyruem me u sjellė (me bredhė) bregut Stiksit nji qind vjet pėr me mujtė me kalue nė atė dynjā (ose, si thonė shestanasit, me kalue te tjerėt). 

*Marrė prej: Ppierre Larusse, Dictionnaire illustré, Paris, 1901.
**Ėshtė ruajtė skulptura e Haronit, qė i takon kulturės etrure tė shekullit IV para Krishtit.
Sipas mitologjisė antike, Haroni (Harroni, Charoni) ishte i biri i Erebit (Errėsirės, Territ).

Zgjodhi dhe pėrktheu: Gjoka i Palės Gjokės Zefit Stanaj (pėrgaditi S.D.)

 

 


 

Puna e'marė Pepė!
Po ve do qepė.
A e pe Matinė? 
S'di a bijnė į s'bijnė.
A e pe Palokėn?
Gjasht grosh e bleva okėn.

Oqe kisha.
Te kisha ti menen e ke.
Shto velish?
Velia n'dugįnjė natė e ditė punon.
Jeli?
Jeli mi myti duer e kamė. 

Tregoi: Gjoni Nikės Lekės; shėnoi: Pera'j Gjonit Nikės Lekės Gjonit Lulės, familja Dobreci, farefisi Margjelukįj, Braticė dhe Totosh, Ulqin (mė 21.1.2003)

 

 


 

Luc Pushi

Luc Pushi* po ban gajret,
N'Rrixigaqe, nė Shkorret,
Ban gajret e djelmve vet,
Djelmve vet e djelmve ri,
Gjallė n'llogore aj ka hi,
Ja ka zbardhė ė fisit ti,
Fisit ti e gjidh Shestanit. 

*Luc Pushi ka kjenė i familjes Lukolaj pej Marrikaj, Shestani Posht (Nėnmal, rrethi i Tivarit).
Shėnuan dhe shpjeguan: P.P. dhe Gjergji i Lekės Macit Kolės, shestanas, Fusha e Tivarit (mė 17.7.2002)

 

 


 

Pak krypė

Qefė qefė dynjaja (popullore; latine: De gustibus et coloribus non dispudantum).

Fjala gdhend gurin, aktori fjalėn (Kadri Roshi).

Tapia e njė kombi ėshtė gjuha, teatri duhet tė jetė hipoteka e saj (Kadri Roshi).

Flitni njerėzisė sipas fuqis mendore tė tyre (Hoxhe Hasan-Tahsin Efendiu, 1812-1881).

Mėrimbajtėsit pėr mua thonė i pafe; unė atyre iu pėrgjigja jeni fetar; gėnjeshtrėn e vura pėrballė rrenės (Hoxhe Hasan-Tahsin Efendiu, 1812-1881).

Njė popull, para se tė fitojė pavarėsinė, duhet tė jetė i pavarur me ndėrgjegje, pa tė cilėn anjė ndjenjė lirie nuk zgjohet dhe pa kėtė tė fundit s'ka ardhe (Hoxhe Hasan-Tahsin Efendiu, 1812-1881). 

Kur nuk ke atė qė do, duhet ta duash atė qė ke (R. de Bysi-Rabutėn)

Shtriji kamėt sa ke jarganin (urti popullore)

Tė heqėsh dorė nga liria jote, do tė thotė tė heqėsh dorė nga cilėsia e njeriut, njerėzimit, madje edhe nga tė drejtat tuaja (Ruso)

Disa njerėz, kur janė ngusht, zvogėlohen me i shti n'grusht, kur shlirohen zgjanohen sa bjeshka (urti popullore)

Pėr me jetue mirė, nė liri e paqe, duhet me qenė i gatshėm me derdhė djersė, gjak e lot (Ēerēili)