Zot, ēka do t'ijen

Zot, ēka do t'ijen n'at malin e bardhė-e, 
A do t'ijet ēobani me dhen-e,
Į do t'ijet smeti me borė-e?
Ēka kį marrė-e Nikoja me thānė-e,
Se me kijen-e ēobani me dhen-e,
Aj dhent-e kish mej malluo,
E me kijen-e smeti me borė-e,
Zhegu'j verės borėn kish m'e shkri-e, 
Por aj isht, oi shkreti Hasan agė-e.
Shtatė pushkė-e Agės i kanė rį-e, 
Brinjė nė brinjė-e Agės i kanė dalė-e,
Qyqes motėrs Agės i kalxojnė-e.
Me-njerė motra nė bjeshkė-e kishte shkuo: 
A gjallė je, o i shkreti vallį-e?
Gjallė po jam-e, motėr, gjallė s'po kam-e, 
Shtatė pushkė-e, o motėr, me kanė rį-e, 
Brinjė nė brinjė-e muo me kanė dalė-e.
N'men pėr ujė, o motėr, me kį rį-e,
A e din ti at ēesmėn e bardhė-e?
Unė e mjera, ēesmėn ku ta di-e,
Dhe me shkuo, unė nuk di me ardhė-e.
E ēkį qitė-e motėrs i kį thānė-e: 
Hajt ma bjerė-e bardakun e shkretė-e,
Plot me gjak bardakun e mushun.
Kur tė nisesh ti rrugės me shkuo,
Kį nji pikė gjak e motėr tuj pikuo, 
Pėr ata gjak ti ke me m'gjetė muo.
Motra vllajin mirė e ka niguo, 
Kį nji pikė gjak e rrugės tuj pikuo,
Aty gjaku motėrs ish maruo.
Dorėn nė brryl-e motra kį shkurtuo,
Aty rrugėn me gjak e kį lį-e.
Te ēesmėja motra kur kį ardhė-e,
E kį marrė-e bardakun m'e lį-e.
Kishte dalė nji re e zezė nė havį-e,
Nji pikė shi e Zoti kishte falė-e,
Aty motėrs gjakun ja kį lį-e.
Rrugė pį rrugė e motra tuj kukatė-e,
Tuj kukatun si motra pėr vllį-e, 
Po kukaten, se tjetėr nuk kį-e.
E kį pį nji korb e nė havį-e.
Amanet more ti korbi zi,
Mos m'ke pį ti Agėn tem vallį-e?
Pej naj sit unė tash jam ēuo,
Tė dy sytė e unė ja kam qorruo.
Amaneti, ti tek aj me m'ēuo, 
Gem nė gem, e tine tuj pushuo,
Unė e mjera, mas tejet tuj kukatė-e.
Te vėllaji motra kur kį mrri-e,
Aty vllįun dekun e kį gjetė-e.
Aty vedin motra e kį vrį-e,
Vllį e motėr bashkė i kanė rimuo,
Vllį e motėr kurr mos me u harruo. 

E kėndoi Frani i Markut Gjergjit pej Thtjanit

E shenoi: Gjergji i Lekės Macit Kolės, shestanas pej Gjuraēit, tash jeton nė Fushė tė Tivatit


 

Nėn njė mollė e nėn njė dardhė

Nėn nji mollė e nėn nji dardhė, 
Nėn nji kumull lule bardhė,
Po korren syzeza n'arė, 
Me dy drapna pėr nėn dorė.
Me nji korr, me nji po herren. 
Me gojė luten tanazānė:
Zot ma sillė nji nimė kėsajna.

Si e luti s'i nimoj-ė.
Shkon nji plak e aty parit:
Puna marė syzeza n'arė.
Ta marė paē, o plak bujar-ė.
Avinj ta nimonj me korrė?
Nima jote mos m'u dashtė,
Por m'u dashtė nima pej Zotit.
Ku shkėlet e kāma jote,
Bari njomė e thahet-oe, 
Ku pėrket e dora jote,
Gjethi njomė e veshket-oe.
U nis plaku rrug's me shkue:
Po ēka m'u desh me folė mue. 
U nal plaku zuni ven-ė:
Si s'm'u mush kryet me menė.

