PANORAMĖ KULTURORE

 

 

 

BASHKIMI I KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ MALIN E ZI

 

 

Mė 16 nėntor 2002 nė sallėn e Shkollės sė Muzikės nė Ulqin u mbajt Kuvendi Themelues i BASHKIMIT TĖ KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ MALIN E ZI.

 

Kėshillin nismėtar pėr formimin e Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Malin e Zi e pėrbėjnė: Prim. Dr. Gani Karamanaga, Prof. Dr. Simė Dobreci, Mr. Riza Rexha, Dr. Nail Draga dhe Dr. Bahri Brisku ndėrsa u pėrkrah dhe u mbėshtet nga: Mr. Ismail Doda nga Kraja dhe nga  Prof. Dr. Palokė Berisha, Dr. Sulejman Axhiabllahoviq, Mr. Rrokė Gjolaj, Dr. Lukė Gjokaj nga Malėsia etj. U bėnė konsultimet edhe me Shaban Hasangjekaj nga Plava dhe me Ali Dacin nga Rozhaja.

Kėshilli nismėtar u takua dy herė nė Ulqin dhe mbas bisedave pėrgatiti Statutin dhe aktet tjera pėrcjellėse.

Kjo shoqatė parasheh tė pėrfshijė tė gjithė krijuesit shqiptarė nga Mali i Zi qė jetojnė e punojnė nė Mal tė Zi, por edhe jashtė tij.  Ajo do tė  pėrcjellė ngjarjet lidhur me kulturėn dhe historinė e popullit shqiptar nė Mal tė Zi, do tė koordinojė dhe do tė bashkėpunojė me organizatat tjera ekzistuese simotra pa dėmtuar veprimtarinė e deritanishme tė tyre si dhe do tė bashkėpunojė me organizatat tjera joqeveritare nga bota. Shoqata do tė ketė edhe revistėn.

Fjalėt pėrshėndetėse i mbajtėn Prim. Dr. Gani Karamanaga, Prof. Dr. Palokė Berisha, Prof. Dr. Simė Dobreci dhe Mr. Riza Rexha.

Nė Kuvendin Zgjedhor u  zgjodh Kryesia prej nėntė antėrėsh: Prof. Dr. Simė Dobreci Mr. Riza Rexha, Dr. Sulejman Axhiabllahoviq, Prim. Dr. Gani Karamanaga , Mr. Ismail Doda , Hajro Ulqinaku, Shaban Hasangjekaj, Ali Daci dhe Prof. Dr. Palokė

Pėr kryetar tė parė u zgjodh Prim. Dr. Gani Karamanaga nga Ulqini ndėrsa nėnkryetar u zgjodh Prof, Dr Palokė Berisha nga Malėsia.

Nė pamundėsi tė marrin pjesė  nė Kuvendin Themelues telegrame urimi dėrguan Dr. Ruzhdi Ushaku, dr. Anton Kolė Berishaj, Mr. Basri Ēapriqi, Ali Llunji dhe Hajro Ulqinaku.

 

Gazmend Ēitaku

 

 

 

 

Takimi i mjekėve nė Shkodėr

 

 Kanceri ėshtė i shėrueshėm

 

Shoqata ‘Mjeku i Ri’ dhe Spitali Rajonal tė Shkodrės me prijėsit dr Bashkim Balėn dhe dr Gėzim Galiqin organizuan Simpoziumin mbi Onkologjinė Kirurgjike nė Shkodėr (Fshati i Ri) mė 26 tetor 2002. Nė Simpozium moren pjesė me kumtesat e veta, pėrveē mjekėve shodranė, edhe mjekė tė Qendrės Spitalore Universitare tė Tiranės, si dhe dy mjekė tė Ulqinit (Mali i Zi) dhe njėri nga Vojvodina. Mjekėt e Kosovės e pėrshėndeten dhe Simpoziumit i dėshiruan mbarėvajtjen; ata munguan pėr shkak tė votimeve.

