Shkruan: Mr. Maksut XH. Haxhibrahimi

Valdanosi  me ullishtėn dymijėvjeēare – 

gjiri mė i bukur i Detit Adriatik

Nė largėsi prej katėr kilometrash nė veriperėndim tė  Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrės, nė formė patkoi tė ngushtė shtrihet gjiri dhe lugina e Valdanosit. Kepat e tij qė e mbrojnė lėshohen pingul dhe fundosen thellė nė det, kurse plazhi ėshtė zallishtė, e pėrbėrė nga gurėt nė diametėr 1-20 cm. Ėshtė i gjatė 700 m, kurse i gjėrė mestarisht 20 m. Pėr ndryshim nga gjiret e tjerė ky ėshtė i mbrojtur nga erėrat e jugut e tė veriut dhe shpeshherė, nė kohė shtrėngate, ka shėrbyer pėr strehimin e anijeve. Nė fund tė gjirit,  nė mes tė bregut, gjendej karantina . Pėr shkak tė sėmundjeve nga tė cilat mund tė infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatė lundrimit, e qė tė mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, mė parė duhej tė ndaleshin njė kohė tė caktuar nė karantinė. Nė vitin 1833 ėshtė shėnuar se njė anije e Ulqinit e tipit brigantin paska ardhur e e infektuar nga Aleksandria nė Valdanos dhe, me urdhėrin e kapetanisė sė limanit tė Ulqinit paska ndenjur 40 ditė nė karantinė.

Ullishta nė Gjirirn e Valdanosit FOTO: Mrika DobreciLugina e Valdanosit ėshtė e mbuluar me drurė mė tė vjetėr tė mbėltuar me trupa ulliri. Ullishta e Ulqinit me 90.000 trupa ėshtė unike, sepse pjesa mė e madhe e saj, rreth  75% gjendet nė kompleksin e luginės sė Valdanosit. Vjetėrsia mesatare e ullinjve ėshtė mė se 500 vjet, por disa trupa janė qė nga koha e Greqisė antike (shekulli V pra erės sė re ). Ullishta e vjetėr pėrbėhet nga ullinjtė e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, nė amfora e qypa tė dheut, ishte mall tregtar barazi me arin dhe arrinte deri nė Trieste, nė Venedik, nė Romė e nė Kairo, si dhe nė brendinė e vendit ( nė Shkodėr, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Nė kohėn kur bėhej vjelja-mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kėnga e mbledhėsve. Sipas legjendės djaloshi nuk mund tė martohej para se ta mbėltonte sė paku njė ulli.

Nė vitin 1978 eksproprijohet pjesa mė e madhe e ullishtės sė Ulqinit nė luginėn e Valdanosit, nė lokalitetin “Bishte” nga ana  e ish Ushtrisė sė Jugosllavisė. Sipėrfaqja e ullishtės, qė ėshtė eksproprijuar, ėshtė 1.000.000 metra katrorė, me 20.000 rrėnjė ullinj, ose pasuria e 204 pronarėve.

Nė njė pjesė tė Valdanosit, nė lokalitetin “Bishte” ndodhet pasuria e Manastirit “Nikshiq”, e cila ėshtė dyshim pronėsor. Pronėsia e diskutueshme e Manastirit “Nikshiq” ka sipėrfaqen prej 77.000 metra katrorė, me 248 rrėnjė ullinj.

Nė “Vendimin e Komunės sė Ulqinit” pėr punėt pronėsore, kadastėr dhe punėt gjeodete, me datėn 17.01.1978, nr. 06-2275/2, theksohet se nė pronėsinė e diskutueshme tė Manastirit “Nikshiq” ndodhen 27 parcela me sipėrfaqe prej 77.000 metra katrorė.

Nė kėtė “Vendim  tė Komunės sė Ulqinit” janė kėto pronėsi tė vakufave: prona e kishės nė fshatin Salē, afėr Ulqinit; prona e xhamisė sė Bregut; prona e xhamisė sė Lamit; prona e xhamisė sė Mezgjahut , si dhe xhamisė sė Pashės, nė lagjen Rana.

Shtorhet pyetja se ku janė pasuritė e vakufave tė tjerė, pasi dihet se nė Ulqin dikur ka pasur 10 vakufe me pasuri tė vet, ose prej 11 xhamive qė eksistuan dikur nė Ulqin, sot ka vetėm katėr sosh. Nė “Vendim” tė pėrmendur nuk janė tė paraqitura pronat e kėtyre vakufave: prona e xhamisė nė lagjen e Meterizit; prona  e xhamisė sė Marinarėve nė lagjen e Ranės; prona e xhamisė

-- nė lagjen Mera, si dhe prona e xhamisė sė Kuvendit. Nė Ulqin janė shkatėrruar disa xhami, si pėr shėmbull: xhamia e Marinarėve, xhamia nė Meteriz, ku ėshtė sot e ndėrtuar kisha ortodokse, nėn Kalanė e Ulqinit, pastaj xhamia e Merasė etj.

