Simė Gjon Dobreci

Ēukuljeri tė freskon shpirtin*

 

Mė kujtohet, baba im e pėrmente shpesh Ēukuljerin, por si do tė duket ai nuk kishesh haber. Dishirėn pėr me e pa Ēukuljerin e kisha, e poashtu edhe Besniku, qi tash jeton n’Vankuver (Kanada). U morem vesht me Perėn e Markut Perės, shestanas pej Rudit (Marvuēiq), qi tash jeton n’Tivar, dhe shkuem mė 22.6.2002 (e shtunė). U njitem Muzhicės pėrpjetė; i bamė dy orė t’mira deri n’Grykė t’Muzhicės (naltėsia mbi detė diku 900 m), e cila isht nėrmjet Kunorės (n’t’leme t’diellit; mal sipėr Togjemilit) dhe Lanecit (n’prenim t’diellit). Pėrpara kishim Ēukuljerin, me djerrina, kodrina, lugina dhe pyje t’rrethueme me male; n’veri Dhanzi sipėr katunit Bardhaj t’Shestanit, Sijeca nė prenim, si dhe n’veri-prenim, drejtė Rudit,  malin Voesaj, n’t’cillin shihej baniri. 

Pėrpjet MuzhicėsShpejt mrritem n’Pleshnicė, djerrinė mjatht e gjanė, ku, pėr me kalue zhegun, kishin fillue me u mbledhė qietė e lopėt (gjedhėt), t’cillat tash i bien me verue ktu ma t’shumtėn shestanasit pej rrethit tė Tivarit, sidomos pej Shushanit. Na u ulen nėn hijen e nji qarrit dhe hangrem pak pemė. As vetė s’e hetuem sa shpejt na u zhduk lodhja. Ajri i bjeshkės na e kishte freskue trupin e shpirtin. Deri t’para 40 vjetve, krejt Pleshnica isht punue, na tha Pera. Na e pamė murin rrethues. Krejt aty afėr ishte lera, ku pinjshin ujė baktia; deri tash, unė lerė kaq t’madhe nuk kam pa. N’prenim pej Pleshnicės, n’Breg Limue (Breg t’Limuem) pamė rrenojat e kishės dhe disa rrasa vorresh.

Lera nė ĒukurjelKaluem nėpėr Lugun e G’jatė, si dhe nėpėr Lugun e Bėrēuj’s, ku toka isht punue deri para 35 vjetėve (shihen muret rrethues). Isht punue edhe Fushurdhza; sipėr kėsaj lugine janė Brigjet e Nik’Gjur’s dhe Bregu i Nik’Preēit. Pamė viranen ku ka kjenė ksolla e Kolė Bajraktarit, si dhe ksollėn e Pėrės dhe tokėn, qi e ka punue, si tha ai, deri t’para njā 20 vjetėve. Shestanasit, qi kanė pasė t’nreqtė me dalė n’Ēukuljer me verue me bakti (dhi, dele dhe bakėti tė trasha), kanė kjenė vetėn ata pej Dedajve dhe pej Rudit. G’jatė verimit, ata kanė prodhue thekėn, kollomoq (misėr), kėrtole (patate), grunė, elb, groshė (fasule) dhe qiqėr.

U patėm knaqė tā shetitė nėpėr pyjet e freskta t’Ēukuljerit. Vene-vene, n’trupat e mllenzave, zbutave, hejave ose palqmave, pamė iniciale ose emna t’njerzve qi ata tash, tha Pera, janė n’Amerikė. Pėr me ngranė bukė u nalem te Ublat e Lanecit (4 ubla; ublėn e vogėl, tha Pera, e kanė ēilė ēukuljerasit).

Kėtu ishte Kisha nė ĒukurjelBanorėt, t’cillėt kanė jetue dimėn-verė n’Ēukuljer, e kanė lėshue t’para njā 270 vjetve venin e vet bashkė me familje tjera shestanase, dhe me nihmėn e Vicko Zmajeviqit, ipeshkvit t’Tivarit (1701-1713), kanė zanė ven nė Dalmaci (Arbanasi, afėr Zadret). Kur e pvetem ku kanė jetue ata, Pera na tha se n’disa vene shihen grumuj gursh, ku munje qi kanė kjenė ksollat e tyne, t’cillat na nuk i pamė. E pamė me sy se nė ēfarė kushtesh tė zorshme ata kanė jetue. Isht dashė me pėrballue dimnin e fortė dhe mungesėn e ujit verės. Rreth kishet n’Breg Limue, na pamė disa vorre; ata duhet me kjenė vorret e tyne, t’ēukuljerasve. N’atė kohė Ēukuljeri, e sot, munje me u thanė, krejt Shestani Nalt meti pa banorė; vetėn n’Rud jeton dimėn-verė nji familje (tre vetė), kurse n’Lukiq - tri familje me pak vetė, por ata veē verojnė aty dhe mānė pak bakti.

 

*Lena, e shoqja e Macit Preēit Jakut Lucit Pepgjonaj, prej Dedajsh, tash nė Braticė (Ulqin), na dha sqarime pėr Ēukuljerin dhe Shestanin.  I falenderohemi.

Fotografoi Besnik Dobreci