Shkroi Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolaj,

shestanas, Fusha e Tivarit   

 

E neruomja redaksi e Buzukut,

Po ju shkruonj pėr ata qi janė t’interesuom pėr katunin Pecaj. N’ket katun kanė jetuo shestanas. Si na kanė thanė t’moēmit, Pera isht ulė pej Gurrzet n’Pecaj. Thohet se n’atė kohė n’Pecaj ose n’Pollaj, si isht thirrė aterė, ka kjenė nji fis ortodoks i ardhun pej Malit t’Zi (Malėsi?). Pera isht martuo pej sish edhe ka marrė fenė ortodokse. Pej Peret janė Pekajt, Savajt, Nikpalajt, Gjurperajt, Vuēonjt, Lukajt. Gratė e pecajve kanė bājtė petkat shestanjāne, bje fjala, shtja Stjeps Ēobs, shtja Pjetrit Macit, e āma e Gjur Jovit, shtja Gjurs Macit. Vaso Lukiqi (pej familjes Lukaj) ka kjen komunist e shkrimtar; e āma e ti isht ēuo n’vorr me petka shestanjāne. Gratė pej Pecajsh, kur janė martuo n’katunin tonė (Nrekonj), kanė kijen t’vishuna me petkat e Shestanit; ashtu edhe i kanė bājtė deri qi kanė dekė. Pėr fat t’keq, n’atė vakt, shum t’ri kanė marrė gra malazeze, e ato e kanė pru gjuhėn me veti. Deri tash vonė n’shpijat e tyne isht folė gjuha shqype.

Uēdabajt (Uēdabiqi, Vuēedabiqi), si na kanė thanė t’moēnit, rrjedhin pej katunit Nrekaj. I vllai i Nreks, Vuēa, shkon n’Uēdabiq, ku matohet pej Krricet, e merr fenė e tyne ortodokse. Edhe ata kanė folė shqyp e janė mājtė vllazėn me katunin tonė Nrekonj. Kur ka dekė dikush, kanė vajtuo i mjeri unė, o vlla. Mā vonė, si gjiku, janė pėrzie me ānėn tjetėr, e tash janė t’paktė ata qi e pranojnė se janė vlazėn me Nrekajt. 


 

REAGIM

I nderuari Anto, vėrejtjet tuaja dhe tė gjithė atyre qė mendojnė ndryshe i pranojmė me kėnaqėsi.

Redaksia