Sot gjendja e xhamisė sė Vakufit nė Ulqin , nė hapėsirėn e Valdanosit – lokaliteti “Bishte” ėshtė me sipėrfaqe prej 78.360 metra katrorė, me 1607 rrėnjė ullinj.

Prona e xhamisė nga Kalaja e Ulqinit nė hapėsirėn Valdanos – “Bishte” ėshtė me sipėrfaqe prej 2.298 metra katrorė, me 44 rrėnjė ullinj. Prona e xhamisė sė Bregut, nė lokalitetet “Bishte”, Valdanos, Mavrijan dhe Mendėr ėshtė me sipėrfaqe prej 3.512 metra katrorė, si dhe 76 rrėnjė ullinj. Pasuria e xhamisė sė Lamit nė Mėhall tė Re, qė ndodhet nė lokalitetin “Bishte” nė gjirin e Valdanosit, ka   2.797 metra katrorė  dhe  61 rrėnjė ullinj.

Prona e xhamisė sė Mezgjahut po ashtu ndodhet nė lokalitetin “Bishte” nė gjirin e Valdanosit me sipėrfaqe prej 902 metra katrorė dhe me 17 rrėnjė ullinj. Po ashtu edhe prona e xhamisė sė Pashės, qė ndodhet nė luginėn e Valdanosit,  posedon 4.953 metra katrorė dhe 120 rrėnjė ullinj.

Prona e vakufit tė Ulqinit, sė basku me pronėsinė e xhamive tė pėrmendura ka 92.822 metra katrorė dhe 1.925 rrėnjė ullinj.

Prona e kishės sė Salēit, nga fshati Salē, afėr Ulqinit, ėshtė me sipėrfaqe prej 2.854 metra katrorė me 78 rrėnjė ullinj. Po ashtu prona e Manastirit “Nikshiq” nga Nikshiqi, qė ėshtė e diskutueshme, me lokalitetet nė Valdanos- “Bishte” ka 97.914 metra katrorė dhe 248 rrėnjė ullinj. E gjithė kjo sipėrfaqe e lartėpėrmendur pėrbėhet prej 193.590 metra katrorė dhe ka 2.251 rrėnjė ullinj.

Sipas regjistrit tė pronave vakufore nga viti 1988 nė Ulqin me rethinė ka patur 12 prona vakufore: Xhamia e qytetit tek Rrotlla, xhamia e Pashės, xhamia e Meterizit, xhamia e Ranės ose xhamia e Marinarėve), xhamia e Mezgjahut, Xhamia nė Maje tė Pazarit, xhamia e Lamit nė Mėhallė tė Re. Xhamia e Merasė, xhamia e Bregut, Xhamia e Kollomzės, xhamia e Zogajve, si dhe njė mejtep (”Fejzlije”) me 2.385 rrėnjė ullinj, 37 rrall tokė dhe 17 shtėpi, duke i llogaritur edhe dyqanet me 4 bahēe.

Nė territorin e Ulqinit, nė vitin 1927 kanė ekzistuar 10 prona vakufore: Vakufi Kryesor, vakufi i xhamisė sė Meterizit, vakufi i xhamisė sė Pashės, vakufi i xhamisė sė Ranės, vakufi i xhamisė sė Kuvendit, vakufi i xhamisė sė Lamit, vakufi i xhamisė nė “Maje tė Pazarit”, vakufi i xhamisė sė Merasė, vakufi i xhamisė sė Bregut, si dhe vakufi i Emine Pelinkut.

 

Sqarim

 

Buzukun nr 9/2002, nė artikullin Nji ditė nė Shestan, faqe 6 dhe 7, nėn fotografitė 1, 3 dhe 4, shkruan Delajt dhe Delaj, kurse duhet Dedajt dhe Dedaj.

 

Buzukun nr 9/2002, nė artikullin Na moren tokėn e na dhanė pasaportėn, faqe 10, nė fund tė shtyllės sė tretė, shkruan 50 mijė dollarė, kurse duhet 70 mijė, sa edhe ndau Kolė Ejll Zagreda pėr familjet kosovare mė tė rrezikuara.

 

Buzukun nr 9/2002, nė artikullin Nė Braticė u krye njė punė e madhe, faqe 17, shkruan Jaku i Simės Jakut Junkaj, Shtoj, kurse duhet Jaku i Simės Jakut Pepgjonaj, Bishti i Malit, Ulqin.  

Lexuesve u kėrkojmė falje, Redaksia.  

 

Pak krypė

 

Lum e lum pėr ty, he i lumi zot,

Na s’jem kanė e zotyn’ na ka falė,

Pa kismet zotyn’ mos na pastė lanė.

(Kėshtu kangėtari merrte leje pėr me fillue kangėn epike. Shėnoi dr Sadri Fetiu, Prishtinė).

 

Talenti, prirja nuk vlejnė asgjė pa punė, pa kulturė (Mitrush Kuteli).

 

Timeo hominem unius libri / Frigohem prej njeriut qė ka lexuar vetėm njė libėr

(Zgjodhi Ruzhdi Ushaku).