Shkruan: Prim. Dr. Gani Karamanaga

Historiku i ndėrtimit tė objekteve turistike nė Ulqin

  

Zhvillimi i hovshėm i turizmit  nė Ulqin filloi nė vitin 1955/56. Turistėt e huaj asokohe ishin tė rrallė. Ata filluan tė vijnė nė Ulqin me autobusė e anije nga Spliti pėrmes Dubrovnikut. Mysafirėt e parė tė huaj u vendosėn nė hotelin “Jadran” ku i morėn me qira 6 dhoma. Nė vitin 1964 fillon bashkėpunimi me agjensitė e huaja tuiristike “Tui”, “Nekerman”, “Pneuropa”, “Sharnov” etj. Nė periudhėn midis dy luftėrave tė vetmit vizitorė tė Ulqinit ishin ata qė e kishin pėr nevojė rehabilitimin dhe shėrimin.

Hoteli Galeb i vjetėrHoteli “Galeb” (pėrpara quhej “Ko-op”) u ndėrtua nė vitin 1938 dhe kishte 120 shtretėr. Pas vitit 1955 merr emrin e sotėm dhe prej atėherė mbetet i hapur pėr ēdo mysafirė, kurse nė vitin 1963 ndėrtohet edhe njė aneks dhe bėhet hotel i kategorisė “A” me 388 shtretėr.Ky hotel pas tėrmetit tė vitit 1979 u rrėzua dhe nė vend tė tij u ndėrtua hoteli i ri me po tė njėjtin emėr me kapacitet mbi 400 shtretėr.

Hoteli Adriatik mė 1969Hoteli “Jadran” ( “Adriatik”). Faza e parė e tij u ndėrtua pas luftės dhe kishte 120 shtretėr. U shkatėrrua nga tėrmeti i vitit 1979 dhe nuk u riparua.

 Hoteli “Lido”me bungalo  nė Plazhin e Madh, gjithashtu u ndėrtua mė 1971, ėshtė i kategorisė “B” dhe ka 240 shtretėr

Hoteli “Bellavue”  u ndėrtua nga “Interturisti” i Zagrebit nė vitin 1965 me 840 shtretėr.

Hoteli “Olympic”  u ndėrtua nė vitin 1971 me 240 shtretėr i kategorisė “A”.

Grand hoteli “Lido” u ndėrtua nbė vitin 1971 me 120 shtretėr.

Hoteli “Otrant” u ndėrtua nė vitin 1985 nė kooperim  me firmėn “Emon” nga Slovenia. Bashkė me bungalo ka 440 shtretėr i kategorisė “B”. Hoteli u ndėrtua me projekt tė redukuar. Pėr tre kate ėshtė mė i vogėl dhe nuk janė ndėrtuar salla e kongreseve, bazeni etj.

Lagja e nudistėve “Ada” u ndėrtua nė vitin 1972/73. Ka 83 shtėpiza tė vogla, restorantin, me kapacitet 320 shtretėr. Faza e dytė “Ada - lux” u ndėrtua nė viitin 1981 me apartamnente dhe kapacitet 400 shtretėr, restaurant tė madh e luksoz me kapacitet 750 veta si dhe tė gjithė objektet e nevojshme pėrcjellėse hotelerike.

Orenditė shtėpiake. Agjensia e parė turistike pėr pranimin e turistėve vendas ka qenė “Turisti” e cila u themelua nė vitin 1955.

“Neptuni” u themelua nė vitin 1965. Themelues dhe drejtor i parė ishte Filip Martinoviq. Nė kuadėr tė Neptunit ishin: “Korzo” ( ish hoteli “Republika”) kafe restoranti “Pivnica”, e cila mė parė ishte rezervoar pėr karburante, por nė vitin 1948 shndėrrohen nė restorant mu nė afėrsi tė Plazhit tė Vogėl. Pjesė pėrbėrėse tė saj janė ėmbėltorja e sotme dhe objekti “Divlji nar”, i cili u ndėrtua nė vitin 1971.