Nėn nji mollė e nėn nji dardhė, 
Nėn nji kumull lule bardhė,
Po korren syzeza n'arė, 
Me dy drapna pėr nėn dorė.
Me nji korr, me nji po herren. 
Me gojė luten tanazānė:
Zot ma sillė nji nimė kėsajna.

Si e luti i nimoj-ė.
Shkon nji djalė e aty parit:
Puna marė syzeza n'arė.
Ta marė paē, o djalė beqar-ė.
Avinj ta nimonj me korrė?
Besa djalė, mirė po thue,
Se dy drapna m'kanė qillue, 
Nji pėr ty e nji pėr mue.
Nisen redat me redue, 
E bjesedė me bjesedue:
A je zānė, a je fejue?
Pėr nji daē e m'u martue, 
Zgidh e merr sokol si vetė,
Se mā t'mirė s'ke ku me gjetė.

Kėtė version e kėndoi Kola i Lukės Macit Lukės Pįlit Pecaj, shestanas, Bishti i Malit, Ulqin.
Shėnoi S.D. mė 2.2.2002.

 


 

Ēeli lule frashėni

Ēeli lule frashėni,
M'u martue i dashtuni.
S'po m'vjen keq se m'u martue,
Hasna n'rrugė e s'flet me mue,
Ulen kryet, shkon si grue.
I nap mollėn, thotė s'e due.
Ē'ke djalo, qi je idhnue,
S'e ke marrė ma t'mirė se mue,
As ma t'mirė, as ma puntore,
Por si dhija damėtore.

Kėndoi Naxhia e Muhas Salės Nasufit e shoqja e Selim Isejn Cafit, 62 vjeēe, Priftaj, Arbnesh, Krajė. 
Shėnoi Ali Gjeēbritaj, mė 25.11.2002.


 

Devesili pala-palė

Devesili pala-palė,
Kānga* rrinte, donte falė,
Kena kuj e me ja falė,
Ja falim t'zotit shtėpisė,
As ati e gjidh s'ja lāmė,
Por ja falim dhe kojshisė,
Gjidh kojshisė e miqve ti.

Kėndoi Halili i Muratit prej Pinēit, tash nė Braticė, Ulqin
*Kjo kangė, nė tė kaluemen, kėndohej nė krejt Shestanin, nė Krajėn Nalt, kur duhej tė zhgrehej vallja nė dyzen, nė dazma, pra kur duhej populli tė shpėrndahen nėpėr shtėpia tė veta (S.D).


 

Pjesė e kangės pėr Ali Pashė Tepelenėn

Pėrkthimi shqip:
Shqiptarė krenarė,
Ku e keni Ali Pashėn e ngratė?
Mbrenda ėshtė tue fjetė,
Prej kurrkuj nuk trembet
Origjinali:
Arvanitis penemeni,
Pujne Ali Pasha kajmeni?
Mesa ine ke qimate,
Qe kanena dhe fovate.

.
*E kėndonjshin fėmijėt grekė nė Stamboll, rreth 1918; Alekoja i Nikės Lecit (1911-1996) e tregoi nė Salē, Ulqin, mė 9.8.1981. Alekoja lindi nė Stamboll. I jati ishte shqiptar shestanas, kurse e ama greke e familjes Kunelis, prej nji ishulli tė Greqisė. Alekon pėr tė parėn herė e sjellin prindėt nė Salē kur ai kishte 6 muaj, por pėrsėri kthehen nė Stamboll. Ai ishte nxėnės i shkėlqyeshėm. Nė moshėn 14 vjeēare, i jati e nxjerr prej shkolle dhe kėta dy vijnė nė Salē.