Referuesi i parė, dr Leard Bėrdica (Tiranė) theksoi vlerat e shumėfishta tė

histo-citopatologjisė nė praktikėn klinike bashkėkohore. Dr Arben Dajti dhe dr Skender Zaimaj (Shkodėr) paraqiten pėrvojėn e vet 10 vjeēare nė trajtimin e kancerit kolo-rektal. Dr Gėzim Galiqi (Shkodėr), dr Mark Mirashi, dr Shpėtim Ymeri, dr Ardian Ymeri, dr Leart Bėrdica, dr Luigj Raka, dr Fahri Kukiqi dhe dr Luan Bajri referuan pėr pėrvojėn e vet me cistektominė radikale pėr shkak tė tumoreve tė fshikės urinare, ku prej sigmės krijuan neovezikėn. Dr Teuta Rrjolli (Shkodėr) u paraqit me sonografinė – ekzaminim tė rėndėsishėm pėr diagnostikim tė kancerit nė nyjat e tiroidesė. Dr Ruzhdi Ēela (Shkodėr) referoi pėr pėrvojėn e vet me stresin te tė prekurit nga kanceri. Prof. dr Branislav Gjuriqi (Novi Sad) kishte pėr temė diagnostikimin dhe terapinė e kancerit bronkial. Prim. dr Gani Karamanaga (Ulqin) paraqiti rastim me metastaza tė tumorit Wilms. Prof. dr Simė Dobreci (Ulqin) foli pėr karakteristikat e tumoreve malinje tė lėkurės. Dr Aida Bajri (Shkodėr), dr Leart Bėrdica dhe dr Jetmira Fejzo referuan pėr diagnozėn diferenciale tė tumoreve tė lėkurės nė krahasim me patologjitė inflamatore tė lėkurės.

Pėr opinionin e gjerė, porosia e Simpoziumit ishte: kanceri, si ēdo sėmundje, mund tė mjekohet, pra nuk kanė vend friga, dėshprimi; i sėmuri s’duhet t’i dorėzohet tė keqes, por tė qėndrojė me shpresė pėr pėrmirėsim. Qetėsia shpirtėrore ėshtė ajo qė do tė aktivizojė fuqitė e organizmit, ēka do tė shpėrblehet me mjekimin e suksesshėm. Pra, pėr tė qenė fitimtar, duhet tė jemi otimist, t’i besojmė tė mirės, tė qėndrojmė, mos tė dorėzohemi.

Tė gjitha kumtesat ishin pėrmbajtėsore, interesante, me tė dhėna tė dokumentuara dhe tė paraqitura mirė. Ėshtė pėr t’i pėrgėzuar mjekėt shkodranė qė mirė e bukur e organizuan kėtė Simpozium. U digjua edhe dėshira qė Simpoziumi tė organizohet ēdo vit me tema tė ndryshme, pra tė bėhet njė traditė shkodrane. Kėta takime kanė edhe njė rėndėsi tė veēanėt: afrimin, krijimin i miqėsive, bashkimin shpirtėror tė shqiptarėve, si dhe krijimin e atmosferės sė mirėkuptimit ndėrshtetėror. Gjatė bisedave me kolegėt, dy mjekėt e Ulqinit e shprehen idenė pėr hapjen e fakultetit tė mjekėsisė nė Shkodėr, ēka kishte qenė edhe dėshira e mėhershme shkodrane; arsyet janė pozita gjeografike e Shkodrės ku graviton njė popullatė e madhe bashkė me shqiptarėt e Malit tė Zi, trashėgimia e pasur e kulturės dhe e dijes e kėtij qyteti mijavjeēarė, vitaliteti dhe puna entuziaste e mjekėve tė ri shkodranė. Ishte pėr ēdo lavdatė edhe mikpritja; mikpritjen, traditėn, tė gjitha vetitė e mira njerėzore tė shqiptarėve, shkodranėt dijnė t’i ruajnė. Meritė pėr suksesin e Simpoziumit kanė edhe firmat Kruja, Jahja, Xhenis, si dhe drejtoria e Spitalit Shkodėr, Glaxo-Smithcline dhe Novartis.

