Gjergji i Lekės Macit Kolės,

shestanas, Fusha e Tivarit   

 

E neruome Redaksi,

Buzukun nr 10/2002, n’rubrikėn Lexuesit na shkruajnė, doli nji shkrim qi e kishte nėnshkruo Anto Vuēetiqi, ku edhe unė jam i prekun.

Ajo letėr qi isht nisė Buzukut, si dhe zotni dr Sims, m’u duk shum e ēuditshme. N’atė mnyrė me ju sjellė nji profesorit t’fakultetit t’medicins, nji doktorit specijalist t’njothtun edhe n’botė, m’u duk si njįni qi do me’j shitė kastraveca bostanxhisė.

Ju thoni se zotni Sima ka falsifikuo bjesedėn e Pjetėr Gjuroviqit dhe ka shkruo ono što odgovara uredjivačkoj politici (atė ēka i pėrgjigjet politikės redaktuese). Ju Anto shkruoni qi ju ka thānė Pjetri, me t’cillin s’kini pasė kurr nji muhabet. E di qi Pjetrin e kanė kritikuo ata qi menojnė si ju, byle edhe para meje.

Kalximin e Pjetrit, qi isht botuo n’Buzuk, e kam shkruo unė dhe nėnshkruo me emėn e miemėn, e jo zotni Sima. Pra, ju kini klevetuo (shpifė) kunėr dr Sims. Ju Anto, si duket, i njihni t’gjidh zakonat, zakonin pėr informim, zakonin pėr t’nreqtat e njeriut e tjerė. Anto, unė nuk di me u thirrė n’ata zakona e n’ato pika si ju, por di qi pėr klevetė (shpifje), si dhe pėr uvredu časti (ofendimin e nerit) shkohet n’burg. Tu’j dashtė me klevetuo dr Simėn, m’kini klevetuo muo. Zotni Anto, ju e dini qi pėr uvredu časti shkohet para gjygjit. E unė do t’banj ashtu si thotė Pjetėr Shestani: Sido qi janė – tont janė. 

Zotni Antoja me shokt kanė t’nreqėt me u shkruo dhe me u thirrė ashtu si dishrojnė. Nuk e shoh ku isht faji i dr Sims. N’shkrimin e tij, aty ku pėrmenet emni Antos, dr Sima as qi e ka pėrmenė miemnin e Antos dhe as qi ka thįnė qi Antoja isht shestanas shqiptar ose malazi. Antoja vetė shkruon qi isht shestanas malazi.

Unė i kam pasė tatėn, nanėn, gjyshat shqyptar, pra edhe unė jam shqyptarė, se pėr nryshet kishesh me rrejtė vetin dhe tjerėt. Me bį me thānė nryshet, kishesh me rrejtė qi burrnohem dhe i neronj t’parėt i mij shestanas. Pėr fat t’keq, shum tonė shestanas nuk e dinė ēka isht komi e ēka shtetsija. Pra, unė jam me kom shqyptarė, kurse me shtetsi i Malit tė Zi. Aj isht shteti jem, tjetėr nuk kėrrkonj.

Zotni Anto, ju po shkruoni se n’Tivar do t’mahet nji tribinė me ata qi nuk menojnė si ju, ku jam edhe unė. Besonj qi do t’me thirrni. Pra, po la diēka edhe pėr atė kuven.

N’Zadar, para afėr 300 vjetvet, kanė shkuo disa familje shestanas. Sot thirren Arbanasi, pra shqyptar, dhe nji tjetėr ven Shestanovac. Ata e kanė ruojt deri sot gjuhėn e vet shqype; deri tash kanė pasė shkollat, si dhe meshėn n’gjuhėn shqype.

Po pves shokt tuoj, pse Shestani ka faret pak intelektualca? T’gjidh me fakultet mujmė me i njeh me gishtat e nji dors. Pse Kranja ka doktora shkencet e magistra, doktora, profesora, msuesa e shum tjerė intelektualca? A thoni se ata janė pej natyret ma mentak se na shestanas? Nji katun i vogėl, Thtjani ka 5-6 me fakultet, nėrmjet sish edhe 2 doktora. Pse shkolla nė Gjuraē, pej 15 vetve qi napin msim, vetėm njani isht shestanas? As saniteti nė Gjuraē nuk isht pej Shestanit, por vjen pej Kranjėt. Disa vjet mas luthtet, n’nji kuven n’Gjuraē, Vllado Popoviq Shpanac, njeriu qi ja donte t’mirėn t’gjidhve, ka pasė thįnė, se ju shestanas e kini gabim qi nuk soni n’gjuhėn e nanės. Ket gabim nuk e bįni Kranja, pra ajo edhe ka njerz t’shkolluom.

M’e thānė shkurt, si dr Sima edhe na, qi ka njiherė e marrim kalemin nė dorė, duom qi mos t’harrohet Shestani. Pėr brezat qi vinė ma vonė, na dishrojmė, me lanė diēka t’shkruom pėr kulturėn, hadetet dhe t’kaluomėn e Shestanit. E ajo qi po bāni ju, zotni Anto, m’duket, qi isht e politizuom.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              


 

Muhabeti i Tivarit

 Tregoi: Zefi i Palės Macit Nikės Gjekos Simonaj,

Braticė, Ulqin

Nji ditė ishesh ta pritė n’mole t’Tivarit pėr me ngarkue kamionin. Aty afėr, dy vetė shamatoheshin nėr veti. Flitshin nashke (gjuhėn malazeze). Tha njani: Hajde ēoēe, le t’pajtohena, se na jena vllazėn malazez. Kta fjalė e nezėn atė tjetrin edhe ma tepėr. Aj i tha: Ti mush me rrejtė veten e jo mue. Unė e di mirė qi ti je shestanas. Kah na dole malazi? T’parėt tu kanė folė shqyp nė familje. Pra, ti je shqyptarė.Unė nuk due me pasė punė me njeriun qi nuk isht njeri, qi nuk i neron t’part e vet dhe gjuhėn e vet. Ikė, mos t’i shoh sytė!