Simė Gjon Dobreci

Shkodra dhe Rozafa

 

RozafaPėr tė dytėn herė nė Shkodėr, mė 26 tetor 2002, pėr tė dytėn herė u ngjita nė Kalanė me themele tė kohės ilire. Mrekullia e Zotit. Shkodra me monumentet e veta kulturore e historike shihet si nė shuplakė. Fushat pėrreth i ofrojnė Shkodrės bukėn, ushqimin. Nė perėndim zhdritte Liqeni i Shkodrės i pasur me peshk. Lumi Buna merrte ujin e tepėrt tė Liqenit aty buzė qytetit. Drini burrnor mori nėn sqetulla Kirin vocėrrak dhe shpejtonte qė, menjėherė aty nėn Kala, ujin dhe gjith pasuninė qė ka, t’ia dhurojė zonjės Bunė. E zonja Bunė, tue u pėrkulur djathtas-majtas, bante rrugė deri aty afėr, ku Deti e pritte me durim. Cukali ishte aty afėr, kurse mė larg nė veri Bjeshkėt e Malėsisė sė Madhe naltėsoheshin deri nė qiell. Nė perėndim, Taraboshi dhe Rumia shikonjshin kah Liqeni.

Mė habiti kjo mrekulli qė pashė, kjo dhuratė e Zotit pėr Shkodrėn. Mendova pak. Kėtu duhet tė jetė edhe arsyeja qė Shkodra ka qenė qendėr shumė e rėndėsishme e kohės ilire, e shteteve dhe e mbretėrve ilirė. Edhe gjatė shekujve tė mėvonshėm, Shkodra kishte njė rėndėsi tė veēantė si qendėr, ku lindi, ku u pėrkund dhe ku lulėzoi qytetėrimi, tradita, kultura, arti kombėtar.

Mirėpo, Shkodra pėrjetoi edhe net tė shumta. Disa prej tyre ishin tė gjata. Por Shkodra nuk dorėzohej. Mbas natės vinte dita. Ustallarėt punojshin, Shkodra ringjallej prej pluhurit si Feniksi.

Nė Kala, i thelluar nė mendime, m’u kujtua njė porosi. Unė besoj qė ajo ėshtė e kohės ilire. Pėr t’i pėrballuar kohės dhe pėr t’u pėrhapur nė largėsi tė madhe, menēuria ilire e lidhi porosinė pėr njė qytet tė pavdekshėm dhe tė njoftun nė krejt Ilirinė. Tė urtit nuk gabuan, ata u pėrcaktuan pėr Shkodrėn. E porosia ishte: pa flijime nuk ka pėrparim e as jetė. Pėr t’i qėndruar kohės, porosia e flijimit duhet tė jetė shumė e prekshme pėr ēdo njeri. Flijohet nana, mė e dashtuna. Mė kujtohet, si fėmijė derdhsha lot kur digjojsha kangėn nė vallet e shestanasve, ku, gjatė murosjes, Rozafa thonte: 

 

-Synin djathtė ma lini jasht-e,

Kamėn djathė ma lini jasht-e,

Dorėn djathtė ma lini jasht-e,              

Gjinin djathtė ma lini jasht-e.

Kur t’vinje djali kėsajna,

Unė me sy-e ta shikonj-e,

E me kamė-e ta afronj-e,

E me dorė-e ta lurtonj-e,

E me gji-e ta nėrgonj-e.

 

Nata e mundimshme e fundit, qė pati Shkodra, zgjati shumė, mbi 50 vjet. Por rrenimi, shkatėrrimi dhe mjerimi, qė ajo la, nuk duhet t’i dėshprojnė shkodranėt. Ylli i dritės doli, po zbardhen drita. Natja mirė, Shkodėr. Pėr mkambjėn e Shkodrės, tė gjithė shkodranėt duhet tė jenė ustallarė dhe ēdo ditė tė flijojnė diēka: pak kohė, pak punė, pak mjeshtri, pak tė holla. Tė gjitha kėto tė jepen me vullnet dhe pėr tė mirėn e tė gjithė shkodranėve. Tė punohet dalngadalė, nė mėnyrė solidare e me tolerancė, me dashuri dhe respekt pėr njėri tjetrin, me durim e mirėkuptim, dhe Shkodra do tė bėhet si lulishte, me rrugė tė pastra, me shtėpi tė bukura, me parqe tėrheqėse. Nė ujin e pastėr si loti tė Liqenit dhe tė lumenjve do tė takohen e do tė lahen zanat e Bjeshkėve tė Malėsisė dhe tė Rumisė. E kam njė ndjenjė qė me bind: Shkodra do tė bėhet shpejt njė qendėr pėr lakmi, ku do tė vazhdojė tė lulėzojė civilizimi tradicional, kultura, shkenca, arti, dituria. Me Shkodrėn mbretėreshė do tė hapėrojė edhe Ulqini florini.