Kėnon blega                                            Shėnoi dhe komentoi Gjergji i Lekės Macit Kolės
Haxhi Kuēi   Pėrpunoi: Kolė Gurashi  
Hako Tata  Pėrpunoi: Kolė Gurashi  
Fjalė tė urta nga Malėsia   Atė Kolė Berishaj  

 

 

 

 

Kėnon blega

 

Kėnon blega*, zįnė nė male,      

Menon se s’e nijen kush-ė,

Gjidh** ushtria p’e nigon-ė,

Sa mirė blega po kėnon-ė.

Kush ösht trim, e kush ösht djalė,

Me e zįnė blegėn nė mal-ė.

Gjon Petrika trim e i mirė,

Aj kje trim e aj kje djalė,

Aj e zu blegėn nė mal-ė,

Pėr flok’sh  po e hjek rrėshqįnė.

Mos hiq trim e i pa gįn-ė,

Se unė nuk jam bi e shkret-ė,

Por e kam e nji vėllā.

Ku e ke, ti mos e paē-ė.

Mos ma nem, goja t’u thathtė.

N’atė ushtri e kam diku-ė,

Amanet, emnin si i thonė?

M’i thonė Gjon e Gjon Petrika.

A ti je, e zeza motėr?

Unė jam, o Gjon vėllā-ė.

E t’u kapen ngryka, ngryka,

Si motra e me vėllā-ė.

Tė dy plasen tue kjā-ė.

Ku rā blega bini shega,

Ku rā Gjoni bini thtoni.

 

*Blega – ēobaneshė, bareshė

** Nė tė folmėn e Shestanit, nė vend tė dh pėrdoret ll.

 

Shėnoi dhe komentoi Gjergji i Lekės Macit Kolės, shestanas, Fusha e Tivarit (3.7.2002)

 


 

 

Haxhi Kuēi

 

Ē' ka janė kėta bajrakė tė bardhė

Thonė se duel  hasmi n' Tivar

N'atė myderriz tė parė

Haxhi Kuēi merr bajranė.

 

N'atė myderriz tė dytė

Haxhi Kuēi thonė muer kryet

N'atė myderriz tė tretė.

Haxhi Kuēi thonė mbete vetė.]

 

Kjanė e motra pėr tė vėllanė

Haxhi kuj ia le baranė

Der sa kjeēė e mbajta vetė Tash ta marrim kush tė dete

 

Kjo kėngė flet pėr luftėn qė bėri Napoleon Bonaparti pėr pushtimin e Tivarit, ku u dallua Haxhi Kuēi. 

 

Teksti: Kolė Gurashi

 

 

   


 

                  

Hako Tata

 (Ulqin)

 

Hako Tata del nė derė

Bre zotni ndalu njė herė

Ndalu i herė e fol me mue

Kadena na asht idhėnue

Tash tri ditė e tash tri netė

Desh me m'bytun nė dyshek

Kur m'erdh shpata mbas veshit

Hoqa djalin prej dyshekut

Kaden nana t' lėshosha Zotin

Mos ma vėn nė fyt konopin

Mos mė mbyt se la jetimin

Kaden nana tė lėshosha dinin

Kaden nana tė tė lėshoj be

Mos mė mbyt se jam e re

Zotrote ē' a ka ēardaku?

Mbyta i gjel e m'pikoj gjaku

Nuk asht gjaku, gjaku i gjelit

Por asht gjaku i tatė sheqerit

Zotrote ē' a ka jataku

Mbyta patėn e m' pikoj gjaku

Nuk asht gjaku, gjaku i patės

Por asht gjaku i Hako Tatės

Zotrote ē' ka t' kanė dyshekėt

Ma kanė mbytė tatėn ēyēekėt

Zotrote ē' ka t'kanė jorganat?

Ma kanė mbytė tatėn jaranat

Zotrote, moj zotrote

Pse e mbytė tanden re?

Nuk e mbyta pa nevojė

Por e mbyta pse pat gojė

    Pėrpunoi: Kolė Gurashi

Fjalė tė urta nga Malėsia

 

Ai qi rrin nar dardhė i han kokėrrat

Ajo nuse ēi nuk din me u ruejtė  pėr nji vjetė, s'vije gja, por as ajo shtėpi ēi nuk e duron nusen pėr nji vjet, s'asht gja shpi

Grueja e bukur pas mashkullit tė keq, rreziku i shtėpisė e i gjinisė

I vorfni njeh lumninė e mjerimin, e pasuni asnjenėn

Lum ēka tjeva nė prame e mjer ēka paqshė nė nate!

Paret n'arkė, dreqi n' darkė

Rueje  zjarmin ēi tė mos bahet hi, rueje shneden ēi mos tė bahesh dhe, por rueje shpirtin ēi mos tė bahet dreq

 

Atė Kolė Berishaj