Shkruan: Gjekė Gjonaj

Shqiptarėt festuan Ditėn e Flamurit

 

Nė tė gjitha trevat shqiptare, pra edhe nė Mal tė Zi, me akademi, tubime dhe manifestime u shėnua 28 Nėntori - Dita e Flamurit dhe 90 vjetori i shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

 

 

Manifestimi qėndror pėr nder tė 28 Nėntorit-Ditės sė Flamurit  dhe shpalljes sė Pavarėsisė u organizua nė Vlorė,  nė vendin ku para 90 vjetėsh u ngrit Flamuri Kombėtar dhe u shpall Pavarėsia. Nė kėtė solemnitet foli presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu. Manifestim i ngjashėnm u organizua edhe nė Galerinė e Arteve nė Prishtinė.

 Edhe nė trevat shqiptare nė Mal tė Zi u shėnua kjo festė e shenjtė.  Kėshtu nė Ulqin, mė 27 nėntor, nė organizimin e Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, Unionit Demokratik tė Shqiptarėve dhe Partisė sė Prosperitetit Demokratik u mabjt manifestimi i madh. Nė kėtė tubim  pėr historikun e Flamurit foli Fatbardha Katana, kurse mė pas nė emėr tė Lidhjes Demokratike tubimin e pėrshėndeti Saubih Mehmedi. Kryetari i Partisė sė Prosperitetit Demokratik , Osman Rexha theksoi se  28 Nėntori duhet gjithėsesi tė jetė festė zyrtare edhe pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, sepse shqiptarėt kudo qė janė kanė njė gjuhė dhe njė festė, ndėrsa kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Fuad Nimane u shpreh se  Dita e Flamurit ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve. Manifestimin e pėrshėndetėn edhe Vatė Elezi, mėsues veteran  dhe Shaban Dollaku. Pėr nder tė kėsaj feste madhėshtore nxėnėsit e Qendrės Shkollore "Vėllazėrim Bashkim" dhe tė shkollave fillore "mareshali Tito", "Boshko Strugar" nga Ulqini dhe "Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu" nga Kraja, recituan vjersha kurse kėngėtarėt vendas kėnduan disa kėngė.

 Nė Katėrkollė tė Anės sė Malit u bė pėrurimi i Sheshit Skėnderbej si dhe u vendos pllaka pėrkujtimore me emrin e heroit tonė kombėtar.

Pllakėn e zbuluan Haxhi Taipi, veteran  i arsimit nga Ana e Malit dhe kėshilltarja e kėsaj ane  nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit Syme Koka, ndėrsa pėr rėndėsinė historike  tė kėsaj date foli profesori i historisė, Nail Ujkashi.

Nė Krajė  manifestimi solemn u mbajt para bustit tė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeu nė Ostros. Pėr historikun e Flamurit dhe pėr rėndėsinė e kėsaj feste gjithėkombėtare nė emėr tė organizatorit, Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi,  foli Ali Gjeēbritaj. Me kėtė rast nxėnėsit e Shkollės Fillore "Gjergj Kastrioti-Skėnderbe" shfaqėn program kulturo-zbavitės.

Edhe nė Malėsi subjektet politike shqiptare-dega e LD pėr Malėsinė dhe dega e Unionit  Demokratik tė Shqiptarėve  pėr Malėsinė  organizuan njė akademi solemne e cila u mbajt nė sallėn e Gjimnazit "25 Maji" nė Tuz.

Nė kėtė solemnitet pėr rėndėsinė e kėsaj ngjarjeje madhore historike folėn kryetari i degės sė Malėsisė tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, dr. Lukė Gjokaj, i cili tha se kėtė ditė e kujtojnė dhe e festojnė tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, si nė trojet e veta etnike nĖ Ballkanin Jugperėndimor ashtu edhe nė diasporė dhe nė tė gjitha vendet e botės.

Mbi rėndėsinė e kėsaj date tė madhe historike foli edhe intelektuali nga kėto anė Dr.Prof. Palokė Berisha, i cili bėri njė vėshtrim mbi  ngjarjet qė i kanė paraprirė ngritjes sė Flamurit Kombėtar nė Vlorė nė vitin  1912 dhe shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar,  siē janė luftrat e pėrgjakshme nė Kosovė, nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme dhe Kryengritja e Malėsisė sė vitit 1911.

 Me rastin e kėsaj feste tė madhe kombėtare  Unioni i Pavarur i Studentėve organizoi njė koncert nė qendėr tė Tuzit, nė tė cilin tė pranishmit i argėtuan   kėngėtarėt e njohur Nikollė Nikprelaj, Malsori Prenkoēaj, Leonora Rugova, Nikė Bojaj, Hilė Lulgjuraj etj. Fjalėn e rastit e mbajti mr. Ismail Doda, i cili foli pėr rėndėsinė e kėsaj feste tė tė gjithė shqiptarėve.

Nė Plavė e Guci  Dita e Flamurit u kremtua me programe kulturo-artistike, recitime e kėngė  qė i kishin pėrgatitur  filloristėt e kėtushėm , si edhe anėtarėt e SHKA "Maja e Karanfilit".