Restoranti “Expres” u ndėrtua nė vitin 1960 nė Plazhin e Vogėl  nė objekltin e Shtėpisė sė Kulturės dhe bibliotekės. Tani ėshtė nė pronėsi private me emrin “Holegro”.

Hoteli “Mediteran” u ndėrtua mė 1960. Nė pėrbėrje  tė tij janė 9 objekte me emrat Titograd, Beograd, Sarajevė, Shkup, Zagreb, Lubjanė, Cetinė, Opati, Dubrovnik. Pjesėn qendrore tė hotelit e pėrbėjnė recepcioni, restoranti, sallat pėr gosti etj. Kapaciteti 600 shtretėr.

Hoteli RepublikaHoteli “Republika” ishte nė lagjen Rana 30 metra nga deti. Nė vendin e tij ka qenė shtėpia e familjes Beroviq (me prejardhje nga Shkodra”. Ndėrtimi i tij ka filluar nė vitin 1946 dhe ka pėrfunduar nė vitin 1956. Ka pasur restorantin nė katin pėrdhesė me tarracė tė bukur, dy kate dhe hapėsirėn nėn ēati, gjithsej 120 shtretėr. U dėmtua nga tėrmeti i vitit 1979 dhe ende nuk u riparua.

Hotelin “Albatros” e ndėrtuan punėtorėt e firmės “Metropol” nga Sllovenia nė vitin 1968. Nė fillim ishte menduar tė shėrbejė si pushimore punėtorėsh, mirėpo njė vit mė vonė u shndėrrua nė hotel tė kategorisė “B” me kapacitet prej 140 shtretėr. Tri vjet mė vonė u ndėrtuan bungalovėt mbi Plazhin e Grave ku buron uji sulfurik dhe shton kapacitetin me 100 shtretėr.Kėtij hoteli mė 1985 i shtohet edhe njė pjesė e re moderne me  kapacitet  200 shtretėr me  tė gjitha shėrbimet  pėrcjellėse.

Pushimorja e Lidhjes sė Ferialistėve nė Ulqin u ndėrtua nė vitin 1957 nė Plazhin e Madh (lokacioni i sotėm) mė 1970, kurse u riparua pas tėrmetit, kėshtu qė kapaciteti i tanishėm ėshtė 220 shtretėr i kategorisė “B”.

Hotelet nė Qytetin e Vjetėr janė “Kulla e Balshajve”   dhe  “Venecia”.

Nė Valdanos u ndėrtua pushimorja ushtarake e tipit gjysmė tė hapur me bungalove, restorante, terrene sportive, shitore dhe me parkun e rregulluar bukur pėr rekreacion tė fėmijėve.

Valdanosi – ėshtė njė ambient i rrallė natyror me plazh prej 600 metrash, mu nė afėrsi tė ullishtės sė Ulqinit. Para njėzet vitesh fatkeqėsisht u uzurpua nga UPJ, ku u ndėrtuan objekte turistik0-rekreative.Mendohej se kėtu do tė ndėrtohet njė bazė e fuqishme detare ushtarake, por ky plan dėshtoi dhe tani bėjmė pėrpjekje qė kjo pronė t’u kthehet ish pronarėve, nė mėnyrė qė ky kooleks tė vihet nė shėrbim tė lirė turistik.

Pushimorja e pensionistėve filloi punėn nė vitin 1973 nė ish ndėrtesėn e policisė mbi Plazhin e Vogėl me vendosje modeste rreth 30 shtretėr.

Pas ndėrtimit tė Shtėpisė sė Shėndetit, ndėrtesa e atėhershme e shėndetit i jepet Pushimores sė pensionistėve. Po aty nė vitin 1976/77 u ndėrtua objekti me 80 shtretėr. Mė vonė nė vitin 1999 objekti u zgjėrua, u ndėrtuan dhomat me banjo, restoranti, salla e pritjes, tarraca, tani numėron 100 shtretėr .