 

(S.Dobreci)  

 

 

 


 

 

 

Mbrėmje kulturore me veteranin virtuoz tė violinės Ali Tahir Zhugjelin

 

Nė organizimin e Fondacionit “Lika” mė 4 nėntor nė restorantin “Eldorado” nė Ulqin u organizua mbrėmje kulturore me violinistin ulqinak Ali Tahir Zhugjelin. Nė kėtė manifestim pėrveē miqve tė tij, familjes dhe farefisit ishin tubuar edhe  kėngėtarė ulqinakė, tė cilėt i kėnaqėn dashamirėt e kėngės qytetare ulqinake dhe shkodrane.

Protagonisti i kėsaj mbrėmjeje tė veēantė me violinė filloi tė merret qysh nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare. Ai ka kėnduar nėpėr ahengjet  nė Ulqin, nė Anė tė Malit , nė Krajė e nė Malėsi, nė shumė gėzime familjare, por edhe nė “Dasmėn e Ulqinit”. Zėri i violinės sė Ali Zhugjelit, tė cilėn e trashėgoi nga babai i vet, ishte dėgjuar edhe nė shumė festivale brenda dhe jashtė vendit. Traditėn e kėtij veterani virtuoz tė violinės dhe kėngės popullore e vazhdon i biri, Mustafa, profesor i muzikės, dhe dy nipat, njėri i bie vilolinės dhe tjetri fizharmonikės.

Duke folur pėr kėngėt qė janė ruajtur gjatė shekujve dhe pėr breznitė qė i kanė krijuar, Isa Alibali, studiues i historisė sė kėngės shkodrane, ndėr tė tjera tha se ėshtė i mallėngjyer me origjinalitetin e ruajtur tė kėngėve tė Ulqinit. Ai i dhuroi  Ali Zhugjelit i njė libėr pėr muzikėn e vjetėr qytetare dhe njė skulpturė. Po ashtu edhe  ministri Gėzim Hajdinaga i dhuroi Zhugjelit njė pikturė, kurse SHKA “Ulqini” i dhuroi njė fotografi tė vjetėr.

 

 

 

 

 U pėruruan veprat etnografike tė Atė Kolė Berishajt

 

Mė 27 tetor nė Shtėpinė e Kulturės nė Sukruq u bė pėrurimi i veprave etnografike tė tė ndejrit Atė Kolė Berishaj “Malėsia e Madhe, Etnografi 1-2”. Nė kėtė pėrurim, tė cilin e organizoi Kisha e Tuzit, morėn pjesė shumė dashamirė tė fjalės sė shkruar, si dhe tė afėrm e miq tė autorit.

 Pėr kontributin e Atė Kolė Berishės si meshtar dhe si folklorist e etnograf tė palodhshėm foli , Atė Pahko Gojēaj.

Prof. Dr. Afėrdita Onuzi, duke e quajtur Atė Kolėn  njė Gjeēov tė gjysmės sė dytė tė shkekullit tė kaluar, u shpreh se   ėshtė i mjaftueshėm edhe ky vėllim pėr tė kuptuar vlerat e Atė Kolės si njė nga mbledhėsit dhe studiuesit serioz tė kulturės popullore, veēanėrisht tė zonės sė Malėsisė sė Madhe.

Dr. dom Lush Gjergji thesksoi se Atė Kolė Berishaj thesarin popullor e shėnoi me shumė pėrpikėri studimore dhe pėrkushtim, me saktėsi kronologjike, ku spikasin virtytet tona dhe shtoi se nėpėrmes kėtyre shkrimeve po ndriēohet historia jonė kombėtare.

Avokati Kolė Camaj  tha se Atė Kolė Berishaj, si bir i kėtyre trojeve, bėri  pasqyrėn e jetės tradicionale tė Malėsisė nė njė periudhė historike, e cila ishte mjaft delikate.

Argjipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi  pohoi  se Atė Kolė Berishaj krahas punės sė tij si meshtar dha kontribut  me shumė vlerė nė grumbullimin e thesarit  kulturor e natyror tė Malėsisė sė Madhe.

