Ali Gjeēbritaj

Festa popullore e Krajės

Edhe verėn qė shkoi u mbajtė manifestimi popullor 'Nė Fillim tė Verės', i dhjeti me rradhė. Pėr ndryshim nga tė tjerėt, ai u pasurua edhe mė shumė me pėrmbajtje dhe forma tė reja. Kėtė herė, ai u pagėzua 'Ditėt e Kulturės dhe tė Sportit nė Krajė' dhe zgjati tri ditė. Ditėn e parė, mė 18 korrik 2002, u mbajtėn lojrat sportive nė plazhin e Muriqit, ku, pėrveē lojrave tashmė tė njohura, u bėnė gara edhe nė sportet ujore: notim, kėrcime nė ujė nga molja e Muriqit etj.
Gėshtenjat mijėvjeēare, simbol i KrajėsDitėn e dytė, mė 19 korrik, u organizua njė mbrėmje artistike-letrare, nė tė cilėn spikaten tė arriturat nė fushėn e artit tė autorėve kranjanė, si nė leterėsi, pikturė, muzikė e krijimtari tjera artistike. Recitali 'Kraja ėshtė vendlindja ime' i gėrshetuar me poezi tė autorėve kranjanė: Ibrahim Berjashit, Hajrullah Koliqit, Ali Gjeēbritaj, Enver Dragoviqit, thurur nga profesoresha e gjuhės shqipe Aishe Gjeēbritaj, interpretuar nga gjimnazistėt Arlinda Gjeēbritaj, Blerina Marshiqi dhe Valentina Gjeēbritaj, zgjoi emocione tė paparashikuara, sidomos tek bashkėvendasit qė punojnė e jetojnė nė diasporė. Ekspozita e punimeve figurative tė autorėve nga Kraja, si dhe njė minipanair i librit tė poetėve, shkrimtarėve, publicistėve e gazetarėve nga Kraja, lanė pėrshtypje tek vizitorėt e shumtė tė mbrėmjes. U ekspozuan veprat e Mehmet Krajės, Fadil Krajės, prof. dr. Hajrullah Koliqit, dr. Sci. Tahir Arbneshit, mr. Sci. Ismajl Dodės, Josip Relės, Ibrahim Berjashit etj. Punimet e veta letrare i lexuan para publikut edhe autorėt e grupit letrar 'Buzuku' tė Shkollės Fillore 'Gj. K. Skenderbeu' tė Ostrosit. Studentja e muzikės, Merita Subashi, luajti nė piano njė pjesė nga Shuberti. Kėngėtari i njohur kranjan, Myzafer Koliqi, interpretoi pėr tė parėn herė njė kėngė nga albumi i tij mė i ri. Nga prodhimet muzikore, nė kėtė mbrėmje u ekspozuan video-kaseta 'Dasma e Krajės', qė kohė mė parė e realizuan anėtarėt e SHKA 'Kraja' nėn pėrkujdesjen e Muharrem Ardollit, si dhe video-kaseta 'Muzgu i Tokave Tona', film dokumentar i Isa Qosjes, tė cilin e realizoi dhe e financoi Shoqata e Mėrgimtarėve Shqiptarė nga Mali i Zi. 
Ditėn e tretė, mė 20 korrik, nėn hijėn e gėshtenjave tė Sylashajve, u mbajtė pjesa qendrore dhe pėrfundimtare e manifestimit. Manifestuesit e shumtė e kishin mbushur vendin e caktuar pėr aktivitetet qė nė orėt e para tė mėngjesit. Pothuaj nė Ostros nuk kishte vend pėr parkim tė makinave. Erdhėn nė Krajė jo vetėm kranjanė, por edhe anamalasė, ulqinakė, tivarasė, pastaj nga Malėsia, Plava, Gucia, Rozhaja, Kosova, Shkodra etj. Manifestimi filloi nė ora ll. Nisi kėnga dhe vallja. Manifestuesit u gostitėn me sheqerka, petulla me djathė sipas traditės. Tradicionalja e karakterizoi kėtė ditė. Lojrat popullore, si hudhja e gurit nga krahu, kėrcimi pup, tėrheqja e litarit, kėrcim trehapėsh, kėrcimi nė thes etj. zgjuan interes tek manifestuesit. Me kėtė rast, mė tė vjetrit evokuan kujtimet nga e kaluara e tyre e begatė, ndėrsa tė rinjtė mėsuan pėr traditėn e pasur kulturore e sportive tė parėve tė tyre. Gėzon fakti se pjesa mė e madhe e manifestuesve tė sivjem ishin nga diaspora, tė cilėt pushimet verore i kaluan nė vendlindjen e tyre. Pėr kėte arsye organizatori vendosi qė manifestimet e sivjeme t'i organizojė nė korrik, e jo nė qershor si vitet e mėparshme. Edhe manifestimet e ardhshme, organizatori do t'i pėrsos, por pėr tė bėrė njė punė tė tillė me vlera artistike kombėtare nuk mjafton vetėm entuziasmi, por duhen edhe mjete, tė cilat kėsaj here nuk ishin tė mjaftueshme. Megjithatė, u arrit ajo qė edhe u synua nė kėtė moment.
Nė fund, duhet tė shtojmė, se dega e Lidhjes Demokratike nė Krajė tash sa kohė nuk ėshtė vetėm bartėse e jetės shoqėrore dhe politike, por edhe asaj kulturore e artistike nė kėtė trevė. Edhe Kėshilli i Bashkėsisė Lokale nė Ostros, pa dyshim, jep kontribut tė ēmuar nė kėtė drejtim.