Nga frangjishtja: 

Gjoka i Palės Gjokės Zefit Gjokės Stanaj, Braticė, Ulqin.

Nota e letra diplomatike pėr dorėzimin e Ulqinit Malit tė Zi

Komandanti i Malit tė Zi nė Podgoricė, vojvoda Plamenac:Komandantit tė Shkodrės, Izet Pashės, Podgoricė, mė 10/22 prill1880.
DVLCIGNO - The Hebrew University of JerusalemVojvoda Bozho Petroviq Njegosh, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi: San Kotenu, drejtues i punėve tė Republikės sė Francės nė Cetinė, Cetinė, mė 16/28 prill 1880
Zotėri drejtues i punėve, si shtesė, e kam pėr nder t'Ju dėrgoj kopjen e protestės sė fundit, tė ditės sė sotme, qė ia nisa pėrfaqėsuesit tė Madhėrisė sė Sulltanit, duke iu lutur qė t'ia dorėzojė sa mė parė qeverisė sė vet. Zotėri drejtues i punėve, nė bazė tė kėtyre dokumenteve do tė shihni, qė ngjarjet po arrijnė shkallėn e rrezikut tė madh dhe qė pėrzierja nė kufirin tonė ka mbėrritė kulmin. Shihet se arsyeja dhe mundi jonė pėr mbrojtjen e paqes po dalin tė padobishme. Nė tė vėrtetė, bandat shqiptare, qė janė pėrherė e mė shumė tė ndihmuara e tė inkurajuara prej autoriteteve tė Shkodrės, e shohin kėtė arsye si njė shenjė tė dobėsisė tonė. Duket se po arrijmė nė njė trajtė tė luftėrave, ku nuk njihet emri i armiqve. Ne do tė qėndrojmė nė mbrojtje, por besojmė qė provincat e Madhėrisė sė Sulltanit do tė marrin iniciativėn pėr kėto rrebelime, qė kanė qėllimin e provokimit tė konflikteve, e po ashtu edhe tė luftės. Mendojmė se jena tė izoluar nė kėtė moment, kurse duam tė jemi tė dobishėm. Kėrkojmė mbėshtetjen e tė drejtės prej qeverive nėnshkruese Traktatit tė Paqes. Kemi shpresė qė ata do tė gjejnė mėnyrėn pėr tė ndalur rrjedhėn e kėtyne punėve, ashtu qė tė ruhet Mali i Zi, se ata vetė ia caktuan kufijt qė janė tė vėrtetė e nuk duhet tė pėrsekutohen.
Pėr t'u mėnjanuar prej vėshtirėsive, shpresojmė qė mjetet pėr ndryshimin e punėve, si edhe gėnjeshtrat nuk do t'i pengojnė Fuqitė pėr tė fajėsuar Portėn pėr kėtė gjendje. Sido qė tė jetė, duhet tė ndėrpriten kėto ngjarje qė po bėhen tė padurueshme e qė do tė kenė pasoja tė rėnda pėr paqen nė Gadishullin Balkanik. 
Me nderime, pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Bozho Petroviq-Njegosh