Mė nė fund tė pranishmit i pėrshėndeti edhe vėllai i Atė Kolės, Gjeto Berishaj, i cili pėr tė ftuarit shtroi njė darkė.

 

 

 

 

 

Detarė, peshkatarė, ulqinakė

 

Nė organizim tė Qendrės pėr Kulturė nga Ulqini  dhe Shtėpisė Botuese “Dulcingnopress”, mė  11 tetor nė bibliotekėn e kėtij qyteti u bė promovimi i librit “ Detarė, peshkatarė, ulqinakė” tė Hajro Ulqinakut, si dhe u hap ekspozita  “Detaria e Ulqinit nėpėr fotografi “ e fotografit Gazmend Ēitaku.

Nė emėr tė  Qendrės pėr Kluturė tė pranishmit i pėrshėndeti Muhamed Nika, i cili tha  se kultura qytetare, kultura e detarėve ulqinakė ishte ajo qė ruajti edhe vetėdijen qytetarėve - shqiptarėve tė kėtij krahu.

Nė emėr tė “Dulcignopress”it , Ilir Ēapuni, apostrofoi se monografia e Hajro Ulqinakut dhe ekspozita e Gazmend Ēitakut dėshmojnė pėr tė kaluarėn tonė.

Nė vazhdim Dr. Simė Dobreci u shpreh se Hajro Ulqinaku, duke pėrdorur fjalė dhe shprehje tė leksikut detarė, dėshmon pėr autoktoninė e shqiptarėve buzė detit.

Redaktori i kėtij libri Mr. Maksut Haxhibrahimi tha se  Hajro Ulqinaku nė kėtė libėr sjell dokumentacion tė llojlloshėm e majft tė pasur si kopje letrash, regjistra e korrespondenca si dhe shumė fotografi tė barkave ulqinake ende tė pashfrytėzuara.

Recenzentja e librit Fatbardha Katana theksoi se  Hajro Ulqinaku ėshtė i pari i cili na i solli nė njė vend tė bėmat e detarėve tė Ulqinit.

Ndėrkaq pėr ekspozitėn e  Gazmend Ēitakut folėn  Prim.Dr. Gani Karamanaga dhe  Dr. Nail Draga , i cili theksoi se prezentimi i kėsaj ekspozite, edhe pse miniaturale, ka vlerėn e vet tė jashtėzakonshme, sepse dokumtet krahas vlerave shkencore – kulturore janė identiteti i njė populli.

 

 

 

 

Naim dhe Sami Flamuri

E pėrjetshme ėshtė Shqipėria

Shtėpia botuese ‘’Naim Frashėri’’ 1999, Tiranė

 

Ky libėr synon tė tregojė jo diēka, por gjithēka. Nė njė largėsi skajshmėrisht tė frikshme nė fund tė planetit, kėta  dy djem kurajoz dhe enteuziastė kėrkojnė tė bėjnė njė aventurė nė fushat e dijes tė thellėsive tė pakufishme tė Shqipėrisė. Ata nuk kanė frikė tė krenohen me emrin e Shqipėrisė, ndonėse disa shqiptarėve tė sotėm kjo gjė u duket anakronike. Kėta binjakė kanė tė drejtė thellėsisht. Shqipėria ėshtė jashtėzakonisht e thellė. Nė tė vėrtetė libri i tyre ėshtė njė antologji e ndikuar nga leximet e librave tė shumtė pėr Shqipėrinė, gjuhėn shqipe, kulturėn. Ata kanė mbledhur ēdo lloj perle dhe margaritari qė lidhet me gjuhėn shqipe dhe herė-herė krenohen me naivitet pėr tė. Vise-vise, entuziazmi i tyre e tejkalon vetveten, por kjo gjė mund t’u falet; ata janė jo vetėm tė rinj si moshė, por ata jetojnė edhe kaq larg Shqipėrisė. Si vallė, kėtė largėsi marramendėse, e kanė bėrė afėrsi kaq intime. Kjo ėshtė enigma, sekreti dhe substanca inkandeshente e librit (Insert nga komenti).

Moikom Zeqo