Shkruan: Dr. Tefik Bekteshi, Prishtinė

Duhani - armiku i njeriut

 

Rreth 46 milion amerikanė e pinė duhanin, mesatarisht nga 25 cigare nė ditė. Duhani shkakton vdekjen e 420.000 amerikanėve nė vit, pėrkatėsisht 1.160 nė ditė. Ēdo vit tre milionė njerėz vdesin nga pasojat e pirjes sė duhanit apo 6 njerėz nė minut. Nė SHBA janė pi 487 miliardė cigare nė vitin 1995 (me 1981 640 miliardė). Janė llogaritur shpenzimet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės si pasojė e pirjes sė duhanit (rreth 50 miliardė dollarė).

Studimet kanė dėshmuar lidhjen e ngushtė nė mes tė pirjes sė duhanit dhe disa sėmundjeve. Ata qė e pinė duhanin sėmuhen mė shpeshė nga ateroskleroza dhe pasojat e saj, kanceri dhe sėmundjet kronike obstruktive tė mushkėrive. Rreziku individual i pirjės sė duhanit ėshtė nė korrelacion me gjatėsinė e pirjes, intensitetin, predispozita tjera pėr sėmundje, me profesionin dhe marrjen e barėrave.

Pirja e duhanit, hiperkolesterolemia dhe hipertensioni janė tre faktorėt e mėdhenj tė rrezikut pėr sėmundje ishemike tė zemrės (SIZ-angina, infarkt i zemrės, vdekja e papritur). Sė paku 20% tė rreth 500.000 vdekjeve nė vit, nė SHBA, nga SIZ i dedikohen cigares. Vdekshmėria nga SIZ ėshtė pėr 70% mė e lartė te duhanxhinjtė. Vdekja e papritur mund tė jetė manifestimi i parė (fatal) i SIZ. Kjo ėshtė katėr herė mė e shpeshtė te duhanxhinjtė e rinj meshkuj se te joduhanxhinjtė. Femrat qė e pinė duhanin gjithashtu janė nė rrezik qė tė sėmuhen nga SIZ e ky rrezik ėshtė dhjetė herė mė i madh te femrat qė marrin njėkohėsisht edhe kontraceptiv peroral. Ata qė pas infarktit tė zemrės vazhdojnė pirjen e duhanit kanė gjasa mė tė mėdha tė vdesin mė herėt se ata qė e lėnė duhanin.

Duhani akuzohet pėr 18% tė vdekjeve nga “pika nė tru” prej 150.000 rasteve tė tilla nė SHBA. Pirja e duhanit ėshtė faktori mė “i fuqishėm” i rrezikut pėr sėmurje tė arterieve periferike. Pirja e duhanit nuk ėshtė faktor rreziku pėr hipertension, por ata qė vuajnė nga hipertensioni dhe e pinė duhanin janė tė rrezikuar nga hipertensioni malinj dhe kanė gjasa mė tė mėdha tė vdesin nga komplikimet e hipertensionit.

Pirja e duhanit ėshtė faktori mė i fuqishėm i rrezikut pėr tu zhvilluar kanceri te njeriu. Duhani fajėsohet pėr rreth 30% tė vdekjeve nga kjo sėmundje. Ėshtė e dokumentuar lidhėshmėria e fortė e pirjės sė duhanit dhe kancerit tė mushkėrive. Mbi 140.00 vdekje nga ky kancer shėnohen ēdo vit nė SHBA, pėr 85% tė tyre ėshtė fajtorė duhani. Mashkulli  i cili e pinė njė pako nė ditė rrit rrezikun pėr 10 herė nga kjo sėmundje, ai i cili i pinė dy pako ėshtė i rrezikuar 25 herė mė shumė se ata qė nuk e pinė duhanin. Kjo vlen edhe pėr femra! Vdekja nga kanceri i mushkėrive ėshtė nė vendin e parė sa i pėrket vdekjeve nga tė gjitha llojet e kancerit te femrat amerikane.

Duhani ėshtė shkaktar kryesor i sėmundjes kronike obstruktive tė mushkėrive-bronkitit dhe emfizemės. Nga 70.000 vdekjet prej kėtyre sėmundjeve, 82% i “falėnderohen” cigares. Kolla kronike, kėlbaza dhe frymėzėnja janė shumė mė tė shpeshta te duhanxhinjtė. Duhanxhinjtė gjithashtu mė shpesh sėmuhen nga pneumonia, gripi dhe infeksionet tjera respiratore. Mė tė shpeshta janė edhe komplikimet respiratore postoperative. Ulēera nė lukth dhe nė zorrėn dymbėdhjetgishtore, si dhe komplikimet nga kėto sėmundje janė mė tė shpeshta te duhanxhinjtė. Studimet mė tė reja kanė dėshmuar se depresioni ėshtė mė i shpeshtė te duhanxhinjtė dhe se shėrimi ėshtė mė efektiv te ata qė e ndėrprejnė pirjen e duhanit.

Tė posalindurit nga nėnat duhanxhinjė kanė peshė mesatarisht pėr 170 g mė tė vogėl. Pirja e duhanit gjatė shtatėzėnėsisė ngritė rrezikun nga abortimi spontan dhe vdekja e foshnjes. Zhvillimi trupor dhe intelektual i fėmijės nė ambient ku pihet duhani ėshtė i ērregulluar. Tymi i duhanit futet nė mushkėritė e duhanxhiut, por nuk jetė aty. Njė pjesė patjetėr do ta thith shoku, fėmija, prindi, kolegu i punės... dhe do tė ketė pasoja, pa kurrfarė faji, vetėm se ėshtė i obliguar tė punojė e jetoj afėr duhanxhiut!

Kėto janė fakte qė u dėshmuan me studimeve shumėvjeēare nė miliona njerėz. Ju lus lexoni edhe njėherė me kujdes; mendoni a vlen tė pihet duhani? Sa pako cigare i pini nė ditė; sa i pinė familja juaj? Shumėzoni me 30 ditė. Shumėzoni kėtė shumė me 12 muaj. Sa dollar i harxhoni? Shpreheni kėte nė euro...do tė jetė interesant ta dini sa harxhoni pėr ta ulė kualitetin e jetės dhe pėr ta shkurtuar atė. I shtoni kėsaj shpenzimet e mjekimit pėr sėmundjet qė i shkakton duhani apo rrit rrezikun e tyre! Ndoshta ju duhet ndihma e digitronit, kompjuterit apo ekspertit pėr statistikė?! Keni argument pėr fillimin apo vazhdimin e pirjes sė duhanit? Unė nuk kam.