Nota i ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi dėrguar Laliē Begut, zėvendėsit tė Otomanit nė Cetinė, Cetinė, mė 16/28 prill 1880. 
Zotėri ministėr, nė vilajetin e Shkodrės po organizohet njė luftė e hapur kundra Malit tė Zi, e funksionarėt e pushtetit po e inkurajojnė dhe po e pėrkrahin kėtė organizatė. Ne kemi njoftime tė vėrteta pėr kėtė punė. Nė qytete dhe nė rajone, nėpunėsit dhe bylykbashėt i shtėrngojnė njerėzit t'u bashkohen bandava tė mbledhura. Prenk Bib Doda ka shkuar nė Mirditė pėr ta ēuar popullin kundėr nesh. Nė Shkodėr po pritet qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė arrijnė bandat e Krujės dhe tė Tiranės; po ftojnė popullin e Dibrės dhe tė Matit, e ata shpresojnė qė do t'u pėrgjigjen. 
Bandat vazhdojnė tė shkojnė nė Hot, nė territor tė Malit tė Zi. Nizamėt ende nuk e kanė lėshuar kėtė territor. Vetėm tre reparte u tėrhoqen prej Tuzit, tė cilat gjenden nė Kastrat, nė rrugė pėr Shkodėr. Tė gjithė tjerėt qė ėshtė dashtė tė tėrhiqen, janė aty dhe po u bashkohen bandave. Bandave u lėshuan fortifikatat me gjithė ushqim, municion dhe me shumicėn e topave; vetėm dy topa u kthyen nė Shkodėr. Ushtarėt qė mbeten nė Tuz, kryesisht topēitė, i zėvendėsojnė uniformat me veshje tė malėsorėve shqiptarė. E ashtuquajtura Lidhja Shqiptare nė Shkodėr bėn kėrrkesa pėr ushqim nė Triest, transporton me anije tė qeverisė deri nė Hum; merr me qira pėr 5 napoleona nė ditė njė anije me avull, qė pėrdoret edhe pėr tė mbajtur lidhjet ndėrmjet Shkodrės dhe territorit tė sunduar prej bandave. Faktet reale pėr organizatėn e emruar, s'ka dyshim, i japin situatės rėndėsi kryesore. 
Nė bazė tė nenit 29 tė protokolit tė Berlinit, Mali i Zi transporton mallėrat e nevojshme nėpėr Bunė; kjo e drejtė u shkel. Anijet qė transportonin kripė pėr vendin tonė, dje qenė tė obliguara tė kthehen me porosi qė mos tė duken mė nė ujėrat e Shkodrės. Kjo shkelje e tė drejtave tona legjitime u pėrcoll me njė tjetėr tė rėndėsisė shumė mė tė madhe: Me urdhėrin e Valiut, bylykbashi i Shkodrės ka ardhė nė territorin e Krajės qė, prej Kongresit tė Berlinit, na takon neve; ky propagoi kryengritjen, shkuarjen e kryetarėve nė Shkodėr, bashkimin e krajanėve me banda tė organizuara. Sqarimin e kėtyre ngjarjeve ia lėmė Qeverisė Otomane, e ashtu edhe pasojat qė mund tė ketė populli i varfėr i Krajės.
Si njoftim i freskėt ėshtė, qė qeveria po tėrhiqet nė Tiranė ose nė Kastrat. Nuk e dimė shkakun e kėtij veprimi tė Vali Pashės, por pa dyshim, mosprania e tij nė Shkodėr kuptohet si shmangie e tij nga pėrgjegjėsia pėr ngjarjet nė kryeqytetin e vilajetit, i cili pa farė konsideratash do tė dorėzohet nė duart e tė ashtuquajturės Lidhje.
Lusim Qeverinė Otomane pėr interpretim tė kėtyre tė dhėnave, si dhe tė na njoftojė me tė cilat autoritete do tė kontaktojmė pėr kufijt me vilajetin e Shkodrės. Pjesėmarrja flagrante e autoiriteteve nė ngjarje dhe lehtėsimi i pazakonshėm i lejuar pėr agjitime e bėjnė situatėn tepėr kritike, ēka, ne mendojmė, nuk len dyshim pėr intencat e vėrteta tė Portės. Pjesėmarrja e administratės lokale nė agjitime i vėrteton qėllimet e njėjta me ato tė ashtuquajturės Lidhje.
Lus madhėrinė tuaj tė njoftoni qeverinė e madhėrisė imperiale tė sulltanit pėr ankesat dhe kėrrkesat tona, ashtu qė tė dijmė, me tė vėrtetė, pėrcaktimin e madhėrisė tuaj pėr luftė, edhe pse ne kemi marrė masat pėr pėrmbajtje, pėr tė cilat u kena dhėnė prova prej fillimit tė kėtyre ngjarjeve. 

Deputeti anglez Green: S. Radonjiqit, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi, Cetinė, mė 13.6.1880.
Ulqini nė vitin 1880, pamje nė Konsulatėn e TurqisėSipas dėshirės sė Lartėmadhėrisė sė tij Princit, jam i nderuar t'Ju dorėzoj, bashkangjitur, njė notė konfidenciale, ku shėnohet afėrsisht vija e kufirit shqiptaro-malazez, tė cilėn Qeveria e Britanisė sė Madhe mendon se mund tė pranohet prej Malit tė Zi, e ky si zėvendėsim i vijės sė caktuar me memorandumin e 12 prillit tė kaluar. Konditat e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit, ku bėhet fjalė pėr Tivarin me bregdet, do tė jetė e nevojshme tė aplikohet edhe pėr Ulqinin me bregdet, qė t'i jepen Malit tė Zi. Pranoni ... Green

Thoemmel, deputeti austro-hungarez nė Cetinė: ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi.
Zotėri ministėr, jam i nderuar t'ju njoftoj qė qeveria imperiale dhe mbretėrore plotėsisht pajtohet me Qeverinė e Britanisė sė Madhe, qė ka tė bėjė me propozimin e ri pėr kompenzim. Kolegu im anglez i shpjegon arsyet e Qeverisė tė Princit nė njė notė tė dėrguar sot.
Qeveria imperiale dhe mbretėrore mendon qė ky propozim ka mė tė shumtat mundėsi pėr tė ruajtur interesat e principatės fqinjėsore, si dhe kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr rregullim tė shpejtė dhe paqėsor. Kuptohet qė klauzolat e nenit 29 tė Traktatit tė Berlinit mė 1878, qė i pėrkasin brezit tė detit tė Tivarit, duhet tė aplikohen edhe pėr brezin e detit tė Ulqinit.
Pranoni zotėri ministėr tė me njoftoni sa mė parė qė ėshtė e mundshme pėr vendimet e tė respektuarit lartėmadhėri Princ, e pranoni... Thoemmel