Ashti i thyer

 

Njė natė tė gjatė dimri

Babai im tha:

Mė pyetni mua,

Kur dhemb mė shumė ashti

Do t’ua tregoj

Se ma kanė thyer mua dikur.

Tash nuk kam dhembje

Por kur mė pyet dikush

Mė kujtohet

Dhembja e ashtit tė thyer.

 

Ali Gjeēbritaj

 

 

U xunė vasha edhe plaka

 

U xu vasha, u xu plaka,

U xunė pėr nji djalė tė ri.

Vasha thonte: e marr unė.

Plaka thonte: jo, po unė.

Ēka i nep plakė ti djalit t’ri?

I ēoj shtatin me kėrrmina,

Bishtalecin thinja-thinja.

I ēoj pajėn pejurina.

Ēka i nep vashė ti djalit t’ri?

I ēoj shtatin si selvi,

Bishtalecin porsi njalė,

I ēoj pajėn palė e palė.

Hajt moj plakė, ti rri nė shpi,

S s’je ma pėr djalė tė ri.

 

Kėndoi: Naxhija e Muhas Salės Nasufit, e shoqja e Selim Isejnit Cafit, Priftaj, Arbnesh, Krajė. Shėnoi: Ali Gjeēbritaj, mė 25.11.2002.

 

 

 

Gjuha shqipe

 

Kur isha i vogėl fare,

Unė nuk dija e s’kuptoja,

Ato fjalė aq tė ėmbla,

Nė ēfarė gjuhe i dėgjoja.

 

Mė pas marr vesh i krenuar,

Nė dashurinė qė mė dhuronte,

Mami im e adhuruar

Nė gjuhėn shqipe ligjėronte.

 

Shqip fola dhe unė fjalėn e parė,

Shqip dhe unė vazhdojė mėsoj,

Shqip dėgjova rrethit mbarė,

Gjithandej unė shqip mendoj.

 

Shqip po flas e mė dėgjoni,

Po ju pėrsėris njė pohim,

Unė e dua gjuhėn shqipe,

Se s’e ndaj nga mami im.

 

Mariantha Nakuēi, Tiranė

 

Valmira Ballaj, kl. II Gjimnazi "V.Bashkim" - Ulqin